Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Lajm i rremë: KFOR-i nuk i pengoi Njesitë Speciale të Kosovës rrugës për në Leposaviq

*Përgatiti: Ridona Berisha

Me 19 qershor, Indeksonline publikoi një lajm me titull “KFOR-i nuk lejon Njesinë Speciale të Kosovës të shkojë në Leposaviq”.

Artikulli pretendon që KFOR ishte vendosur në hyrje të Leposaviqit dhe që kishin penguar Njësinë Speciale të Kosovës për të shkuar në komunën e Leposaviqit. “KFOR-i ka vendosur barrikadën tek baza në zonën e quajtur ‘Nothing Hill’- shkruhet në lajm.

Lajmi i rremë u shpërnda edhe nga media të tjera: Veriu.infoBota Press, Shqiptarja etj.

Mirëpo, përkundër raportimit të mediave, e gjithë kjo është demantuar nga Policia e Kosovës. Duke mohuar raportimet e sotme që Njësia Speciale e PK-së nuk është lejuar të shkojë në Leposaviq nga KFOR-i. Zëdhënësi i PK – së Baki Kelani, ka thënë se “Ju informojmë se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara në detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren”.

Vlen të theksohet që Misioni i Aleancës Veriatlantike– NATO ka treguar se njësitet e saj kanë qenë të vendosura në katër komunat me shumicë serbe në veri për të frenuar demonstratat e dhunshme, të cilat u organizuan për të kundërshtuar kryetarët e sapozgjedhur të komunave që të ushtrojnë detyrën në ndërtesat e kuvendeve komunale. Protesta u zhvilluan si rezultat i bojkotimit të zgjedhjeve lokale të mbajtura në veri të Kosovës më 23 prill.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit“Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.