Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Shkelet privatësia e një pacienti duke dezinformuar për sëmundjen e tij

Në kundërshtim me ligjet që garantojnë privatësinë e sëmundjes, por edhe në shkelje të kodit etik të gazetarëve, ka raste kur mediat kosovare duke u shërbyer me informata të paverifikuara keqinformojnë përkitazi me sëmundjet e personave, të cilët janë me interes për publikun.

Kështu ndodhi me njërin prej banorëve të “Big Brother VIP Kosova”, Gjon Karrica, i cili pas shqetësimeve shëndetësore u dërgua me urgjencë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Duke u thirrur në një ‘burim anonim’ Indeksonline ka raportuar se Karrica është diagnostikuar me HIV-AIDS. I njëjti lajm është shpërndarë me shpejtësi në faqe e media të tjera.

Image
Image

https://www.balkanweb.com/banori-i-big-brother-vip-kosova-rezulton-pozitiv-me-hiv-aids/

Pas publikimit, Klinika Infektive deklaroi për Klan Kosovën se ka kërkuar që mediat t’u referohen vetëm informatave zyrtare.

Nuk ka ndryshuar as trajtimi dhe as gjendja e pacientit, Gjon Karrica, kurse konfirmojmë se gjendja e të njëjtit është stabile. Ai është duke vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive. Kërkojmë që të gjithë t’i referohen vetëm informatave zyrtare dhe për çdo gjë të drejtohen në zyrën për informim në ShSKUK”, shkruan në deklaratën e tyre.

Publikimi i lajmit të paverifikuar ka nxitur reagime edhe tek organizatat e shoqërisë civile.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS), ka kërkuar nga mediumi që i pari e publikoi lajmin të kërkojë falje publike për dëmin e shkaktuar nga publikimi i këtij informacioni. Sipas tyre, kjo jo vetëm që cenon reputacionin e një individi, por edhe besimin e publikut në media. YIHR KS ka dorëzuar kërkesë zyrtare tek Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës që të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj portalit “Indeksonline”,  i cili ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtën e privatësisë.

Ka reaguar edhe juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari  e cila ka thënë se pretendimet kinse një person është HIV pozitiv duhet të raportohen në Facebook për shkelje të privatësisë.

“Nuk është me rëndësi a është personi me HIV apo jo, me rëndësi është që informatat për gjendjen shëndetësore mund të publikohen vetëm me miratim të palës së përfshirë. Ky rregull mund të mos zbatohet vetëm në situata shumë të rralla”, ka thënë ajo.

Për më tepër, Kusari ka shtuar se shpreson që personi në fjalë do t’i denoncojë portalet në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) dhe në gjykatë.

Pas reagimeve të shumta, “Indeksonline” e ka hedhur përgjegjësinë tek burimi i informacionit, duke thënë se i njëjti i kërkon falje Karricës, teksa lajmi është fshirë nga faqja e tyre.

“Indeksonline” si anëtar i KMShK-së duhet t’u përmbahet standardeve më të larta të etikës dhe integritetit gazetaresk. Ky lajm është ende i qasshëm në mediume tjera, edhe pse është i pavërtetë.

Image

https://sot.com.al/gossip/e-papritur-banori-i-bbvk-rezulton-pozitiv-me-hiv-aids-i564908

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.