“Përtej Ekstremizmit” bashkon ekspertë, aktivistë, akademikë, dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Kosova dhe rajoni, për të trajtuar temat më urgjente që lidhen me ekstremizmin – nga lëvizjet e djathta ekstreme dhe etno-nacionalizmi, te ekstremizmi fetar, lëvizjet antigjinore, dhuna në shkolla dhe ndikimi i rrjeteve sociale, e deri te ndërlidhjet e tyre me krimin e organizuar.
Çdo episod ofron perspektiva të ndryshme mbi mënyrat si këto fenomene manifestohen në shoqëritë tona, si dhe sfidat që ato paraqesin për demokracinë, sigurinë dhe kohezionin social në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Me këtë seri synojmë të nxisim reflektim dhe debat publik, të rrisim ndërgjegjësimin mbi format e ndryshme të ekstremizmit dhe të kontribuojmë në ndërtimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe parandaluese përballë këtyre kërcënimeve.
Në episodin e gjashtë dhe të fundit të serisë së podkasteve “Përtej Ekstremizmit”, bisedojmë me dekanin dhe profesorin e shkencave politike në Universitetin e...
Radikalizmi islamik në Kosovë nuk ishte organik. Ai nuk u rrit nga brenda, sepse identiteti kombëtar ka qenë i pakontestueshëm, pavarësisht religjioneve apo ndikimeve...
🎙Në episodin e tretë të podkastit Përtej Ekstremizmit, bisedojmë me Saša Djordjevic Analist i lartë nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional. Saša...
🎙 Në episodin e dytë të podkastit Përtej Ekstremizmit, bisedojmë me Fatjona Mejdinin – gazetare me përvojë të gjatë dhe Drejtoreshë e Observatorit të...
Episodi i parë i serisë së podkasteve “Përtej Ekstremizmit” sjell bisedën me Adelina Hasanin, autore e raportit hulumtues të Sbunkerit mbi luftimin e ekstremizmit...