Arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara u shndërrua brenda pak orësh në një ngjarje me jehonë politike edhe në Ballkanin Perëndimor. Largësia gjeografike nuk e zbehu ndikimin simbolik që pati operacioni amerikan. Ai u përdor si provë, paralajmërim e justifikim, varësisht nga këndi prej nga u interpretua. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku raportet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të tensionuara, ngjarja u përdor për të forcuar qasje diametralisht të kundërta. Njëra që e paraqet botën si hapësirë ku sundon ligji i më të fortit dhe ku Serbia duhet të përgatitet për skenarë të rrezikshëm; dhe tjetra që u proklamua në Kosovë ku veprimin e SHBA-së e konsideron si vazhdimësi të rolit të saj në mbrojtje të rendit perëndimor dhe të aleatëve të saj.
Në këtë kuptim, arrestimi i Maduros nuk u interpretua vetëm si çështje e së drejtës ndërkombëtare, por u vendos drejtpërdrejt në diskursin e sigurisë rajonale dhe në raportet Kosovë–Serbi, ku në Beograd u shndërrua në një pikë reference për frikë, mobilizim dhe justifikim të politikave të mbrojtjes.
Dramatizimi i Vuçiqit dhe ndërlidhja me Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke e vendosur zhvillimin në Venezuelë në të njëjtin nivel diskutimi me sigurinë ushtarake të Serbisë dhe situatën në rajon. Në konferencën për media pas takimit, Vuçiç e përdori arrestimin e Maduros si provë se rendi ndërkombëtar ka dështuar dhe se Rezoluta 1244 e OKB-së për Kosovën, sipas tij, është “pezulluar de facto” nga Perëndimi. Kjo narrativë përdoret prej vitesh për ta delegjitimuar e kontestuar shtetësinë e Kosovës, bashkë me partnerët perëndimor që e njohën atë. Presidenti serb në disa raste e ka përshkruar Maduron si mik të Serbisë, duke e falënderuar për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga Venezuela.
Vuçiq vijoi tutje duke thënë se Serbia është “veçanërisht e shqetësuar” nga armatosja e Prishtinës dhe nga aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e portretizuar këtë bashkëpunim si kërcënim të drejtpërdrejtë për sovranitetin serb. Më 18 mars 2025 Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës angazhohen në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, pa tendenca armiqësore ndaj fqinjëve siç u mundua ta paraqesë Serbia.
Kjo narrativë u shoqërua me paralajmërime për dyfishimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Serbe e investime në armatim, të paraqitura si masa parandaluese për “ruajtjen e paqes”. Në thelb, ngjarja në Venezuelë u përdor për të normalizuar diskursin e militarizimit, ku Serbia shpesh është kritikuar nga perëndimi për blerje të armatimit edhe nga akterë jo demokratikë, si Rusia, Kina e Irani.
Në diskursin publik serb, kjo ngjarje u ndërthur edhe me narrativa të njohura pro-ruse dhe anti-perëndimore, ku SHBA-ja paraqitet si aktor që shkel sovranitetet dhe imponon vullnetin e vet. Në këtë linjë, arrestimi i Maduros u fut në të njëjtin kornizim me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë më 1999, e cila në mediat pro-Kremlinit vazhdon të cilësohet si “pushtim i paligjshëm”, duke injoruar kontekstin e gjenocidit dhe krimeve të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Këto narrativa përpiqen ta paraqesin Perëndimin si aktor imperialist që ndërhyn në sovranitetin e shteteve sipas interesave të tij, linjë kjo e përhershme e propagandës ruse dhe aleatëve të saj në Ballkan.
Reactions in Kosovo
Në Kosovë, arrestimi i Maduros u lexua në mënyrë të kundërt duke e vendosur në një kornizë tjetër sigurie. Reagimet e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti e interpretuan operacionin amerikan si aksion kundër një regjimi autoritar të lidhur me narkotrafikun dhe krimin e organizuar.
Osmani highlights se Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane, duke rikujtuar se çlirimi i Kosovës është dëshmi e këtij angazhimi.
as a “Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane — çlirimi ynë është dëshmi e kësaj. Në një moment kur SHBA-të po përballen me tiraninë në Venezuelë, të gjithë duhet ta përforcojmë këtë qëndrim, sepse komuniteti transatlantik është më i fortë kur bashkohet pas lidershipit amerikan dhe vlerave të përbashkëta,” shkruan ajo.
Edhe kryeministri Kurti e përdori ngjarjen për të adresuar dimensionin rajonal të sigurisë, duke paralajmëruar për aktorë që, përmes mjeteve hibride, kriminale dhe destabilizuese, synojnë të cenojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
as a “Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë,” wrote Kurti.
Kësisoj, Kosova u paraqit jo si faktor rreziku, por si aleate aktive në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndërhyrjeve të huaja, përfshirë edhe ato që ndikojnë drejtpërdrejt në raportet me Serbinë.
Shumica e shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor nuk patën reagime të menjëhershme pas sulmit të SHBA-së ndaj shtetit të Amerikës Latine.
Ambasadori i Kroacisë, Ranko Vilovic, i cili mbulon Venezuelën nga Brazili, deklaroi se po monitoron situatën dhe është në kontakt me përfaqësuesit e komunitetit kroat në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, ku jetojnë rreth 5,000 kroatë.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, shprehu mbështetjen e tij për SHBA-në.
“Nicolas Maduro udhëhoqi një diktaturë brutale dhe shtypëse që solli vuajtje të paimagjinueshme mbi popullin venezuelian. Fundi i regjimit të tij ofron shpresë të re për vendin”, wrote Mitsotakis në X.
Arrestimi i Maduros
Më 3 janar, Presidenti i SHBA-së Donald Trump publikoi një mesazh në platformën e tij Truth Social: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është arrestuar dhe është larguar nga vendi me aeroplan”.
Administrata amerikane dhe aleatët pro-perëndimorë e paraqitën operacionin si goditje ndaj një regjimi që, sipas tyre, ishte i përfshirë në “trafik ndërkombëtar të substancave narkotike dhe shkelje të të drejtave të njeriut”, duke argumentuar se veprimi ishte i nevojshëm për të mbrojtur sigurinë amerikane dhe atë botërore. Pas aksionit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se qëllimi është çlirimi i Venezuelës nga një “regjim narko-shtet”.
Skeptikët, përfshirë disa vende evropiane dhe organizata të të drejtave të njeriut, e konsideruan aksionin si shkelje të së drejtës ndërkombëtare – duke e cilësuar të papranueshme ndërhyrjen ushtarake dhe kapjen e një kreu shteti pa miratim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Arrestimi i Nicolas Maduros u shndërrua në më shumë se një lajm ndërkombëtar. Ai u përdor si mjet për riprodhimin e narrativave ekzistuese të sigurisë mes Kosovës dhe Serbisë. Në njërën anë, Serbia që e trajton veten si viktimë të rendit global dhe e paraqet Kosovën si kërcënim, në anën tjetër, Kosova që e pozicionon veten si aleate e SHBA-së dhe pjesë e arkitekturës perëndimore të sigurisë.
Në një rajon ku çdo zhvillim global interpretohet përmes konfliktit të pazgjidhur mes dy vendeve, arrestimi i Maduros tregoi edhe një herë se beteja nuk zhvillohet vetëm në terren diplomatik apo ushtarak, por edhe në nivel narrativ, ku ngjarjet globale përdoren për të formësuar perceptime e në disa raste edhe për të nxitur frikë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.




























































