Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Debunking

Dezinformatë me AI: Trump “lavdëron” Kurtin në një video të fabrikuar

Një video e përhapur në Facebook pretendon se shfaq presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke dhënë deklarata mbështetëse për Kosovën dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Mirëpo, fjala është për një video të manipuluar e krijuar me teknologji të inteligjencës artificiale, ku fjalët që i atribuohen Trump-it janë plotësisht të sajuara.

 

Çfarë pretendon videoja?

Në këtë video, “Trump”-i flet për Kosovën dhe kryeministrin Kurti me gjuhë mbështetëse ku i veshen fjalët kinse: “Albin Kurti është një lider i fortë, i pakompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai po udhëheqë me integritet dhe përkushtim ndaj popullit të Kosovës, duke mbrojtur interesat e tyre, duke ndërtuar një të ardhme më të ndritur. Unë mbështesë lidershipin e tij të palëkundur dhe vizionin e tij për një Kosovë të fortë, sovrane dhe të begatë”.  Audio e manipuluar shoqërohet edhe me titrim në gjuhën shqipe me mbishkrimin: “T’fala Grenellit cep më cep”. Ky postim ka marrë mbi 12 mijë pëlqime, 3 mijë shpërndarje dhe qindra komente, ku shumë përdorues e marrin si të mirëqenë deklaratën e Trumpit.

Videoja mundohet t’i paraqesë këto si deklarata zyrtare, duke lënë të kuptohet se mes Trumpit dhe Kurtit janë marrëdhëniet e shkëlqyeshme.

 

Pse është qartë një “deepfake”?

Video shfaq mospërputhje me mënyrën reale të të folurit të Trump-it. Zëri në video nuk përmban intonacionet, pauzat dhe energjinë karakteristike të fjalimeve të Trump-it. Vërehen theksime të çuditshme dhe kalime jo natyrale, që tregojnë për manipulim digjital.
Asnjë media serioze, arkivë zyrtare apo kanal i njohur nuk ka publikuar deklarata të tilla. Një mesazh kaq i rëndësishëm do të jepej gjerësisht nëse do të ishte autentik.

Në video dallohet ndriçim i pakoordinuar në fytyrë dhe prapavijë, si dhe sinkronizim jo i saktë mes zërit dhe lëvizjes së buzëve — shenja tipike të videove të manipuluara me Inteligjencë Artificiale. Duke ia atribuuar mesazhin një figure të fuqishme si Trump, i jepet peshë e rreme dhe rritet ndikimi tek audienca.
Deklaratat në video lidhen me kontekstin aktual politik, por nuk përputhen me asnjë kronologji të dokumentuar të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës.

Ajo që dihet është se Ambasada e SHBA-së më 12 shtator lëshoi një njoftim për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të “veprimeve të qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe jo stabilitetin, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

Deepfake janë veçanërisht të rrezikshme në situata me marrëdhënie të tensionuara ndërkombëtare. Duke u dukur të besueshme në shikim të parë, ato mund të krijojnë huti tek opinioni publik ose të manipulojnë perceptimet politike.

Megjithëse videoja e paraqet me bindje fjalimin, asnjëra nga deklaratat e pretenduara nuk është e vërtetë dhe Donald Trump nuk ka bërë asnjëherë një fjalim me përmbajtje të ngjashme për Kosovën ose për kryeministrin në detyrë Kurti.

 

*This article is published as part of the Western Balkans Regional Initiative against disinformation. “Western Balkans Anti-Disinformation Hub: exposing malign influences through watchdog journalism.”

Author

You May Also Like

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analysis

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.