Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Disinfo

Fushata e kanaleve dhe mediave pro-serbe e pro-ruse kundër pranisë amerikane në Kosovë

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, janë reflektuar në hapësirën digjitale në Ballkan, veçanërisht në kanale dhe profile nacionaliste pro-serbe e pro-ruse në Telegram dhe X (ish-Twitter).

Elementi i përbashkët i këtyre postimeve është thirrja e hapur që Irani të sulmojë bazën ushtarake amerikane “Bondsteel” në Kosovë, një përshkallëzim ky i retorikës që tejkalon propagandën klasike dhe hyn në fushën e nxitjes së dhunës.

Njëri prej postimeve përmban një fotografi me hartën e bazave amerikane në rajon, të cilat sipas narrativës së shpërndarë janë brenda rrezes së raketave iraniane, përfshirë bazën në Bondsteel. Teksti shoqërues përmend lloje specifike raketash iraniane si “Khorramshahr”, “Khorramshahr 4” ose “Shahab”, duke sugjeruar se këto sisteme do të mund ta arrinin edhe Kosovën.

Më shumë: Kosova në “hartën” e raketave iraniane

Author

You May Also Like

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analysis

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.