Kanalet pro-ruse dhe pro-serbe në Telegram po vazhdojnë të ndërtojnë analogji të rreme mes Kosovës dhe rastit të Grenlandës, pas synimit të SHBA-së për të blerë këtë territor autonom të Danimarkës. Këto narracione po përdoren si instrument propagandistik për të relativizuar shtetësinë e Kosovës dhe për të ushqyer ndjenjat nacionaliste te audienca serbe.
Një nga shembujt është kanali “Bunt je stanje duha” që targeton drejtpërdrejt komunitetin serb në Kosovë e i cili, sipas monitorimeve, e përdor Telegramin si burim kryesor informimi. Ky kanal ka shpërndarë një imazh manipulues të Grenlandës së mbuluar me akull, por me hartën e Kosovës të vendosur mbi të. Postimi shoqërohej me një citat që i atribuohet Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me përshkrimin se SHBA-ja mund ta blejë Grenlandën, ashtu sikurse Rusia e ka shitur Alaskën.
as a “Putin beson se Shtetet e Bashkuara do të mund ‘mund të përballonin’ blerjen e Grenlandës nëse ajo do të shitej me çmime të krahasueshme me ato me të cilat Rusia e shiti Alaskën”, shkruan në postim.
Qëllimi i këtyre postimeve nuk është informimi, por ndezja e emocioneve. Në komentet e shpërndara në Telegram shihet qartë se si nxiten ndjenjat nacionaliste. Një komentues shkruan: “Grenlanda është zemra e Amerikës” – formulim ky që imiton shprehjen propagandistike “Kosova është zemra e Serbisë”. Edhe në postime të tjera nëpër platforma të ndryshme tentohet të promovohet kjo narrativë duke përfshirë referenca mitike si Princi Lazar.
as a “Mendoni se Grenlanda është larg ‘Kosovës’, dhe ‘Kosova’ do të arrijë në Grenlandë nesër (sot)…ose që vëllezërit danezë që ishin të parët të cilët e njohën pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë i kuptojnë më mirë fjalët e Princit Lazar: Duke u frikësuar, se Grenlanda është larg nga Kosova, unë do të shkoj në Grenlandë. Kosova është Zemra e Serbisë!,” shkruan në artikull. Aty pretendohet rrejshëm se Danimarka është shteti i parë që e ka njohur Kosovën. Vendi i parë që e njohu pavarësinë e Kosovës ishte Kosta Rika, më 17 shkurt 2008, ditën e shpalljes së saj. Ndërkaq Danimarka ia njohu shtetësinë Kosovës më 24 shkurt të atij viti.
Postime me hartën e ngjashme të manipuluar u shpërndanë edhe në profile të ndryshme në “Facebook” and “X.”
Krahasimi që bëhet është thellësisht i rremë dhe manipulues. Grenlanda është territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës dhe çdo diskutim për statusin e saj zhvillohet në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe me vullnetin e popullsisë lokale. Në anën tjetër, Kosova është shtet i pavarur i njohur nga mbi 100 shtete, pas një procesi të gjatë politik dhe juridik, ku ligjshmëria e shpalljes së pavarësisë ishte konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).
Raportime të tilla janë tipike për rastet nga pjesë tjera të botës që keqpërdoren qoftë edhe në mënyrë simbolike për të ringjallur narrativa të vjetra politike. Kanalet pro-ruse dhe pro-serbe e shfrytëzojnë rastin e Grenlandës për të përforcuar idenë se kufijtë dhe sovraniteti janë të përkohshëm, duke synuar të minojnë legjitimitetin e shtetit të Kosovës dhe të ushqejnë frikë, mllef dhe radikalizëm te audienca e tyre.
Përmes dezinformimit të qëllimshëm, fotografitë, citatet dhe analogjitë përdoren për të manipuluar perceptimin publik.
Nga Ukraina te NATO, nga zgjerimi i BE-së te konfliktet e reja globale, Kosova shfaqet vazhdimisht si “argument” propagandistik edhe në deklaratat e zyrtarëve rusë.
Para disa javësh zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e interpretoi deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, në mbështetje të sovranitetit të Danimarkës mbi Grenlandën, si një “refuzim të BE-së për të njohur pavarësinë e Kosovës.”
Kjo lidhje e ndërtuar artificialisht është jo vetëm e paqëndrueshme politikisht dhe juridikisht, por përbën edhe një shembull tipik të manipulimit narrativ rus- marrja e një deklarate të përgjithshme mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe shndërrimi i saj në gjoja “provë” të dyfishtë standardesh.




























































