Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking Articles

Kurti publikon shifrat për serbët e vrarë, pretendimet për dhunë i quan propagandë serbe

Pretendimeve të vazhdueshme të Serbisë për kinse vrasjet me motive etnike krahas dëbimit të mijëra serbëve nga Kosova në tri vitet e fundit, u ka dhënë përgjigje kryeministri Albin Kurti. Përmes një postimi në Platformën “X” shefi i ekzekutivit ka thënë se bazuar në statistikat e Policisë nga 86 vrasje sa janë kryer nga viti 2021 deri në vitin 2024, 81 prej viktimave kanë qenë shqiptarë, tre serbë dhe dy të etnive tjera.

Mbështetur në shifrat që ka prezantuar ai, tre serbë janë vrarë në vitin 2022- dy në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. 

“Ka vetëm serbë të dyshuar për tri vrasjet. Në Mitrovicën e Veriut një serb dyshohet se ka vrarë babanë dhe vëllanë e tij. Në Graçanicë, një serb dyshohet se ka vrarë vëllain e tij, ka shkruar Kurti. 

Në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar ishin vrarë tre serbë pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë e Kosovës. Sipas Kurtit ky është rast i veçantë, nga i cili mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. 

Postimi i Kurtit në “X”

“Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di se: propaganda serbe për dhunën kundër serbëve është – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos”, ka shkruar Kurti. 

Atij iu kundërpërgjigj Lista Serbe duke mohuar se po bënë propagandë me dhunën ndaj serbëve. 

Sipas tyre, gjatë mandatit të Kurtit janë regjistruar mbi 500 sulme me motive etnike ndaj serbëve, tek inkriminojnë drejtpërdrejt anëtarë institucioneve, Policisë së Kosovës (PK) dhe Forcës së Sigurisë (FSK). Subjekti që mbështetet nga Beogradi zyrtar ka përmendur sulmet ndaj Stefan dhe Milos Stojanoviç nga Gotovusha.

“Fatkeqësisht, këto janë faktet që Kurti dëshiron t’i maskojë me gënjeshtrat dhe propagandën e tij dhe ta prezantojë veten e regjimin e tij në një mënyrë tjetër, më të bukur. Këtë e bën për dy arsye shumë të qarta, për të justifikuar sekuestrimin e tokës private serbe dhe militarizimin e veriut, por edhe gjithë dhunën që ushtrohet në vazhdimësi ndaj popullit serb”, thuhet në reagimin e Listës Serbe. 

Pretendimi i Listës Serbe për dhunën ndaj serbëve

Sbunkeri në vazhdimësi trajton rastet për të cilat Lista Serbe ngre pretendime se PK-ja ka keqtrajtuar pa ndonjë arsye serbët. Disa prej atyre që pretendojnë se janë viktima kanë deponuar ankesa edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) i cili ka konfirmuar se është duke hetuar zyrtarët policorë nëse kanë tejkaluar autorizimet e tyre.  

Pretendimi tjetër i Listës Serbe se 15 për qind e serbëve janë larguar nga veriu që prej ardhjes së qeverisë Kurti, nuk është konfirmuar edhe nga institucionet zyrtare.

Numri i saktë i serbëve të larguar nga veriu do të mund të bëhej pas përfundimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili po vazhdon. Por Lista Serbe u ka bërë tirrje atyre që ta bojkotojnë edhe këtë proces, me arsyen pjesëmarrja vetëm sa do t’ia konfirmonte “suksesin” Qeverisë Kurti në dëbimin e serbëve.

Regjistrimi i fundit është mbajtur në vitin 2011, proces i realizuar nga komunat dhe jo sikurse tash nga Agjencia e Statistikave. Edhe atëbotë procesi ishte bojkotuar nga komunat me shumicë serbe në veri, si dhe komunat e Graçanicës dhe Shtërpcës në jug, që po ashtu popullohen kryesisht me serbë.

Kryeministri publikoi të dhënat për vrasjet në muajin kur pritet që tw finalizohet anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në takimin e Komitetit të Ministrave të kësaj organizate, në thelb të së cilës qëndrojnë edhe të drejtat e komuniteteve jo shumicë. Por shtete të fuqishme si Franca e Gjermania i kërkuan qeverisë që ta procedojë draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si sinjal se Kosova garanton të drejta për serbët. Kurti refuzoi ta bëjë këtë, duke e cilësuar të padrejtë vendosjen e parakushteve nga një proces tjetër siç është dialogu, i cili zhvillohet nën ndërmjetësimin e Brukselit.  

*This article is published as part of the Western Balkans Regional Initiative against disinformation. Western Balkans Anti-Disinformation Hub: exposing malign influences through watchdog journalism.

You May Also Like

Debunking Articles

Pretendimi i ngritur nga Vudi Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobari, ka nënvlerësuar qeverinë e Kosovës, duke e lidhur këtë me pretendimet se...

Analysis

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Analysis

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.