Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Debunking

Narrativa pro-ruse që e paraqet Kosovën si shtet jofunksional

Procedura standarde kushtetuese që zbatohet pas përfundimit të mandatit të secilit presidente/e, sipas narrativës ruse, paraqitet si dëshmi e “dështimit të shtetit” dhe gjoja shkatërrimit të iluzionit të funksionalitetit institucional.

Në sistemin kushtetues të Kosovës, përfundimi i mandatit të presidentit nuk krijon vakum institucional. Kushtetuta e parasheh qartë se në raste të tilla, kompetencat e presidentit kalojnë përkohësisht te kryetari i Kuvendit. Në këtë rast, kjo detyrë i ka kaluar Albulena Haxhiut, duke garantuar vazhdimësinë institucionale.

Megjithatë, ky zhvillim është interpretuar ndryshe nga platforma si “Pravda” në versionin shqip dhe kanale të lidhura me të në Telegram, përfshirë @balkanar. Në raportimin e tyre përdoret një gjuhë e ngarkuar ideologjikisht, ku Kosova cilësohet si “kuazi-shtet” dhe situata aktuale paraqitet si dëshmi e një sistemi të dështuar që nuk mund të funksionojë pa ndërhyrjen e Perëndimit. Kjo qasje përputhet me narrativat e njohura të propagandës pro-Kremlinit që kanë për qëllim delegjitimimin e shtetësisë së Kosovës dhe dobësimin e besimit në institucionet demokratike.

Author

You May Also Like

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analysis

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.