Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Opinion

Korrelacioni mes “doomscrolling” dhe erozionit të shëndetit mendor

Illustration by: Ngadhnjim Halilaj

Nëse e merrni telefonin dhe shfletoni lajme dhe postime të ndryshme të “reels” apo “feeds” në rrjete sociale (TikTok, Youtube, Instagram, etj.), duke përfshirë edhe lajme negative apo shqetësuese, ju jeni duke praktikuar fenomenin e “doomscrolling.” 

as a “Doomscrolling” është akti i konsumimit kompulsiv të sasive të mëdha të lajmeve dhe informacioneve negative në internet, që shpesh çon në rritje të ankthit dhe stresit. Është një cikël vicioz në të cilin përdoruesit qëndrojnë të mbërthyer, pavarësisht përmbajtjes së frikshme që u paraqitet. 

Ky fenomen përforcohet edhe më tej nga algoritmet që kanë tendenca të shfaqin lajme me ngarkesë të lartë emocionale, duke stimuluar trurin së tepërmi nga qëndrimi i stërzgjatur dhe i pandërprerë në rrjete sociale.

Termi “doomscrolling” u bë i njohur në vitin 2020, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Që nga ajo kohë, ky fenomen është kthyer në shqetësim global për shkak të ndikimit psikologjik te njerëzit.

Këto janë efektet më serioze të “doomscrolling”, që ndikojnë negativisht në shëndetin mental të individëve:

Rritja e ankthit dhe stresit 

as a “Doomscrolling” e mbingarkon trurin e individit me stimuj negativë, të cilët mund të aktivizojnë përgjigjen e trupit ndaj stresit. Kjo përgjigje përfshin çlirimin e hormoneve të stresit si kortizoli, të cilat e përgatisin trupin për t’iu përgjigjur kërcënimeve. Megjithatë, kur këto hormone çlirohen vazhdimisht për shkak të ekspozimit të përsëritur ndaj lajmeve negative, ato mund të çojnë në stres dhe ankth kronik.

Për më tepër, dopamina e çliruar gjatë “doomscrolling” krijon një lloj varësie, duke e bërë individin të kërkojë vazhdimisht përmbajtje të re dhe njëkohësisht zvogëlon aftësinë për të ruajtur fokusin afatgjatë. 

Amplifikimi i emocioneve negative

“Doomscrolling” shkakton stres edhe përmes amplifikimit të emocioneve negative. Leximi për ngjarje tragjike, kriza, luftëra ose situata të tjera shqetësuese mund të shkaktojë reagime të forta emocionale, siç janë frika, trishtimi ose zemërimi. Kur këto emocione nxiten vazhdimisht, ato mund të kontribuojnë në një gjendje të shtuar të ankthit.

Po ashtu, konsumimi i tepërt i lajmeve negative rrit stresin gjatë ditës dhe përkeqëson simptomat ekzistuese të çrregullimit post-traumatik (PTSD-së) dhe depresionit.

Ndenja e pafuqisë

“Doomscrolling” mund të krijojë një ndjenjë pafuqie. Kur “bombardohemi” me lajme negative në baza ditore, veçanërisht për ngjarje ose situata përtej kontrollit tonë, mund të ndihemi të pafuqishëm për të reaguar apo për ta përmirësua situatën. 

Kjo ndjenjë pafuqie mund ta përkeqësojë gjendjen emocionale të individëve, në veçanti stresin dhe ankthin. Sipas një studimi të kryer me studentë nga SHBA dhe Irani, u gjet që ekspozimi i vazhdueshëm ndaj lajmeve negative ishte i lidhur me ankth ekzistencial, mosbesim dhe dëshpërim. Këto ndjenja përfshijnë edhe idenë se nuk kemi kontroll të plotë mbi situatat që po ndodhin.

Kalbja digjitale e trurit

as a “Kalbja digjitale e trurit” është një term i njohur, por joklinik, për rënien e perceptuar mendore që vjen si pasojë e konsumimit të përmbajtjes së tepërt online, përsëritëse ose të parëndësishme, siç është shfletimi i pafund i mediave sociale në formë refleksive.

Studimet tregojnë se konsumimi i tepërt i materialeve të shkurtra mund të dëmtojë përqendrimin, kujtesën dhe aftësinë për të përpunuar informacione komplekse. Pra, ky fenomen lidhet me ndryshimet në funksionimin e trurit për shkak të mbingarkesës me informacione dhe ekspozimit të vazhdueshëm ndaj përmbajtjes digjitale, si të shpejtë, ashtu edhe sipërfaqësore. 

Si mund të menaxhohet “doomscrolling”?

Fillimisht, nevojitet vetëdijesim i lartë mbi ndikimin që kanë përmbajtjet digjitale dhe pasojat që sjell konsumimi i tepërt i tyre. Kjo përfshin identifikimin e shprehive të pashëndetshme gjatë përdorimit të rrjeteve sociale dhe platformave online. 

Po ashtu, është e rëndësishme të vendosen kufij të qartë në kohën e kaluar para ekranit, duke planifikuar orare të caktuara për përdorimin e teknologjisë dhe duke shmangur konsumimin e tepërt të lajmeve, në veçanti atyre negative.

Një tjetër hap thelbësor është përzgjedhja e burimeve të shëndetshme dhe të besueshme të informacionit, duke shmangur përmbajtjet që nxisin frikë dhe stres të panevojshëm. Krahas kësaj, rekomandohet përfshirja në aktivitete që rikthejnë ndjenjën e kontrollit dhe qetësisë, siç janë aktivitetet fizike, meditimi, leximi, arti, si dhe shpenzimi i kohës me familjen dhe miqtë. 

Këto strategji, jo vetëm që ndihmojnë në balancimin e ndikimit të teknologjisë, por edhe përmirësojnë gjendjen emocionale dhe mirëqenien e përgjithshme të secilit prej nesh.

You May Also Like

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analysis

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.