Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Listat zgjedhore: Sa po përfshihen të rinjtë?

Illustration: Big Eye

Padyshim që kur flasim për një demokraci frymëzuese të një shteti, duhet ta kemi parasysh qasjen e shtetit dhe shoqërisë ndaj rinisë, si e trajton shteti dhe shoqëria rininë dhe sa u jep hapësirë në shfaqjen e kapaciteteve dhe ideve të tyre në zhvillimin e përgjithshëm.

Një pjesë bukur e mirë e popullsisë së Kosovës përbëhet nga rinia, afër  35%  e përbërë nga moshat  15  deri  24 vjeç ndërsa  mbi  65%  nën  moshën 30 vjeçare. Prej kësaj përqindje të konsiderueshme të  popullsisë,  pra rinisë, një pjesë e tyre janë të angazhuar në subjekte politike përkatëse.

Roli i rinisë në subjekte politike është tejet i dukshëm, gjithmonë duke u nisur edhe nga angazhimi i tyre që e vënë në funksion, sidomos gjatë proceseve parazgjedhore.

Kosova, përgjatë disa palë zgjedhjeve të fundit, pavarësisht se disa subjekte politike kanë shtyrë faktorin e përfshirjes së rinisë, në përkthim të saj në veprim nuk mund të themi se është përmbushur kjo kënaqshëm. Në fakt, për të parë sjelljen e subjekteve politike ndaj rinisë, duhet studiuar thelbi i aktivizmit të të rinjve në këto subjekte, pra vendi i tyre dhe trajtimi i tyre i vërtetë në ato subjekte.

Kur flasim e mendojmë në këtë logjikë, s’ka se si të mos na kujtohen disa shembuj dhe t’i parashtrojmë disa pyetje, që jo rallë herë kanë qenë pjesë e praktikave: në çfarë lloj aktivitetesh janë të përfshirë të rinjtë në subjekte politike? A kanë hapësirë për shfaqje të ideve të ndryshme në sektorin e rinisë dhe ngritjen e çështjeve të rinisë në nivel politik? A janë pjesë e vendimmarrjes përbrenda subjekteve politike apo jo? A trajtohen si numër në vota apo si vlerë e atij subjekti e shumë tjera analiza. Këto janë vetëm disa prej dilemave që na kujtohen kur e trajtojmë çështjen e angazhimit politik të të rinjve.

Pra, jo çdoherë, por përgjatë shumë viteve, edhe pse shohim angazhim të rinisë në subjekte politike, në shumicën e rasteve ata janë të involvuar në punët teknike të organizimit partiak, gjë që e cila është kritikuar jo rrallë herë nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile por edhe nga vet komuniteti i të rinjve. Kjo në fakt është shumë e qartë se ka të bëj me meritokracinë dhe demokracinë ekzistuese përbrenda subjektit politik.

Rinia parreshtur ka kërkuar të jetë pjesë e listave zgjedhore (ata që janë anëtarë të subjekteve në fjalë), vendimmarrjes politike në vend dhe ngritjes së çështjeve me interes te rinia, duke u angazhuar në subjekte politike. Trendi  i zgjedhjeve të shpeshta  në Kosovë ka bërë që subjektet politike të jenë shumë më të fokusuara në përgatitje të strukturave ekzistuese për fushatë dhe arritje të suksesshme të marrjes së votave të dëshiruara. Rrjedhimisht kjo e ka zbehur dukshëm angazhimin dhe ndarjen e vëmendjes së këtyre subjekteve në ndërtim të listave të mirëfillta, në këtë rast përfshirjen demokratike të rinisë në ato lista.

Vitet e fundit subjektet kanë shfaqur një interesim pothuajse modest për përfshirje të të rinjve në lista zgjedhore, por pa e përmbushur atë në realizim real në kohë të strukturimit të atyre listave, për arsye të ndryshme si ato të lartëcekurat.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 është parë një hap  minimal pozitiv në përfshirjen e rinisë në lista zgjedhore, por sigurisht se jo mjaftueshëm, duke krahasuar numrin e rinisë në nivel vendi por edhe anëtarësimet në subjekte politike.

Viti 2019 erdhi me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, ku mund të themi se subjektet politike treguan një hap të suksesshëm drejt përmbushjes meritore të përfshirjes së rinisë. Si rezultat i kësaj sot kemi një përbërje të legjislaturës së VII të parlamentit me shumicë të moshës së re dhe asaj të mesme. Kjo praktikë sado e papërmbushur plotësisht, padyshim që duhet të vazhdoj, por edhe patjetër që duhet të bëhet i nivelit më shumë obligativ dhe jo të mbetet në mëshirën e subjekteve të caktuara politike.

Mospërfshirja e rinisë mjaftueshëm në lista zgjedhore, bën që ata të jenë një hap larg drejt vendimmarrjes dhe hartimit të politikave me interes në rini. Kjo gjithmonë duke pasur parasysh se deputetët pothuajse aspak nuk ngrisin çështje me interes në rini dhe nuk përkrahin shpesh edhe iniciativat për të mirën e komunitetit në fjalë, e që është pjesë e rëndësishme e transparencës në procese zgjedhore dhe në politikë-bërje.

Pastaj, një fakt tjetër i cili nuk duhet neglizhohet është se edhe ata që arrijnë të “luftojnë” brenda subjekteve të tyre respektive e të hyjnë në ato lista, ata shpesh nuk votohen nga strukturat e caktuara, duke pasur parasysh trendin e votës në Kosovë dhe mentalitetin në procedurën e dhënies së votës, ku si pasojë e kësaj më së shumti afektohen të rinjtë dhe gratë.

Përfshirja e rinisë në politikë dhe vendimmarrje duhet të jetë kërkesë e vazhdueshme, nga vet rinia por edhe nga e gjithë shoqëria. Kjo përfshirje është pothuajse hapi më i rëndësishëm në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të tyre të ndryshme, duke ditur se më mirë se vet rinia nuk mund ta dijë se çka u mungon e çka duhet ndryshuar për të mirë.

Të diskriminuar në shumë sfera, rinia në lista zgjedhore dhe aktivizëm politik duhet ta zë vendin meritor, ku mund të jetë një rrugë drejtë përfshirjes së tyre në vendimmarrje dhe arritjen e një shteti më demokratik dhe më të jetueshëm për rininë.

—-

Ky editorial është realizuar në kuadër të projektit “Pjesëmarrja politike: Drejt angazhimit efektiv të të rinjve”, që po implementohet nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) me përkrahje nga National Endowment for Democracy (NED).

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.