Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Armiku i brendshëm

Ditë më parë, në Kosovë u zbulua rasti i parë me Corona Virus – COVID 19. Katër ditë më vonë, numri i pacientëve u ngjit në 16. Në momentin që e lexoni këtë tekst, ky numër mund të jetë edhe më i lartë. Natyra e këtij  virusi tregon për një përhapje në formë eksponenciale. Në rastin e Covid-19, çdo pacient infekton mesatarisht nga 2 deri në 2.5 persona. Pastaj secili prej tyre infekton edhe 2,5 të tjerë e kështu me radhë. Me një normë mesatare prej 2.2 te sapo infektuar nga bartësi i parë, deri në linjën e dhjetë të transmetimit do të ketë 2,200 pacientë kurse në të pesëmbëdhjetën 114,000.

Situata akoma rëndohet kur kupton se virusi hyn nga pika të shumta. Një i infektuar ardhur nga Italia tjetri nga Londra. Secili prej tyre e nis zingjirin e vet. Shto këtu edhe një numër të konsiderueshëm të pa zbuluar. Secili prej këtyre zingjirëve vazhdon rrugën e progresit eksponencial. Andaj vetëm zbulimi i të infektuarve para se të arrijnë kontaktin me të tjerët e prish këtë zingjirë.

Kjo pra është edhe arsye se pse tek epidemitë është i nevojshëm ekzagjerimi. Duhet reaguar me masa ekstreme dhe urgjente pa çka se reagimet e tilla për dikë duken absurde. Zbulimi i pesë të infektuarve në fillim të zingjirit shpëton qindra njerëz të tjerë ndërkaq zbulimi i tyre pas degëzimit të zingjirit nuk ka fare kuptim. Prandaj sëmundja duhet luftuar dhe shtypur në mënyrë agresive para se dikush të arrijë të infektohet duke shëtitur rrugëve apo rrezitur kopshteve. Kinezet nuk dezinfektuan qytetet nga mendjemadhësia e aq më pak nga marrëzia.

Ruanda për shembull i largoj lavamanët nga stacionet e autobusëve, qartazi sepse ata duket e dinë rrezikun. Rreziku i epidemisë zakonisht nënvlerësohet sepse infektimi supozohet se vjen në mënyrë rapide dhe me dhunë. Kjo edhe është njëra nga arsyet se pse disa sot akoma mendojnë se kjo nuk është ndonjë gjë e tmerrshme. Kur të fillojnë të mendojnë ndryshe, virusi veç se e ka bë të vetën. Nëse nuk besoni këtë, shihni ju lutem Italinë.

DHE QËNDRONI NË SHTËPI!

Në rast se tani e kërkojmë  fjalën më të rrezikshme të momentit ajo lirisht mund të jetë “ ekuilibri”. Peshimi midis mbrojtjes së ekonomisë dhe masave parandaluese. Paradoksalisht, ekonomia në raste epidemish më së miri mbrohet duke mos intervenuar aty ku është e mundur. Kur vendoset për masa vetëm mendimi mjekësorë duhet të jetë i vlefshëm. Nëse kujdesemi për ekonominë, nëse restoranet, kafiteritë, qendrat tregtare punojnë pa ndryshime, infektimi është i pa shmangshëm. Rrjedhimisht shtrohet pyetja cila ekonomi do të lulëzojë pa punëtorë dhe me klientë të sëmurë? Nëse punëdhënësi mendon se kostoja e dhënies së pagës së plotë për një punonjës të izoluar është e lartë, atëherë le ta mendojë se cila do të ishte kostoja nëse punonjësi për arsye të zvogëlimit të pagës vendosë të shkoj në punë dhe të infektoj gjithë organizatën? Apo dikush mendon se “ nuk më bjen mu” është strategji e besueshme biznesi?

“Panika” është e vetmja përgjigje e arsyeshme. Me vetëdije mbivlerësoni rrezikun dhe veproni në përputhje me rrethanat.

Përtej shikimit nga rezultatet tre mujore, fatmirësisht natyra ekonomike e kësaj epidemie është në thelb e ndryshme nga kriza e vitit 2008. Për derisa ajo ishte sëmundje e  financave e më pastaj edhe e gjithë sistemit ekonomik, kjo epidemi për dallim nga sëmundja është vetëm goditje ekonomike.

Kur të kalon epidemia, kërkesa edhe oferta do të takohen sërish dhe do të shohim se në fakt as që janë zhdukur. Patjetër se një pjesë e vlerës do të humbas. Degëve si turizmit dhe udhëtimit ajrorë u duhet ndihma, sepse ato kanë pësuar rënie të madhe e cila nuk do të kaloj me kalimin e epidemisë. Huatë për të mbuluar këtë periudhë dhe shtyrja e taksave dhe detyrimeve të tjera do të ndihmojnë në shpërndarjen e barrës në mënyrë që të përballohet ky moment dhe borxhet e tyre të paguhen kur gjërat të kthehen në normalitet.

Disa sektorë të tjerë do të bien për momentin por do të rikthehen menjëherë, fjala bie patundshmëritë dhe industria e automobilave, nuk do të kenë rënie por vetëm vonesë të kërkesës.

Disa do të kenë edhe fitime të papritura, siç janë prodhuesit e maskave, alkoolit, shërbimet e shpërndarjes dhe të ngjashme – përkatësisht, produktet e të cilëve tani janë blerë dhe të atyre  që nuk i blejnë kurrë ato, ndërsa të tjerët do të shohin se si fitimet e tyre të papritura u shndërruan në një rënie të papritur në këtë periudhë.

Si përmbledhje, rezultati i një pandemie mund të jetë i ashpër, por negativ vetëm në një drejtim, ndërsa në rast se fillojmë të peshojmë masat antivirus sipas performancës së tyre ekonomike, ne do të rrezikojmë një infeksion të përgjithshëm që do të paralizojë tërë ekonominë për më gjatë se një ose dy muaj.

Vetëm pse ne nuk e shohim armikun nuk do të thotë se ai nuk na sheh ne!

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.