Përafërsisht çdo vit vdesin në mes 100 mijë dhe 1 milion njerëz nga barna të falsifikuara. Kjo shifër e raportuar dhe të tjerat në vijim (1,2),që janë të pasigurta, dhe mund të ndodhë që numri të jetë edhe shumë më i madh.
Në një reportazh në KTV, emisioni i lajmeve qendrore të datës 23 janar 2017, tregohej se në Klinikën e Endokrinologjisë është rritur në mënyrë drastike numri i pacientëve të diagnostikuar me diabet, pasi që kishin marrë insulinë e cila nuk kishte fare efekt në uljen e koncentrimit të sheqerit në gjak.
Ky rast shqetësues më shtyri të shkruaj mbi përhapjen e barnave të falsifikuara, të cilat kanë shkaktuar shifra të lartaëtëëfataliteteve dheëkrimit të organizuar në botë.
Për shkak të preparateve false që sëkanë kurrfarë efekti, ëdo i katërti fëmijë në Afrikë vdes nga malaria. Janë mbi 120 000 fëmijë të cilët kanë mundur të shpëtonin po qe se tregu nuk do të ishte i mbushur me barna të falsifikuara.
Për shembull, në Indi, mbi 8000 pacientë kanë vdekur nga infeksionet postoperative pasi që pacientët kanë marrë “antibiotik”, që në fakt nuk kanë qenë aspak antibiotik.
Në Pakistan kanë vdekur mbi 100 pacientë të cilët kanë marrë preparate pa kurrfarë efekti kundër tuberkulozit.
Në ShBA, qindra pacientë me kancer kanë vdekur si rezultat i një bari pa substanca aktive kundër kancerit.ë
Në Nigeri kanë vdekur 84 fëmijë nga një “analgjetik” i cili iu është dhënë për të pushuar dhimbjen e dhëmbëve. “Analgjetiku” në fakt ishte një vaj i frenit të makinave. Mbi 2500 pacientë të tjerë vdiqën pas përdorimit të një bari te falsifikuar kundër meningjitit.
Mbi 80 tjerë të vdekur si pasojë e përdorimit të një bari të falsifikuar që do të duhej të ndikonte në tëhollimin e gjakut.
Lista është e gjatë dhe këto raste janë vetëm ato të identifikuara zyrtarisht. Numri i rasteve për të cilat askush nuk din gjë, me sigurinë ma të madhe është shumëfish ma i madh.
Një departament i posaçëm brenda Interpolit është i angazhuar në luftën kundër kësaj veprimtarie ilegale. Ata përpos që kanë evidentuar dhe ndaluar me qindra fabrika “farmaceutike”, kanë identifikuar dhe publikuar fakte tmerruese ku falsifikatorët përpos që kanë prodhuar barna pa kurrfarë efekti, shumë herë kanë gjetur se në barna gjinden substanca helmuese dhe direkt vdekjeprurëse. Ka pasur dhe raste ku në vend të substancës shëruese, janë gjetur helme kundër minjve.
Edhe pse numri më i madh i këtyre fabrikave gjenden në vendet e Lindjes si në Indi, Kinë dhe vende tjera të Lindjes së largët, këso fabrika janë identifikuar edhe në qendra të Europës perëndimore.
Ekspertët e Interpolit llogarisin se numri i viktimave nga preparatet e falsifikuara është shumë më i madh sesa nga narkotikët. Grupet kriminale që merren me prodhimin dhe distribuimin e preparateve medicinale të falsifikuara gjithashtu fitojnë para më shumë se sa ata që merren me kontrabandimin e narkotikëve.
Policia e Interpolit ka shumë probleme për ta luftuar ketë të keqe. Kontrabanduesit shpesh herë mbrohen me pohime absurde, të llojit. Ndoshta nuk kanë efekt shërues por as nuk dëmtojnë, pasi që këto janë vetëm preparate pa efekte as pozitive e as negative”; “Janë vetëmëtableta me sheqer”, “Ashtu kështu pacienti ka pasë me vdekë” (për barna që shiten si cytostatik).
Në fakt, edhe nëse shumica nga këto barna janë pa kurrfarë ndikimi, e keqja është se pacientët, të bindur se janë duke përdorur barin e duhur, lejojnë avancimin e sëmundjes dhe vijnë në gjendje të pakthim.
Distribuimi masiv i këtyre barnave zakonisht bëhet përmes internetit. Me mijëra ueb-faqe distribuojnë barna të dyshimta. Zakonisht këto web-faqe duken tepër serioze. Me dizajn profesional, me fotografi bindëse, me fotografi të mjekëve me renome në ballina të faqeve, zakonisht pa pëlqimin e mjekëve.
Por realiteti se ku dhe si prodhohen këto “barna” është krejt tjetër nga ai që proklamohet. Ato prodhohen në podrume, stalla apo objekte te fabrikave ilegale, pa pastërti, me kushte ekstrem johigjienike.
Organizata e barnatoreve dhe kompanive farmaceutike botërore është duke bërë ëmos që ta rregullojë këtë ëështje. Një prej ideve është unifikimi apo krijimi i një qendre digjitale të përbashkët për distribuimin e medikamenteve, për të parandaluar krijimin e këtyre rrjeteve kriminale.