Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Hamleti i Lumit

Jo rrallëherë na ka ndodhur të shohim shfaqje dhe vepra teatrale mjaft interesante nga regjisori Bekim Lumi, mirëpo, shtaqja e tij e fundit John Cage’s Hamlet, për mendimin tim është diçka më shumë. Ta vendosësh bashkë Hamlet-in e Shakespeare-it, një dramë sa tragjike, po aq edhe poetike, sa muzikale po aq koherente; me veprën 4’33 të John Cage-it, e cila konsiderohet si një nga veprat më të keqkuptuara dhe njëherit më provokative bashkëkohore, e cila edhe sot e kësaj dite prodhon efekte të tilla, është ndërmarrje me rrisk të madh. Mbase regjisori Lumi edhepse më mirë se çdokush tjetër e ka të njohur këtë rrisk, ai e bënë një ngjizje teatrale mes Shakespeare-it dhe Cage-it dhe prodhon një vepër mjaft unike. Ky eksperiment teatral që na ofron Lumi po aq sa është unik është edhe sentimental. Kjo shfaqje, ky ‘Hamlet’ i Lumit është përjetimi i tij në raport me Hamlet-in e Shakespeare-it. Është e vërtetë që Hamleti i Shakespeare-it e mundëson Hamletin e Lumit, por që ky i fundit nuk është si i pari. Kjo shprehje e tillë, ky përjetim i rrëfyer jasht rregullave dhe shablloneve të teatrit, është një thyrje tipike e klisheve mbi prodhimin e shfaqjeve teatrale tradicionale. Këto elemente dhe elementet e tjera që do t’i ndërmendim në vazhdim, këtë shfaqje e bëjnë tipike postmoderne.

Maurice Blanchot thotë se: “Pika qendrore e veprës së artit është puna si origjinë, pika e cila nuk mund të arrihet, dhe ende e vetmja që vlen të arritet”. Pra edhepse është shumë e vështirë të arrihet origjinaliteti i një vepre, megjithatë në këtë vepër regjisori Lumi bënë diçka të veçantë. Një Hamlet tradicional i vendosur në diskursin posmodern të interpretimit e bënë këtë shfaqje si referencë origjjinale të Lumit. Fantazia e paraqitur në këtë shfaqje në njëfarë forme është realiteti hamletian. Po ta lexojmë me kujdes Hamletin e Shakespeare-it, vërejmë se ngjarja që rrjedh në këtë dramë është fantastike. Mirëpo ajo që Hamletin e bënë edhe më fantastik në shfaqjen John Cage’s Hamlet, është fantazia e Lumit. Muzika ç’akorduese që vjell violonçeloja, paraqet pështjellimi shpirtëror të Hamletit, kurse zëri i një tenori është ngushllimi i tij. Një llidhje telefonike që lidhë fantazmën me Hmletin, në fakt është lidhja që Hamletin e lidh me t’kaluarën. E kaluara e Hamletit është edhe fantazma jonë. Me këtë Lumi insiston të na rikujtoj se e kaluara na gërvish kujtesën, por sikur një telefon që bie papushim. Një vendosje e tillë e shfaqjes nën tingujt Cage-ian dhe nën një ndriqim të zbeht, pothuajse mbytës, këtë shfaqje e bënë të magjishme.

“Unë nuk mund t’a konceptoj ndonjë vepër arti si të paturit e një ekzistencë të veçantë nga vetë jeta”, thotë Antonin Artaud dhe pikërisht këtë e bënë Lumi. Ai Hmletin na e sjell në një përformancë ku dinamika e zhvillimit të shfaqjes është edhe dinamika e realitetit të shpërfaqur si teatër. I risjellë nga Lumi në një performancë tërësisht eksperimentale, Hamleti është shumë real. Gjithashtu blici i një aparati fotografik që shkrepet për ta memorizuar momentin, është shkëndija e një ngjarje të ndodhur, por që tanimë vetëm sa na ngacmon që t’kaluarën mos ta hudhim në shportën e harresës. Andaj, edhe siç duket ky blic verbues tenton të na shkundë nga kllapia e monotonisë bjerrëse aktuale. John Cage’s Hamlet është edhe tendencë që të na ndërpres ngarendjen në këtë botë monotone. Ikjen çdoherë e më shumë nga vetvetja, Lumi insiston që ta ndërpres dhe ta vendosë balë për ballë me vetvetën, Gjthashtu është interesant të thuhet se Hmleti i Shakespeare-it nuk është Hamleti i Lumit, sikur që Hamleti i Lumit nuk është Hamleti i Shakespeare-it, sepse siç thotë edhe Eco se: ”… të lexuarit e tekstit të njejt disa herë nuk është njësoj, sepse sa herë që ta lexojm atë (tekstin), çdo herë krijon tek ne një ndjesi të ndryshme nga e para.

Përmbyllja e kësaj shfaqje është pikërisht hapja e dramës së vërtetë që Hamletin e përcjell tek Shakespeare-i. Me këtë regjisori edhe njëherë tregon sensin e tij eksperimentues, por njëkohësish provokon. Me veprën John Cage’s Hamlet, regjisori Lumi dëshiron të na tregoj se ai dëshiron që të tjerëve t’i’u rrëfej histori, tregime që janë shprehje e një ndjesie të brendshme të tij dhe që këtë ndjesi t’ua shfaq të tjerëve që ne ta shohim dhe ndjejm po ashtu.

__________________

Foto nga Arben Llapashtica

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.