Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Letërsia në kinema

Kinemaja është e bazuar në dy lloj të regjisorëve,
të cilët po ashtu zhvillojnë dy lloje të ndryshëm
të filmave: ata që imitojë botën dhe
ata që krijojnë botën e tyre – këta të fundit janë
poetët e kinemasë dhe unë besoj se vetëm
poetët do të futen në historinë e kinemasë.

Andrei Tarkovsky

 

Është interesant të analizohe fenomene të ndryshme që e ndikojnë kinemanë dhe anasjelltas gjithashtu. Duhet ta theksoj që në fillim se ne këtu nuk do të merremi me problematikën e vështersive të adaptimit të romanit në film. Ajo çka ne do të trajtojm këtu është; ndikimet e letërsisë në kinema apo raprtet të cilat krijojnë këtë lidhje. Përshtatja apo adaptimi i një libri letrar në film, apo ekranizimi i një romani është praktikë shumë e herëshmë. Kjo mënyrë e të bërit film nisë që më 1924, Erich von Stroheim-in, i cili tentoi ta adaptoj romanin e Frank Norris-it McTeague dhe që atëherë ky trend i ekranizimit të librave të ndryshëm vazhdon madje edhe sot. Por, pse ndodh një praktikë e tillë e adaptimit të romanit në kinema? Pse e gjithë kjo kërshëri për ta ekranizuar një libër? Nw vazhdim do t’i ndërmendim disa nga këto specifika që ndikojnë në ekranizimin e letërsisë.

Është e vërtetë që letërsia (në veçanti) e ka ndikuar mjaft shumë kinemanë. Përveç mundësis më fleksibile të ekranizimit të një romani, është e rëndësishme edhe ideja që ofron ai. Ç’është e vërteta letërsia e shekullit të kaluar ishte një avangard e ideve, e risive. Në krahasim me artet tjera, ajo ecte me hapa rapid. Përveç kësaj letërsia përbrenda përmban nje shumësi të ideve, një kolorit të imazheve, por edhe një strukturim tekstual dhe hapsinor, dhe që këto përformanca ishin edhe njëra nga kërkesat që letërsia t’i bëhej attachment kinemasë. Mirëpo, është interesant të ceket se shumica e regjisorëve që praktikonin adaptimin e romanit në film, nuk insistoni që filmi t’i ngjaj romanit, por në njëfarë forme romani i ekranizuar të ishte një roman/film i filmbërsit. P.sh., kur F.W. Murnau më 1926 e adaptoi në film Faust-in e Goethe-s, në fakt përveç idesë bazë të librit, Faust-i i Murnau-t nuk ishte Faust-i i Goethe-s. Mbase Faust-i i Murnau-t ishte një stil i atillë që e ridefinon edhe Faust-in e Goethe-s. Pra, nëpërmes ekranizimit të një romani ndodhë prodhimi i një dimensioni të ri që është sinjifikativ i jë ridefinimi përmbajtësor të më hershëm. D.m.th., ky fërkim i letërsisë me kinemanë është rivendosja e një stili apo siç shprehet Deleuze “stili është hapësira e tendosur brenda së cilës ngjizja e koncepteve krijon shkëndija”. Kjo shtrirje e romanit në shiritin filmik krijon momente të rëndësishme në kinema; momenti i parë është estetika që krijohet me riprodhimin e romanit dhe momenti i dytë është stili. Këto dy momente përveç sharmit që i japin kinemasë, janë edhe përmbajtja e një forme të re. Andaj, pikërisht këtu vërejm se filmi nuk është deskriptiv, e as imitim. Në këtë rast filmi është një riprodhim që nxirret gjatë puqjes së letërsisë me kinemanë.

Një nga kritikët e rëndësishëm që është marrë me këtë problematikë, është George Bluestone. Ai pohonte se nëse ne flasim për adaptimin e një vepre letrare në film në mënyrë të fjalë-për-fjalshme, atëherë kjo është qesharake. Sipas tij vështërsia kryesore është lidhja e imazhit që transmeton libri me imazhin që na e ofron filmi, sepse, Bluestone e pranon ndryshueshmërin në këtë rast. Mirëpo, në të njëjtën kohë, ai tregon për dallimin themelor mes mënyrës që i kanë prodhuar këto imazhe këto dy media (libri dhe filmi) dhe se si ato transmetohen. Imazhi dhe struktura e një romani është edhe e ndërtuar ndryshe, por është ndryshe edhe për nga ana e përjetimit në raport me imazhin dhe strukturën e filmit. Mirëpo, për Bluesrone kjo nuk paraqet hendikep në adaptimin e romanit në film, sepse ai pohon se vet ideja e adaptimit obligon në njëfarë forme specifika të reja. Po ashtu skenaristi Peter Ustinov thotë se: “Përshtatja e një vepre letrare në film është, pa dyshim, një ndërmarrje krijues, por në këtë raast detyra kërkon një lloj interpretimi selektiv, së bashku me aftësin për të rikrijuar dhe mbështetur përmbajtjen themelore”. Andaj, Bluestone, megjithatë në fund insiston që “…imazhet konceptuale që zgjohen  nga stimuj verbal vështirë se mund të dallohen në fund të fundit nga ato imazhe që shkaktohen nga stimujt jo-verbal”. Pra, Me këtë rast ai tenton t’i pajtoj dhe njëkohësisht të krijoj një lidhje në mes të këtyre dy mediave.

Krakteristikë tjetër dhe shumë e rëndësishme që letërsia ka ushtruar dhe ushtron ndikim mbi kinemanë, është edhe fuqia e ndikimit që ushtron letërsia në shoqëri. Emra të mdhej të letërsisë dhe ndikimi i tyre ka bërë që të ushtroj një trysni tek të gjitha artet dhe jo vetëm. Kjo fuqi subverzive (në këtë rast), përveç ideve dhe koloritit të shpërfaqjeve të formave të ndryshme, krijoi edhe një treg shumë fitimprurës në fushën kinematografike. Bluestone dhe shumë kritik të tjerë mendojnse se përvç arsyeve të lartëcekura, filmimi i një romani ndodh edhe për shkaqe komerciale. Prandaj ai thotë se: “Arsyet e filmbërësve për adaptime të vazhdueshme lëvizin në mes të dy poleve; polit të komercializmit të pagdhendur dhe respektit të lartë që është për veprat letrare”. Ai mendon se është joshja e një titulli të parashitur, respekti apo popullariteti që gëzon ai, arrinë që një medium tjetër (në këtë rast kinemaj), ta kapitalizoj edhe në prstigj, por edhe si formë komerciale. Andaj, kur flasim për ndikimin e lëtersisë në kinema duhet ta kemi të qartë se kemi një gamë të gjerë të fenomeneve të ndryshme që kanë bërë që kinemaja në njëfarë forme ta ekranizoj letërsinë.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.