Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Nd?rhyrjet e jashtme n? zgjedhje nuk e zgjojn? Gjyq?sorin

Ilustrimi: Big Eye

Nd?rhyrjet e jashtme n? zgjedhje nuk e zgjojn? Gjyq?sorin

Fushata zgjedhore është më e gjallë se kurrë, me shpenzime të larta dhe premtime të shpalosura, ndërsa gjyqësori duket se është vënë në gjumë të thellë. Kemi dy raste konkrete të cilat do të duhej të trajtoheshin brenda ditës: ndërhyrja e një shteti tjetër (Serbisë) në zgjedhjet tona, dhe kërcënimet e kandidatëve. Mostrajtimi i tyre i deritanishëm rrezikon që këto shkelje të shndërrohen në normë.

E çuditshme sesi debati publik, por edhe komentet e liderëve institucionalë në Kosovë ishin shumë më të mëdha kur flitej për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet në Amerikë, Francë, apo në vendin fqinj, Malin e Zi.  Por ndërhyrja e një shteti tjetër në zgjedhjet në Kosovë kalon pa ndonjë reagim të vërejtshëm, edhe atëherë kur ndërhyrja nuk është e kamufluar, por ndodh haptazi edhe me kërcënim të kandidatëve.

Hipokrizi institucionale, pikë së pari! Kemi një Task-Forcë të prokurorëve, gjyqtarëve, e policëve të ngritur në vitin 2013 për të adresuar pa vonesë çdo vepër penale që ndërlidhet me zgjedhjet.  Misioni i kësaj Task-Force mund të konsiderohet i dështuar nëse nuk trajtohet “elefanti në dhomë” –  që është ndërhyrja e Serbisë, të paktën deri tash. Thirrja e drejtpërdrejtë e Marko Gjuriq-it, për votimin e Listës Srpska për arsye se ajo është e përzgjedhur nga Republika e Serbisë e tregon që ka ndërhyrje në interesat e shtetit të Kosovës nga një shtet tjetër. Ju rikujtoj rastin e ndërhyrjes së rusëve në Amerikë, me të cilin krerët më të lartë të FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë janë ende duke u marrë. Madje trajtimi nuk është vetëm në kuadër të manipulimit të zgjedhjeve, por me ndikimin e tyre në administratën shtetërore.  Ndoshta ka pasë edhe ndonjë parregullsi tjetër, por “elefanti” mbetet ndërhyrja e një shteti tjetër.  Sot mediat kosovare citojnë një analist amerikan për mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet në Kosovë.  Eh po, ndërhyrja tashmë veç ka ndodhur, e Kosova pret që ta dëgjojë atë në lajmet e Deutsche Welles në Gjermani që ta besojë.

Përderisa në vitin 2013 dhe 2014 rrethanat kanë qenë ndryshe, kjo ndërhyrje ka mundur të komentohet si periudhë për t’i inkurajuar serbët e Kosovës të përfshihen në jetën institucionale të Kosovës.  Në vitin 2017, ndërkaq, ndërhyrja e Serbisë po bëhet për qëllim të përfaqësimit të interesit të Serbisë në institucionet e Kosovës. Së fundi edhe ambasadat e Kuintit treguan që ka kërcënime dhe përpjekje për të influencuar votën e komunitetit serb në Kosovë, dhe bën thirrje tek institucionet përgjegjëse për të hetuar këtë rast. Sinqerisht, nuk e kuptoj se çfarë duhet më shumë që këto institucione të bëjnë vetëm një hap të vetëm. Një gjë që institucionet më të larta por edhe komunitetet pakicë duhet ta kenë parasysh, ulëset e garantuara janë aty për përfaqësim të interesave të komuniteteve të tyre dhe jo të shteteve tjera.

Rrjedhimisht, institucionet e Kosovës duhet të reagojnë dhe të pamundësojnë garimin për çdo kandidat apo parti e cila kualifikohet si agjent i huaj.  Njëkohësisht, komunitetet pakicë duhet të jenë të alarmuara për pasojat e veprimeve të tyre. Ato me vetëdëshirë dhe vetëdije po u dhurojnë përfaqësuesve të interesave të shteteve tjera vendet e garantuara në parlament, të cilët po premtojnë se kushtëzimet e garantuara për interesa të pakicave do t’i përdorin për interesa të vendeve të tjera, dhe atë në dëm të shtetit të Kosovës. Këto komunitete duhet ta kenë parasysh se në qoftë se këto të drejta të garantuara keqpërdoren, atëherë edhe e humbin vlerën reale, e cila mund të pasojë edhe me zhvlerësim ligjor e kushtetues.

Përderisa Task-Forca vazhdon të na inkurajojë t’i raportojmë rastet, qytetarët pyesin nëse janë në të njëjtën hapësirë kohore dhe territoriale. Qytetarët shohin një “elefant” tjetër, një rast ku një lider partie, lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, del hapur dhe thotë se ka pasur kërcënim që të mos lidhë koalicion parazgjedhor, ndërsa ky “elefant” vazhdon të injorohet nga Task-Forca.

Task-Forca duhet të merret me rastet “elefant”, dhe jo të presë problemet të kalojnë me kalimin e kohës, pa bërë zhurmë. Jemi vendi më i izoluar në Evropë edhe kryesisht për faj të kësaj natyre të punës, në shumicën e akterëve me rëndësi. Duhet kujtuar se arsyeja pse kemi institucione është për shkak se qytetërimi nuk ia beson forcave të jashtme zhdukjen e problemeve.

Gjyqësori duhet të zgjohet dhe të marrë masa konkrete për të treguar që kemi formuar shtet dhe që kemi krijuar institucione, dhe këto janë rastet kryesore kur do të duhej të shihej puna e mirë. Zgjidhja e problemeve si këto është e vetmja mënyrë për ta rritur besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor, jo numrat dhe statistikat e kamufluara.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.