Connect with us

Hi, what are you looking for?

Podcasts

Episodi 2: “Roli i Rusisë në Ballkan” – Mysafir: Florian Qehaja

Rënia e Murit të Berlinit në fund të viteve 80-ta, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe përmbysja e regjimeve komuniste në Evropën Qendërore dhe Lindore, krijuan bindjen që rendi liberal përfundimisht doli fitues nga “Lufta e Ftoftë” dhe se e gjitha çfarë mbetet tani e tutje ishte konsolidimi i shoqërive demokratike. Aq i lartë ishte optimizmi i asaj kohë, saqë, autorët siç rasti i Francis Fukuyama shpalli “Fundin e Historisë,” me idenë që, perëndimi triumfoi në garën e “Luftës së Ftoftë,” dhe demokracia liberale perëndimore do mbizotërojë në politikën globale.

Megjithëse, vala e rrëzimit të regjimeve komuniste nuk preku të gjithë globin, më specifikisht Azinë e Largët dhe as atë Jugore, ku edhe në këtë kohë kemi shtete komuniste, ndryshimet në Evropë ishin të jashtëzakonshme. Sidoqoftë, gjërat nuk shkuan mirë as në territorin evropian. Me rënien e regjimit komunist dhe fillimet e shpërbërjes së Jugosllavisë, filluan luftrat në mes të republikave të federatës, të cilat zgjatën për afro një dekadë. U desh një investim shumë i madh i demokracive perëndimore, kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që gjërat në Ballkan të merrnin rrugën e duhur.

Megjithatë, ndryshimet e shpejta në fillim të viteve 90-ta, ku shtetet e Evropës Qendrore Lindore u rreshtuan përkrah demokracive liberale, ndikuan që Rusia të këndellet pas viteve të trazuara nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe të kërkojë një lloj ‘kufiri’ me Evropën. Në këtë kuptim, ndër lëvizjet më gjeostrategjike që Rusia bëri, ishte arritja e një marrëveshje për kthimin e arsenalit nuclear që posedonin disa nga ish republika sovjetike, me specifikisht nga Ukrania, e cila tashmë ishte republikë e pavarur. Si pasojë, më 1994, një Memorandum mbi kontrollin e armëve berthamore në mes të Federatës Ruse, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe bëri, bëri që Ukrania bashkë më dy shtete të ish BRSS, të dorëzonin kapacitetet e tyre nukleare tek Rusia. Kjo në fakt ishte edhe fitorja e parë e Federatës Ruse përballë perëndimit. Vite më vonë, Ukraina do ta kuptonte gabimin e madh që kishtë bërë duke hequr dorë nga armët bërthamore.

Në eposodin e radhës të podcastit “Rendi Botëror,” në Sbunker, diskutuam mbi politikën e jashtme ruse; në global, kontinental evropian dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. I ftuar me këtë rast ishte Florian Qehaja, udhëheqës i Bordit në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, studiues i politikave të sigurisë, ku ka udhëheqë shumë studime brenda dhe jashtë Kosovës. Sipas Qehajes, “Rusia, në kuptimin e politikës së jashtme, ka një diskrepancë në mes fuqisë reale që ka dhe asaj që pretendon me pasë.” Mirëpo, ajo se çfarë Rusia ka bërë sipas Qehajes është që, Rusia, në këto dy dekadat e fundit i ka “shfrytëzuar disa dobësi të perëndimit për t’i shtyrë interesat e saj strategjike globale.” Duke shtuar që, edhe pse Rusia ka një traditë të trashëguar ushtarake dhe diplomatike nga ish Bashkimi Sovjetik, asaj i mungon një instrument tjetër shumë i rëndësishëm për të ndikuar, e ai është aspekti para së gjithash ekonomik. Dhe mbi të gjitha, Rusia nuk ka një projekt “konkurues dhe ideologjik” përballë perëndimit, siç ka qenë me rastin e Bashkimit Sovjetik.

Duke analizuar periudhën e viteve 90-ta, Qehaja thotë që perëndimi më shpejtësi e ka shfrytëzuar dobësinë ruse për të përfshirë sa më shumë shtete nga ish kampi komunist në NATO dhe kryesisht brenda ombrellës të demokracive liberale. Megjithatë, ngutja që perëndimi dhe NATO shfaqi në drejtim të Ukrainës, ishte një strategji që nuk rezultoi me sukses, për arsyen e vetme që sipas Qehajes, “Ukraina për Rusinë është një vijë e kuqe.” Reagimi rus në Ukrainë ka bërë që tash NATO të shoh opsione tjera të bashkëpunimit duke ndërtuar një partneritet strategjik me Ukrainën dhe kjo tregon që kishte tërheqje nga plani fillestar që ishte për ta përfshirë këtë shtet brenda organizatës.

Ballkani Perëndimor, dhe më konkretisht, konteksti në mes Kosovës dhe Serbisë mbetet një mundësi ideale që Rusia të tentojë t’i shtyjë interesat e veta gjeopolitike edhe në këtë rajon të Evropës. Politika e jashtme ruse në përballje me perëndimin, “Kosovën e përdor” si mjet për të avancuar agjendën e saj dhe jo domosdo që të dëshmohet si një aleate e Serbisë. Sipas Qehajes, Rusia ka disa mënyra që të inlfuencoi brenda Kosovës, e ndër to më të efektshme janë: përdorimi i “Listës Serbe”, pastaj prezenca e tyre në UNMIK, dhe padyshim përmes zyrës së tyre në Prishtinë, e cila është në Kosovë përmes UNMIK-ut.

Sa i takon ndryshimeve në ardhje në administratën amerikane, Qehaja beson që SHBA nën udhëheqjen e Biden do të promovojë një politikë më tradicionale transatlantike dhe një qasje më të mirëmenduar në Ballkan, përfshirë edhe aranzhimet eventuale në lidhje më NATO-n.

——-

Image

 

Ky podcast mbështetet nga “Sbunker” përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura këtu janë të autorëve dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

Lexoni Gjithashtu

Debunking Articles

Pretendimi i ngritur nga Vudi Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobari, ka nënvlerësuar qeverinë e Kosovës, duke e lidhur këtë me pretendimet se...

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.