Në episodin e fundit të podcast-it të Alternativnës “Çelësi i Kosovës”, gazetarja Sanja Sovrlić dhe bashkëbiseduesi ynë Miodrag Marinković – drejtor ekzekutiv i OJQ-së Casa, në një diskutim të gjerë diskutojnë zgjedhjet e fundit të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor. Diskutimi prek aspekte të ndryshme kritike, duke hedhur dritë mbi sfidat me të cilat ballafaqohen serbët në Kosovë dhe dinamikën e ardhshme të dialogut Kosovë-Serbi.
Biseda në fillimin e saj adreson pengesat me të cilat u ballafaquan serbët në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe, ku u detyruan të udhëtonin në Serbi për të votuar. Marinković nënvizoi ndikimin e qëndrimit të Prishtinës për këtë çështje dhe dinamikën komplekse që ndikon në peizazhin zgjedhor.
Marinković analizon më tej reagimin e Beogradit ndaj vendimit për të mos mbajtur zgjedhjet serbe në Kosovë, duke iu referuar posaçërisht deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić. Duke folur për kohën dhe mënyrën e këtyre deklaratave, ai i referohet qëndrimit pasiv në të cilin ndodhet Beogradi në kontekstin e çështjes së Kosovës dhe të drejtave të serbëve në Kosovë.