Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Lajm i rremë për shifrat e të infektuarve me COVID-19

Mediumi “todaynews80.com” me datë 17 shtator ka publikuar një lajm ku pretendohet se në Kosovë  ka rritje të rasteve të të infektuarve me COVID-19.

Në titull të këtij mediumi shkruan se është rikthyer COVID-19, ndërsa në përmbajtje të lajmit përshkruhen të dhënat kontradiktore me ato të Ministrisë së Shëndetësisë ku thuhet edhe 128 raste janë aktive me koronavirus dhe se gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk ka raportuar për viktima. Më tej ky portal shkruan se, janë regjistuar 15 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 25 pacientë. Mirëpo, sipas raportit të fundit të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë më 17 shtator janë shënuar vetëm 2 raste të reja.

Image

Ky medium ka publikuar lajmin duke u bazuar në një artikull të KlanKosova.tv rreth rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë. Mirëpo në përmbajtje gjendet raporti i datës 16 shtator i Ministrisë së Shëndetësisë i cili thotë se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 15 raste aktive me COVID-19, ndërsa në total raste aktive janë 128.

Titulli i këtij lajmi është tendecioz dhe ka për qëllim rritjen e numrit të klikimeve, duke mos pasur parasysh ndikimin në publik. Lajmi nuk është i verifikuar dhe ka ndikim të madh në rritjen e shqetësimit dhe panikut në publik.

COVID- 19 vazhdon të jetë prezent në të gjithë botën dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në nivel global, numri i rasteve të reja javore është i qëndrueshëm në krahasim me javën e kaluar, me mbi 3.2 milionë raste të reja të raportuara. Numri i vdekjeve të reja javore është ulur në 17 % krahasuar me javën e kaluar, me mbi 9800 viktima të raportuara.

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.