Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kritikë

Vdekja e Zotit dhe Njeriu i fundit

Burimi: FreePik

Për Zotin, Tjetri është rivali, për Njeriun, Tjetri është kritiku

Zoti e ka krijuar Njeriun për argëtim, për tallje, (lojë dhe luftë) që të mos jetë i vetmuar dhe në mërzitje të skajshme në botë.

Njeriu me ta kuptuar historinë tragjike përse është krijuar, ka rënë në dëshpërim të thellë (mërzi e kulluar) nga i cili ankth historik është zgjuar dhe e ka menduar kryengritjen (njeriu i revoltuar sipas Albert Camus.)

Koncepti i vdekjes së tragjedisë është i Fridrich Nietzsches, ai jo vetëm që, më së pari tek Shkenca e gëzuarë, e pastaj tek Zaratustraë shpalli se Zoti është i vdekurë.

Dhe meqë Zoti është përzier në ëëështjet e njeriutë ë ky i fundit u shfaq si rival në sytë e Zotit, kurse me vdekjen e Zotit ë njeriu e tejkalon tragjedinë, pra kufirin e rivalitetit dhe i kthehet artit (poezisë) si strehë azili për shpëtim, por duke qenë i lindur (nga brinjët e Adamit) njeriu bart ekstraktet e krijuesit: mërzitjen e kulluar dhe vëren se është edhe ky i vetëm-në botë.

Gjatë kësaj gjendjeje njeriu shndërrohet në një Odise antik ose në Mbinjeri modern. Me fundin e historisë (Francis Fukuyama) për njeriun më sëka shpresë (ekzistencializmi) dhe ai si Odise e di se nuk do ta arrijë Itakën e tij dhe i vetëm, sië është, ai kërkon Tjetrin jo si armik (rival) por i vetëdijshëm se tjetri/tjetra është vetja dhe për të qenë vetja, ai/ajo duhet të jetë tjetri/tjetra (Vincent Descombes) dhe në këtë vetëdijesim tjetrin/tjetrën e sheh si të përbrendësuar në ëunëë ë si vetja (mëme [1]) e dytë, kritike e tij.

Nga kjo del se unë jam tjetër në unicitetin e dallimit.

Njeriu i vetmuar ë si Mbinjeri Nietzschean nuk zemërohet si Zoti/zotat homerikë tek Iliada ë që ndërhyjnë në çëhtjet njerëzore, për balancimin e frikës e ndonjëherë për nxitje të grindjes  por Njeriu i funditë ka nevojë për balancimin e dinjitetit (dignity/Fukuyama.)

Së këndejmi, Zoti/zotat e kanë krijuar tragjedinë si spektakël (për argëtim) kurse Njeriu-Tiran e ka përdorur si marionetë Njeriun-Bishë (gladiatorin) dhe të dytë e kanë imituar raportin tragjik të Zotit/zotave me Njeriun-gjysmëhyjni (Hektori, Akili…) kurse me vdekjen e Zotit/zotave, vdes edhe tragjedia, vetë tharmi i saj.

Tek Lindja e tragjedisë Nietzsche thotë se tragjedinë e nyjëton Apollonianja (arti, muzika dhe poezia) me Dionizianen (hedonizmi, vera, dehja dhe orgjitë.)

Nëse rikonstruktojmë një makinë Sheakspeariane, posaëërisht në truallin ballkanik (ku edhe është shtrati i lindjes së tragjedisë) do të shohim se ëdo tregim nis me një dashuri të madhe dhe përfundon me një luftë të madhe (Paridi i bukur dhe trim Menelau për Helenën e Trojës), pra nëse nisemi nga fillesa parake e dashurisë, natyrisht se nuk ka më tragjedi se sa ndalesa ose grabitja e saj.

Sipas Walter Kaufmannit, Platoni, duke imituar Zotin/zotat (Zeusin) për shkrimtarët e tragjedisë shkruan si një rival i tyre, madje kërkon përjashtimin e poetëve nga Polisi/Shteti, kurse Aristoteli ngrehet kundër Platonit, ai nuk është armik por gjykatës që di [2] (kritik i paanshëm që bë gjyq dhe ndan drejtësi.)

Tjetri për Platonin është armik i ëmuaë, kurse për Aristotelin Tjetri është ëpalëë e ëmuaë ë pra neutral dhe i matshëm.Homeri dhe Hesiodi u kanë përshkruar zotave gjithëka që mes njerëzve konsiderohet e pështirë ë pra për tëu hedhur: hajnia dhe xhelozia si dhe mashtrimin mes tyre. (…) Edhe zotat verbërohen ndonjëherë dhe sillen si të dalë mendsh. Por njeriu e ndien se është i matshëm me zotat si p.sh. Fjalët që Hektori ia thotë Akilit: ëE di se je trim me fletë/kurse unë më i lig, shumë/ por për besë, se a do të ta marrë jetën me heshtë edhe pse ma i lig jam/ e gjitha varet qysh ka thënë i Zot./sepse edhe heshta ime është e mprehtë në majë./(ëIliadaë: 379/Kënga XX.433 [3];

Edhe pse sipas Kaufmannit në tekstin homerik sëka bazë që njerëzit cilësohen si marioneta në duart/krahët e Zotave ë ashiqare ë shpesh janë të barabartë në fatet e tyre, ose fati ndërron destinimin.

Pra që me lindjen e tragjedisë nis vrasja e Zotave nga njeriu.

Nëse e kemi parasysh ëunin vetmitarë pra Zotin si ëqenieë = ëqenia e njohurë, Descombes e shtron pyetjen se prej kujt njihet kjo qenie. ëPrej meje, si individ i veëantë dhe i dallueshëm nga të ngjashmit e mië Prej cilitdo qoftëë Dhe këtu ndeshet idealizmi me solipsizmin që rrëzon tezën absurde sipas të cilës ai që shpreh cogiton nuk mund të bëjë ndryshe veëse të nxjerrë përfundimin: ekzistenca ime është e sigurt, ekzistenca jote shumë më pak, dhe, rrënjësisht, ëunë jam, pra ti nuk je [4]ë.

Nëse qenia pohohet në atë masë që njihet, cila është qenia e tjetritë ë pyet Descombes.

Duke marrë parasysh epin homerik (përleshjen e disa zotave ndërmjet veti dhe me gjysmëhyjnitë) del se nuk mund të ketë disa absolutë, pra disa zota njëkohësisht. Descombes thotë se një absolut i dytë (tjetri) shënjon domosdo një rival të të parit (uni, ego). Kalimi i cogitos në cogitamus nuk është aspak kalimi i ëunëë të meditimit vetmitar në ëneë. Sipas tij, në shumës, absolutët mbeten vetëm pretendentëë të absolutit, konkurrentë që i hanë kokën njëri-tjetrit duke u përlarë për fron.

Pra që këtu, me shfaqjen e Tjetrit nis mohimësia e Zotit.

Mbetet mbinjeriu nietzschean, po aq i vetmuar sa Zoti, por që jeton i dallueshëm nga Tjetri që nuk është kundërshti, sepse jemi një në dallim dhe ekzistenca jonë varet nga dy këndet: nga mohimi dhe pohimi.

Ky është njeriu i fundit, johistorik, i bërë, prandaj edhe fundi i tij.

Gjatë revolucionit të ë68-s në muret e Parisit ishte shkruar grafiti ironik që përmbyste modernitetin në postmodernitet: ëNjeriu ka vdekurë dhe poshtë kësaj shpalljeje (nën)shkruhej Zoti.

 

_______________

[1] Përkthyesi i librit të Vincent Descombes, Elvis Hoxha sqaron problemin e unicitetit ku përfshihen ëvetjaë dhe ëi njëjtië brenda termit mëme. Hoxha përpiqet të krijojë në tekst një afërsi mes dy termave duke shprehur idenë se vetja është gjithnjë brenda kufijve të së njëjtës. Sipas tij, vetja sëmund të përgjigjet veë se për një, ajo reziston si kuptim porsa thotë se është gjithnjë e njëjta.

[2] Kaufmann, Walter: ëTragedija i filozofijaë; Knjizevna Zajednica Novog Sada, 1989, fq. 11-32

[3]ëKaufmann pjesërisht përdor përkthimin e E.V. Rieu, 1950 (në serbisht Jelena Stakic.)

Nëse e bëjmë një krahasim të tekstit shqip (ëIliadaë; ëNaim Frashërië, Tiranë, 1979, përkthyer nga Gjon Shllaku, vërejmë dallime të mëdha, ndryshon edhe numërimi i vargjeve por edhe vetë ideja fillesë e tekstit homerik. (Kënga XX. 525; fq. 367 në shqip.)
Sipas Shllakut: ë…të njoh për trim e më kreshnik se veten. Por fati ynë qëndron nëprehrin e Zotaveë (tek Rieu është: në krah!ë), e, sado që më i dobtë se ti kam ndodhur, kushedi, me heshtë kam për ta shkulur shpirtin, pse majë të mprehtë ka edhe heshta ime.

[4]Descombes, Vincent; Vetja dhe tjetrit; ISP & Dita 2000, Tiranë, fq. 42.

 

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.