Zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tërheqin një vëmendje të madhe në mbarë botën, duke përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në podkastin e ri të Alternativna-s, gazetarja Sanja Sovrliq ka folur me ndihmësdrejtorin e Këshillit Atlantik, Luka Ignac, për rezultatet e mundshme të këtyre zgjedhjeve dhe ndikimin e tyre në politikën ndërkombëtare, veçanërisht në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Ignac vuri në dukje se fushata zgjedhore solli ndryshime të papritura, ku zëvendëspresidentja Kamala Harris arriti të forcojë pozitën e demokratëve, gjë që mund të ndikojë në vazhdimësinë politike drejt Ballkanit në rast të fitores së saj.
Nga ana tjetër, fitorja e mundshme e Donald Trump mund të çojë në një qasje transaksionale ndaj rajonit, me një rol më të madh për Evropën. Ndërsa liderët në Ballkan po i ndjekin nga afër këto zgjedhje, Ignac thekson se Ballkani nuk është aktualisht prioritet në axhendën e politikës së jashtme amerikane, gjë që komplikon më tej pritshmëritë për lëvizjet e ardhshme të SHBA-së drejt rajonit.