Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Perceptimet e rreme që njollosin Kosovën dhe faktet që dëshmojnë arritjet

Përvjetori i 9-të i pavarësisë së Kosovës po e gjen Kosovën me një mungesë atmosfere festive, si pasojë e një periudhe të gjatë të tensionit të brendshëm politik që e ka helmuar në njëfarë mënyre optimizmin tek opinionin publik. Fatkeqësisht tonet negative e pesimiste po hedhin rrënjë dhe po eklipsojnë arritjet e shumta të Kosovës së pavarur duke krijuar një perceptim joreal të zymtë për këtë shtet. E vërteta është që pavarësisht problemeve dhe vështirësive të jashtëzakonshme, Kosova ia ka dalë të eci përpara në konsolidimin e shtetit, madje në shumë raste ka ecur më mirë sesa vende të tjera të Evropës Lindore që nuk kanë pasur sfidën e shtet-ndërtimit dhe njohjes ndërkombëtare si Kosova. Damkosja negative që përpiqen tëia bëjnë brenda dhe jashtë vendit Kosovës, duke e portretizuar si shtet gati të dështuar, bazohet në paragjykime dashakeqe ose perceptime të rreme, sepse faktet shkencore tregojnë të kundërtën.

Problemi më i madh në vend është padyshim ekonomia mirëpo shpesh në Kosovë ka zëra pothuaj mazokist që e përmendin me zell të madh kurdoherë ëqë Kosova është vendi më i varfër në Evropë, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Nëse shikojmë të dhënat e të ardhurave për frymë del qartë që në kontinent Kosova lë prapa Gjeorgjinë, Armeninë, Ukrainën dhe Moldavinë. E vërteta është qëë pavarësisht vështirësive të brendshme politike, sfidave të shtet-ndërtimit dhe njohjes ndërkombëtare si dhe faktit që vitet e para të pavarësisë koinciduan me krizën më të madhe botërore të 70 viteve të fundit, Kosova ka pasur një rritje ekonomike solide, më të lartën në rajon, me mesatarisht diku tek 4.5 % në vit.

Për vitin 2017 është projektuar nga Banka Botërore një rritje prej 3.9% ndërkohë që për rajonin e Ballkanit Perëndimor rritja mesatarisht e parashikuar ka qenë 2.7%. Mirëpo kur flitet për konsolidimin e shtetit paralelisht me rritjen ekonomike është konsoliduar ndjeshëm edhe administrata tatimore dhe doganore të cilat nga raportet ndërkombëtare mburren se duhet të shërbejnë si model për vendet e tjera fqinje. Buxheti i shtetit nga 891 milionë euro që ishte në vitin 2007 në vitin e fundit para pavarësisë dhjetë vite më pas është 2 miliardë, pra më shumë se dyfishim. Pra kjo rritje nuk ka ardhur vetëm prej rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto, por prej rritjes me mbi 70% të të ardhurave tatimore e doganore pra prej përpjekjeve kundër informalitetit dhe kontrabandës si dhe shtrirjes së kontrollit të shtetit në gjithë territorin e republikës, përfshi këtu kontrollin e kufirit verior.

Përpos kësaj,në raportin e Lehtësirave për të bërë Biznes të Bankës Botërore mes 190 vendesh të marra në konsideratë, Republika e Kosovës renditet në vendin e 60-të duke lënë shumicën dërrmuese të vendeve prapa. Duhet patur parësysh që kur Kosova u bë anëtare e Bankës Botërore në vitin 2009 renditej në vendin e 113-të dhe ka bërë hapa gjigande në këto vite për tëu përmirësuar 53 vende prandaj për vite me kjo organizate e quante Kosovën ndër reformartorët më të mirë në Botë.ë Në një raport të ngjashëm të prodhuar po nga Banka Botërore me PëC që titullohet Pagesa e Taksave, dhe përfshin jo vetëm nivelin e taksave por edhe numrin dhe lehtësinë e pagesës së tyre, Kosova renditet në vendin e 43-të nga 189 shtete të përfshira në raport. Konsolidimin e ekonomisë së tregut e demonstron edhe raporti i përvitshëm i njohur fondacionit amerikan Heritage i quajtur “Indeksi i Lirisë Ekonomike”, i cili e pozicionon Kosovën në vendin e 46 mes 180 vendeve të marra në shqyrtim dhe të dytin në mbarë rajonin.

Një tjetër retorikë negative ëlidhur me ekonominë që dëgjohet dendur në Kosovë nga disa parti e përfaqësues të shoqërisë civile, është se kinse ekziston një i ashtuquajtur ësistem i egër neoliberalë si dhe njëfarë ëoligarkie politike e cila përdor shteti për përfitime privateë. Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë në Kosovë do të sundonte pabarazia ekonomike e cila në mënyre shkencore matet me koeficientin Gini. Ky koeficient është shpikur nga statisticieni italian Corrado Giniënë vitin 1912 për të matur nivelin e shpërndarjes së të ardhurave dhe të dhënat më të fundit për Kosovës janëë të Bankës Botërore të vitit 2013 që i japin indikatorin 26.7. Ky një është një tregues goxha i ulët i pabarazisë është i krahasueshëm me shtetet nordike të Evropës që konsiderohen nga të gjithë si shoqëritë më egalitare, si për shembull: Norvegjia 25.9; Islanda 26.9; Finlanda 27.3 apo Suedia 27.3. Vende të tjera të rajonit që janë në faza të ngjashme tranzicioni si Kosova e kanë nivelin më të lartë të pabarazisë se Kosova si për shembull: Shqipëria 29; Serbia 29.1; Mali i Zi 32.3; Bosnje Hercegovina 33.8 dhe Maqedonia 44.1. Me pak fjalë nëse do të kishte ndonjë kastë të pushtetshme e cila e ka kapur shtetin dhe bashkë me rrethin e vetë shoqëror do të grabisnin burimet dhe fitimet e një ekonomie,ë Kosova do të duhej ta kishte koeficientin Gini sa të Maqedonisë. Kjo tregon se këto pretendime të rreme që bëhen për kinse thellim të varfërisë e pabarazisë janë përralla populiste me qëllim të propagandës politike.

Një ndër retorikat kryesore denigruese që mbizotëron ndaj Kosovës është akuza për një nivel të lartë të korrupsionit. Mirëpo nëse krahasohet me vendet e tjera në tranzicion Kosova qëndron më mirë se mesatarja. Kështu për shembull në anketën e Bankës Botërore me biznese të bërë në vitin 2013, kur vinte tek pyetja për përqindjen e firmave që janë ballafaquar me të paktën një kërkesë për ryshfet, Kosova e ka 13.7% ndërsa përqindja mesatare për mbarë Evropën Lindore e Azisë është 18% ndërsa për të gjitha vendet është 17%. Në një studimi të ngjashëm të bërë për korrupsionin në Ballkanin Perëndimor nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për parandalimin e Drogës dhe Krimit, Kosova del me nivelin më të ulët në rajon të korrupsionit në sektorin e biznesit me 3.2% ndërsa Serbia e ka 17%, Shqipëria 15.7% dhe Maqedonia 6%.

Perceptimi për nivel të lartë korrupsioni mbizotëron jo vetëm tek zërat dashakeq ndërkombëtar por edhe brenda vendit sipas anketës së Transparency International mirëpo i njëjti raport tregon se përvojat janë krejt ndryshe. Konkretisht në raportin e vitit të kaluar tregohet se 65% të qytetarëve e shohin korrupsionin si problemin kryesor në vend mirëpo vetëm 10% e qytetarëve thonë se janë ballafaquar vetë me kërkesë për ryshfet. Kuptohet që mospërputhja e perceptimit me realitetin mund të shpjegohet me shumë shkaqe të mundshme, debati politik në Kosovë është shterp dhe nuk trajton ide apo projekte por kryesisht akuza personale korrupsioni , media hiperbolizon temat e korrupsionit e neglizhon tema të tjera me interes publik, ndjeshmëria ndaj korrupsionit mund të jetë aq e lartë në Kosovë sa edhe ai pak korrupsion që haset konsiderohet i tepërt e alarmant etj. por e vërteta është se shifra e realitetit 10% ishte me e ulta e rajonit. Interesante është se ky paradoks i hendekut të thellë mes reales dhe perceptimit manifestohet edhe tek anketa e sipërpërmendur e Bankës Botërore bërë ndaj bizneseve. Nëqoftëse për sa i përket përvojës vetëm 13.7% e bizneseve tregojnë se kanë ballafaquar kërkesë për ryshfet dhe mesatarja e rajonit të Evropës Lindore e Azisë është 18%, ky raport në mënyrë paradoksale përmbyset tek pyetja se sa firma e identifikojnë korrupsionin si pengesë të madhe ku Kosova del me 51% dhe rajoni e ka 23.5% pra më pak se gjysma. Kjo do të se në Kosovë bizneset, ashtu sikurse edhe qytetarët ballafaqohen me shumë më pak korrupsion se vendet fqinje por ankohen shumëfish më shumë.ë

Për sa i përket nivelit të demokracisë, studiuesit e shkencave politike përdorin gjerësisht bazën e të dhënave të quajtur Polity IV për të analizuar dhe krahasuar niveli i demokracisë në vende të ndryshme. Sipas këtij projekti prestigjioz, vendet që kanë treguesin 10 konsiderohen demokraci të plota, ato që e kanë nga 6-9 demokraci, nga 1-5 quhet anokraci e hapur (anokraci nënkupton diëka hibride mes autoritarizmit e demokracisë) , nga -5 deri në 0 anokraci e mbyllur dhe -6 e më pak konsiderohen autokraci. Të dhënat e fundit të këtij studimi të vitit 2015 i japin Kosovës indikatorin 8 pra e kualifikojnë si demokraci dhe e vendosin me të njëjtin nivel me Letoninë apo Belgjikën që janë anëtare të Bashkimit Evropian.ë Kur vjen puna tek liria e mediave, raporti Reporterët Pa Kufij i vitit 2016 e nxori Kosovën në vendin e 90-të, menjëherë pas Greqisë,ë duke lënë prapa shumë vende të tjera evropiane si Bullgaria, Maqedonia apo Mali i Zi.

Një tjetër damkë që përpiqen tëia vënë Kosovës është se kinse se ky ështet i dështuar është kriminalizuarë mirëpo të dhënat nga terreni tregojnë për të kundërtën. Analiza e të dhënave të vitit 2014 të UNODC për nivelin e vrasjeve e rendit Kosovën në vendin e 149-të për sasinë e vrasjeve ndërmjet 212 vendeve të marra në konsideratë. Kjo analizë bëhet duke patur parasysh numrin e vrasjeve për ëdo 100 mijë banorë dhe në vitin 2013 Kosova kishte 41 vrasje ose 2.2 për 100 000 banorë ndërkohë që në pozicion më të keq ishin vende më të zhvilluara si Lihtenshtejni me 2.7, Estonia 3.1, Mali i Zi 3.2, Letonia 3.9, SHBA 3.9, Shqipëria 4, Turqia 4.3, Lituania 5.5 etj.ë Duhet vënë në dukje se numri i vrasjeve në Kosovë u rrëzua në 35 në vitin 2014 dhe mandej në 25ë në vitin 2015 ose në më pak se 1.4 për 100 mijë. Kjo do të thotë se kur të dhënat për të gjitha vendet të përditësohen, me siguri renditja e Kosovës do të përmirësohet ndjeshëm. Faktikisht Kosova qëndron goxha mirë përkundrejt vendeve të tjera të Evropës edhe kur vjen fjala për analizën krahasimore të të tjera krimeve si trafikimi i drogës, trafikimi i qenieve njerëzore, krimet e dhunshme, prostitucioni etj.ë Prandaj kushdo që e quan Kosovën një vend të kriminalizuar është duke i bërë popullit kosovar një padrejtësi të rëndë e aspak të merituar.

Një tjetër sektor ku duket konsolidimi dhe avancimi i një shteti është padyshim ai i të drejtave të njeriut. Në këtë fushë burimi më serioz shkencor krahasimor ani pse paksa i vjetruar është baza e të dhënave Cingranelli-Richardsë (CIRI) për të drejtat e njeriut që mbështetet kryesisht në raportet vjetore të Departamentit të Shtetit. Me rëndësi për tëu marrë në konsideratë aty janë dy indekse ai i të Drejtës për Integritet Fizik i cili përmbledh të dhënat për ëështje si zhdukja, vrasja pa gjyq, burgosja politike apo tortura si dhe indeksi i Fuqizimit të të Drejtave që përmbledh të dhënat mbi të drejta si liria e shprehjes, besimit,ë lëvizjes së lirë, asociimit etj. Në vitin 2011 indeksi i të Drejtës për Integritet Fizik i Kosovës ishte 7 në një shkallë ku 0 konsiderohet minimumi e 8 maksimumi. Indeksi kosovar në këtë rast ishte më i lartë se i Italisë (6), Irlandës (6), Greqisë (6), Hungarisë (6), Bullgarisëë (5) ose i njëjtë me nivelin e Britanisë së Madhe, Gjermanisë e Suedisë. Indeksi tjetër i Fuqizimit të të Drejtave në vitin 2011 ishte 10 (ku maksimumi ishte 14) ndërkohë që Bullgaria e kishte 9,ë Rumania dhe Sllovenia e kishin 8, e Sllovakia 7.

Ekzistojnë të tjera analiza studimore krahasimore rigoroze të ngjashme me këto më sipër, për sektorë të tjerë, që demonstrojnë në mënyrë shkencore se njollosja që po i bëhet Kosovës është e pamerituar dhe se realiteti është shumë ndryshe nga perceptimi. Padyshim që gjendja nuk është e shkëlqyer dhe Kosova nuk është një fushë me lule,ë një rrugë shumë e gjatë ende ngelet për tëu bërë që Kosova të arrijë atje ku do të dëshironim dhe ku ka mundësi të shkojë. Po ashtu duhet thënë që Kosova mund të eci më shpejtë sepse nuk është duke vënë në punë plotësisht potencial zhvillimor që ka. Mirëpo kurrsesi nuk duhet të pranohen pretendimet nihiliste e disfatiste që mohojnë arritjet e shtetit më të ri në Evropë. Gjithashtu duhet thënë se Kosova ka nevojë për një debat publik më përmbajtësor të mbështetur në hulumtime serioze dhe fakte shkencore dhe jo për një qaramani kolektive të bazuar në perceptime të gabuara dhe intuitë emotive.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.