Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Mashtrimi me domen të Malajzisë, dërgohen SMS në emër të Postës së Kosovës

Foto: Posta e Kosovës
Foto: Posta e Kosovës

Përdoruesve të telefonive mobile në Kosovë u janë dërguar mesazhe kohët e fundit, duke u paraqitur kinse janë nga Posta e Kosovës, me qëllim mashtrimi ku kërkoheshin edhe llogaritë bankare.

Në përmbajtje të mesazhit shkruhej, “Posta e Kosovës: Pakoja juaj ka mbërritur në depon tonë. Nuk mund të dorëzojmë sepse informacioni i adresës është i pasaktë. Ne do të dorëzojmë brenda 12 orëve pasi të keni future informacionin e saktë”. Tekstit të mesazhit i është bashkëngjitur edhe një vegëz që paraqitet si “postakosoves.online”. Derisa prefiksi i Kosovës është +383, numri prej nga është dërguar mesazhi është +60 dhe i përket shtetit të Malajzisë.

Pas shqetësimve të ngritura, edhe Posta e Kosovës lajmëroi qytetarët e Kosovës se  mesazhet që u dërguan janë mashtrim.

Foto: Posta e Kosovës

“KUJDES TË SHTUAR!!! Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi. Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës. Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to”, shkruan në reagimin e Postës së Kosovës.

Më tej, kërkohet nga qytetarët e Kosovës të mos klikojnë në asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunojnë me numra që nuk janë të Postës së Kosovës.

“Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm”, shkruan në komunikatë.

Raste të tilla kur qytetarëve u kërkohen të dhënat në këtë formë apo përmes kërkesave për donacione, ka pasur edhe në të kaluarën. Qëllimi ka qenë të mashtrohen qytetarët dhe tu vidhen të dhënat personale dhe bankare përmes përmbajtjeve të rreme.

Para disa javësh ka qarkulluar në internet një faqe e rreme, përmes së cilës kërkoheshin donacione në emër të FSK-së. Por, ajo nuk ishte e krijuar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Ambasada e Kosovës në ShBA, e pati kualifikuar si një platformë të rreme e cila qarkullon prej vitesh, teksa i ka kërkuar diasporës të mos bie pre e mashtrimit.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

 

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.