Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Ndërtimin e nënstacionit policor në Zveçan, Petkoviqi e konsideron si pushtim të veriut

Pamje nga inaugurimi i nënstacionit të Policisë në Izvor, Zveçan. Burimi: Zyra e Kryeministrit

Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e populluar kryesisht me serbë vazhdojnë të nxisin reagime të zyrtarëve serbë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj vendosjes së gurthemelit të nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, tek e ka konsideruar këtë si pushtim të paligjshëm dhe të dhunshëm të veriut. Sipas tij, e vetmja gjë që Kurti po hap dhe ndërton në veri të Kosovës janë bazat policore dhe qendrat okupuese. “Për shkak të këtij militarizimi dhe fortifikimi të veriut të Kosovës dhe Metohisë, askush nuk duhet të habitet pse serbët po largohen nga veriu, sepse në okupimin policor që po bën nuk ka jetë për serbët në veri të Kosovës dhe Metohisë”, tha Petkoviq.

Petkoviqi ka pretenduar pa u mbështetur në fakte se ndërtimi i nënstacionit të ri policor në Zveçan ka për qëllim pushtimin e veriut. Ky pretendim i tij u shpërnda nga disa media serbe, si: Nin.rs, Rts.rs etj.  Kjo nuk është hera e parë që Petkoviqi ngre pretendime të pambështetura në fakte, të cilat i lidhin me kinse politikën e Prishtinës zyrtare për t’i dëbuar të gjithë serbët nga Kosova.

Reagimet erdhën pasi më 25 nëntor 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se është vendosur gurthemeli për ndërtimin e një nënstacioni policor në fshatin Izvor të Zveçanit. “Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare”, ka shkruar ai tek prezantoi edhe fotografi nga ceremonia e vënies së gurthemelit.

Aty morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Vazhdon të përmirësohet infrastruktura e Policisë së Kosovës, vazhdon të ngrihet niveli i sigurisë gjithandej Republikës”, ka thënë Sveçla.

Zyra e Kryeministrit ka dhënë më shumë detaje lidhur me vlerën e projektit dhe qëllimin e ndërtimit të tij. Shuma e ndarë për ndërtimin e nënstacionit është rreth 700 mijë euro, për të cilin u tha se do të ofrojë kushte të përshtatshme të punës për zyrtarët policorë, ku pritet t’i shërbejë edhe Policisë kufitare, që ka mandat sigurinë përreth kufirit dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale ndërkufitare. Aty u njoftua edhe për ndërtimet e tjera që po bëhen në veri, që lidhen me aspektin e sigurisë. “Të premten e javës që lëmë pas, është vënë gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë, e po punohet intensivisht në ndërtimin e objektit të Policisë dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) në Leshak, ku vumë gurthemelin para një muaji. Të gjitha këto investime po bëhen me qëllim të sigurimit të kushteve të dinjitetshme të punës për policët tanë, të cilët shërbejnë në këtë pjesë, dhe ngritjes së kapaciteteve për ofrimin e sigurisë për vendin tonë”, shkruan në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.