Sipas disa pikëpamjeve teorike, kombet janë entitete relativisht të vonshme në historinë njerëzore. Ato janë konstruktuar në modernitet. Në literaturë, këto pikëpamje quhen me një emër përmbledhës “teoria konstruksioniste ose moderniste”. Në mesin e teoricienëve të këtij drejtimi është edhe antropologu shoqëror dhe filozofi Ernest Gellner. Në librin e tij “Kombet dhe nacionalizmi” të botuar në shqip me përkthim të Mentor Aganit, në Prishtinë në vitin 2009, autori ofron një shpjegim të lindjes së kombeve dhe të rolit të lëvizjeve nacionaliste në këto procese. Për të diskutuar rreth këtij libri, na bashkohet Agnesa Haxhiu, pedagoge e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Për më shumë rreth teorisë së kombit dhe nacionalizmit, shih shkrimet: “Ardhja e kombit sipas teorisë moderniste” dhe “Ardhja e kombit sipas teorisë etno-simboliste” të Gëzim Selacit
Linku në Spotify.