Connect with us

Hi, what are you looking for?

Podcasts

Episodi 7: ” Konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës” – Mysafir: Gëzim Visoka

Para dhjetë ditësh, Kosova shënoi 13 vjetorin e shpalljës së Pavarësisë së saj. Përgjatë kësaj periudhe, nuk ishin vetëm problemet e brendshme ato që sfiduan shtetndërtimin tonë. Njohjet e kufizuara dhe mungesa e konsolidimit ndërkombëtar bën që Kosova të sfidohet edhe në rrafshin e jashtëm. Sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, vendin tonë e kanë njohur 117 shtete të botës, numër ky relativisht i konsiderueshëm, por megjithatë i pamjaftueshëm për tu bërë pjesë e plotë e rendit ndërkombëtar.

Pranimi në organizata multilaterale, siç është rasti me; Kombet e Bashkuara, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në nuk duket i afërt. I koklavitur është edhe raporti që Kosova ka me Bashkimin Evropian dhe NATO-në. Pesë nga 27 anëtaret e  BE-së nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, dhe për kërë arsye, BE ka një qëndrim të ashtuquajtur neutral ndaj nesh. Po ashtu, katër nga 30 anëtaret e NATO-së mbajnë të njëjtin pozicion refuzues ndaj Kosovës si shtet i pavarur, megjithëse, është misioni i NATO-së ai që garanton sigurinë e Kosovës. E parë në këto parametra, Kosova ka një rrugë të gjatë të konsolidimit ndërkombëtar të saj.

Në ndërkohë, Serbia në vitet e fundit ka nisur një fushatë të lobimit kundër Kosovës, duke bërë që disa shtete të tërheqin njohjen për Kosovën. Sipas ministrit të jashtem serb, Ivica Dačić, deri më tash, Kosovën e kanë ç’njohur mbi 15 shtete. Kjo fushatë ka nxitur një reagim edhe nga institucionet e Kosovës. Në vitin 2018, Qeveria e Kosovës, si kundërpërgjigje për fushatën dhe pengesën në anëtarësim në Interpol, Kosova vendosi taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë.

Fushata e ç’njohjes që Serbia ka ndërmarrë, ka nxitur debat edhe në mes akademikëve sa i takon vetë  aktit të ç’njohjes si dhe cfarë do të thotë ky akt në të drejtën ndërkombëtare. Për këtë qëllim, në këtë podcast kemi të ftuar studiuesin, Dr. Gëzim Visoka. Gëzimi është Profesor i Asociuar i Studimeve të Paqes dhe Konfliktit në Universitetin e Qytetit të Dublinit (Dublin City University) në Irlandë. Është autor i disa librave, po ashtu, është bashkë-redaktor i një numri të madh librash e artikuj shkencorë. Libri i fundit që Gëzimi aktualisht po merret është pikërisht “Ç’njohjet e shteteve,” ku rasti i Kosovës është pjesë e rëndësishme e librit.

Gjatë diskutimit, Gëzimi, fillimisht ndalet tek pjesa e politikës së jashtme të Kosovës dhe fushatën e Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës. Kosova ka ndjekur dy mënyra për të konsoliduar shtetësinë e saj; “njohjet bilaterale dhe anëtarësimi në trupa ndërkombëtar” thotë Gëzimi. Sa i përket njohjeve bilaterale, thotë që “e kemi kaluar atë masën kritike, por jo mjaftueshëm.” Sidoqoftë, fushata që Serbia ka filluar para disa viteve, ka bërë që një numër i shteteve që e kishin njohur Kosovën, ta tërheqin atë dhe kështu kemi një numër më të vogël të shteteve njohëse. Gëzimi vazhdon me analizën duke thënë që Kosova do të duhej të siguroj edhe të paktën 30 njohje të reja, “në mënyrë që të futet në agjendën e Asamblesë së Kombëve të Bashkuara.”

Në lidhje më anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, “Kosova është më keq sesa është menduar.” Edhe pse Kosova është anëtarë e një numri të nismave rajonale, ajo nuk është pjesë e atyre organizatave që janë më kryesore, “OKB, Këshillit të Evropës, OSBE, BE, NATO-së etj.”

Një prej kritikave që Gëzimi jep në lidhje më ç’njohjet që kanë ndodhur, është që Kosova nuk ka treguar kujdes me shtetet që e kanë njohur, pra, “Kosova nuk i ka kultivuar ato njohje.” Kosova ka pasur një “përceptim të gabuar që njohja përkthehet në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.” Institucionet e Kosovës dhe liderët e saj, vetëm pas aplikimit në UNESCO dhe dështimit e kanë kuptuar që njohja nuk përkthehet me automatizëm në mbështetje për anëtarësim në organizata ndëkombëtare. Dhe siç duket, dështimi në UNESCO ka qenë një moment kthese në politikën e jashtme të Kosovës, ku është kuptuar që “njohjet bilaterale janë tepër të rëndësishme dhe nëse e kultivon marrëdhënien mund të prisni që ato shtete të mbështeten në platforma multilaterale.” Sipas Gëzimit, Kosova duhet të ndërtoj një diplomaci aktive, nëse synon që të bëhemi pjesë e një sistemi ndërkombëtar. Duke sugjeruar që paralelisht më mbështetjen që Kosova ka marrë nga partneret e saj, duhet që të ndërtojë një politikë më të pavarur, e sidomos në disa rajone të botës.

***

Image

 

Ky artikull mbështetet nga “Sbunker” përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura këtu janë të autorëve dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.