Ardhja e modernitetit i atribuohet, para së gjithash, Revolucionit industrial, i cili ka sjellë një proces të ndryshimeve rrënjësore shoqërore që quhen me termin “modernizim”. Teorizimit të modernizimit, çfarë është saktësisht ai, cila është zanafilla e cilat janë pasojat e tij, i kanë kontribuar shumë sociologë, ndër ta edhe sociologu Anthony Giddens në librin e tij “Pasojat e modernitetit” të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2013 dhe të përkthyer nga Valbona Nathanaili, Fatos Tarifa dhe Blerjana Bino. Për të diskutuar argumentet e librit, na bashkohet Trina Hoti, studente e masterit në Sociologji në Universitetin e Prishtinës.
Lexoni Gjithashtu
Debunking
Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....
Opinion
Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...
Analizë
Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...
Çelnaja
Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...