Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Spekulimet e mediave serbe se kinse Policia e Kosovës planifikoi arrestimin e serbëve gjatë Vidovdanit

*Përgatiti: Ridona Berisha

Më 26 qershor, portali serb Novosti publikoi një artikull me titull, “Prishtina po planifikon të bëjë arrestime edhe më massive dhe brutale të serbëve në ditën e vizitës: Instalohen kamera në Gazimestan”. Megjithë titullin tendencioz, ky pretendim nga Novosti nuk mbështetet edhe në përmbajtjen e artikullit.

Në artikullin e publikuar, Novosti e përmend si burim vetëm redaksinë e tyre, pa ofruar të dhëna apo fakte për pretendimet e bëra. Ndërsa sa i përket pretendimit se “janë vendosur kamera përreth zonës”, në tekst nuk ofrohet ndonjë fotografi ku do të konfirmohej një gjë e tillë.

Mediumi serb i cili ka shtrirje edhe në lokalitetet serbe në Kosovë, ka tentuar të shkaktoj frikë në mesin e qytetarëve të këtij komuniteti, duke shkruar se Policia e Kosovës ka planifikuar t’i torturojë vizitorët për festën e Vidovdanit të cilën serbët historikisht e festojnë në Gazimestan, në afërsi të Prishtinës.

“Plani ishte për arrestime shumë më brutale dhe masive të serbëve, i cili ndodh çdo vit në festën e Vidovdanit në Gazimestan”, shkruan në artikull.

Lajmi i njëjtë u shpërnda edhe nga media tjera pro Vuçiqit si: Alo, Informer, Srbija Danas dhe Kurir.

Lidhur me këto raportime ka shkruar edhe i ashtuquajturi kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Millovan Drecun. Sipas tij, qëllimi i Kurtit është që serbët të mos jetojnë fare në Kosovë.

“Kurti ka hartuar një listë prej rreth 350 serbëve, të cilët i quan terroristë, dhe popullit serb i është ngushtuar hapësira për veprim. Pas bllokadave të vitit të kaluar, është kërkuar që të mos ketë më barrikada, edhe pse Prishtina vazhdimisht po e bën këtë duke vendosur postblloqe policore në veri të Kosovës”, ka thënë Drecun.

Në lidhje me këtë pretendim, Policia e Kosovës nuk ka publikuar ndonjë plan se do të ketë arrestime masive të serbëve, ashtu siç pretenduan mediat nga Serbia. Mirëpo, më 27 qershor, një ditë para festës Vidovdanit, Policia e Kosovës (PK) doli me një komunikatë për media, përmes së cilës njoftoi qytetarët për veprimet operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend.

“Referuar planifikimeve policore, menaxhmenti i lartë i PK-së kanë pritur në takim zyrtarë partnerët ndërkombëtar, të cilët i kanë njoftuar lidhur me planifikimet dhe aktivitetet policore për ditën e nesërme, planifikime këto që kanë për qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në deklaratën zyrtare nga PK.

Ndërkaq Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një ndalim të vetëm që i është bërë djalit të presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq. Atij i është larguar bluza me mbishkrime kundër shtetit të Kosovës i cili ka hyrë si qytetar i rëndomtë dhe kësisoj nuk janë aplikuar procedura të veçanta pas ndalimit as nuk ka pasur arrestim të tij, siç pretenduan mediat serbe. “Policia e Kosovës kanë marr vendim të ndalin dhe të kontrollojnë veturat që janë sjell në mënyrë të çuditshme dhe atij i është larguar bluza. Me kaq e gjitha ka përfunduar dhe ata janë larguar në Serbi”, ka thënë Sveçla në një prononcim për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që mediat serbe raportojnë për hamendësime të tilla. Edhe në rastet e kaluara, disa media dhe politikanë serb në vazhdimësi kanë spekuluar se kinse qeveria e Kosovës ka përpiluar lista me emrat e serbëve të cilët do të arrestohen dhe burgosen. Por, kjo e dhënë nuk është konfirmuar asnjëherë me ndonjë dëshmi konkrete.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit“Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.