Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Aktivitete

Sesioni i Parë i Ligjëratave “Rinia Kosovare e Bashkuar Kundër Radikalizmit”

Me datën 2 tetor, Sbunker në bashkëpunim me Alternativnan mbajti sesionin e parë të ligjëratave  me të rinj nga të dy komunitete, në kuadër të projektit “Rinia Kosovare e Bashkuar Kundër Radikalizmit”. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të rrisë kapacitetet e të rinjve në Kosovë për t’u bërë agjentë proaktivë në promovimin e paqes dhe pajtimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme. Objektivi është të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve kosovarë për strategjitë dhe taktikat e përdorura nga ekstremistët në të gjitha spektret duke përfshirë grupet ekstreme të së djathtës ekstreme, etno-nacionalistët dhe radikalët fetarë, duke i pajisur ata me mjetet dhe njohuritë e nevojshme për t’iu kundërvënë dhe rezistuar këtyre taktikave.

Ligjërata e mbajtur nga Alban Bokshi u fokusua në aspektin historik të së djathtës ekstreme, duke filluar nga periudha se kur lindën këto ideologji, kontekstin historik që e mundësoi ardhjen e tyre në pushtet e deri te filozofia prapa tyre. Ligjërata vuri theksin te Fashizmi italian dhe Nazizmi gjerman si dy format më karakteristike dhe shkatërrimtare të ideologjive ekstreme. Të rinjtë mësuan për karakteristikat definuese të këtyre ideologjive si, nacionalizmi ekstrem, racizmi, totalitarianizmi, mobilizimi i masave dhe nënshtrimi i individëve, mohimi i të drejtave të njeriut, glorifikimi i të kaluarës dhe ngritja e kultit të liderit, kufizimi i të drejtave të grave dhe eksploatimi ekonomik.

Ligjërata u pëmbyll me një diskutim të gjallë dhe me pyetje të shumta nga të rinjtë, të cilët tërhoqën paralele të shumta mes asaj periudhe historike dhe ringritjes të së djathtës ekstreme dhe ideologjive totalitare në rajon, Evropë dhe gjithandej në botë.

Ky projekt përkrahet nga YIHR-KS, financuar nga USAID Kosovo, dhe implementohet nga Sbunker ne bashkepunim me organizatën Alternativna

 

Lexoni Gjithashtu

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analizë

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.