Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Kosova në diskursin e politikës së jashtme ruse

Kosova në diskursin e politikës së jashtme ruse

Tanimë dihet qëndrimi i Politikës së Jashtme Ruse në raport me Kosovën dhe është marrë vesh në pothuajse gati të gjitha instancat ndërkombëtare ku përfaqësuesit Rusë mund të flasin. Por, pse Presidenti i Federatës Ruse flet për Kosovën nga një këndvështrim tjetër dhe a po keqkuptohet nga opinioni në Kosovë ajo se çka thotë Putin për Kosovën?

Në pjesën e parë të intervistës së dhënë gazetës të përditshme gjermane Bild, Putin ndër të tjera thotë se “…sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, cdo popull ka të drejtë në vetëvendosje. Vetëm merrni Kosovën si shembull, kur institucionet e Kombeve të Bashkuara vendosën se Kosova do të jetë e pavarur nga Serbia dhe interesat e Qeverise së Serbisë duhet të subordinohen…” duke vazhduar më tutje se “…nëse Kosovarët kanë të drejtë në vetëvendosje, pse këtë të drejtë nuk duhet ta kenë populli i Krimeas? Unë them se çdokush duhet të nënshtrohet rregullave ndërkombëtare…”.

Interpretimi i kësaj deklarate se tanimë pozicioni Rus ndaj Kosovës ka ndryshuar dhe Putin po kërkon shkëmbim të ‘njohjes së Kosovës me njohnen e aneksimit të Krimesë’ por e vërteta qëndron se pozicioni Rus vetëm se është përshkallëzuar ndaj Kosovës. Duke marrë parasysh se Krimea legalisht është pjesë e Ukrainës, Putin e di shumë mirë se as Bashkimi Evropian e as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ndryshojnë qëndrimin rreth Krimesë. Prandaj, përdorimi i shembullit të Kosovës, është vetëm ngacmimi i vazhdueshëm që Putin i bën përëndimit duke ju thënë se Rusia është poaq fuqi ndërkombëtare sa edhe NATO dhe ShBA.

Interpretimi i kësaj deklarate duhet të shkon përtej asaj se çka Putin thotë për gazetën gjermane. Kjo deklaratë duhet të shihet nga perspektiva e Politikës së Jashtme Ruse dhe dëshirën e Putin të përdorë rastin e Kosovës dhe Intervenimit të NATOs në ish Jugosllavi për të justifikuar intervenimin dhe aneksimin e Krimeas në Ukrainë. Natyrisht se Putin “harron” të flet edhe për Marrëveshjen e vitit 1994 kur Ukraina heq dorë nga armët bërthamore në shkëmbim të ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit. Pasi kjo e fundit ka dorezuar armët në Federatën Ruse, marrëveshja nuk respektohet tanimë.

Gjithashtu, deklarata e Putin vjen në kohën kur Dmitry Rogozin, njëri ndër zëvendës-kryeministrat në Federatën Ruse vjen në Serbi duke premtuar paisjen e Serbisë me raketat S300 të destinuara për operacione tokë-air duke potencuar se “jemi të gatshëm të përkrahim aleatin tonë ballkanik duke e konsideruar sa më shpejt kërkesën”. Kjo gjithsesi është në linjë të drejtëpërdrejt me atë se çfarë ka deklaruar Putin për Kosovën.

Qendrimi rus për Ballkanin tanimë është i njohur edhe me tentim ‘interferimin’ ndaj Malit te Zi kur këtij të fundit ju ofrua vendi në NATO dhe kjo dëshmon edhe një herë tezën se Politika e Jashtme Ruse është aktive në Ballkan përmes Serbisë duke përdorur Serbinë në dy anët: si karrotë dhe si shkop. Si edhe është konkluduar në një studim të publikuar nga Instituti për Studime të Evropës Lindore në Lublin të Polonisë për ndikimin rus në Ballkan. Një ndër të thënat në këtë studim është edhe se “në sytë e Federatës Ruse, Ballkani paraqet një mundësi për të shantazhuar Përëndimin pasi që ky regjion është jostabil politikisht dhe shtetet janë të armiqësuara dhe me pak progress me njëra tjetrën në krijimin e marrëdhënjeve të mira. Duke konsideruar politikat e jashtme agresive të Putinit dhe ndryshimin e interesave të ShBA në Evropën Lindore dhe në Paqësor, Ballkani paraqet ambientin ideal për konfrontimin mes Rusisë dhe interesave Euro-Atlantik(62-81).”

Pozicioni i Politikës së Jashtme Ruse nuk ka ndryshuar në rastin e Kosovës dhe përmendja e Kosovës në intervistën e dhënë gazetës Bild është vazhdë e përmendjes së Kosovës në këtë kontekst. Putin ka përmendur Kosovën edhe kur ka përmendur Osetinë Jugore dhe Abkhazinë në rastin e intervenimit në Gjeoergji. Gjithashtu, politika Ruse ka bllokuar Kosovën në shumë qarqe ndërkombëtare duke përfshirë propozimin e Martti Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 2008 i cili raport rekomandoi që Kosova të shpallë Pavarësi të mbikqyrur nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Duhet parë edhe kontekstin gjeo-politik të Politikës së Jashtme Ruse në Ballkan dhe faktin që në vitin 2010, Rusia ka ndërtuar bazën e madhe në Nish të Serbisë e cila është ndërtuar si bazë me karakter humanitar ku airoplanët rusë do të operonin në rast të fatkeqësive humanitare dhe natyrore. Nga kjo bazë, ka kapacitete të survejohet edhe baza amerikane në Rumani si dhe Kosovë por edhe të akomodohen trupa ruse në rast nevoje për bashkëpunim me njësitet e Ushtrisë Serbe në Nish. Në fakt, deri më tani, edhe ka patur ushtrime të përbashkëta mes trupave ruse dhe atyre serbe në komunën Ruma të disejnuara për ushtrime anti-terror. Kjo bazë ajrore është vendosur strategjikisht afër Kosovës e cila paraqet një skenar ideal për inicim të konfliktit.

Në kontekstin e rëndësisë së Kosovës për Politikën e Jashtme Ruse, mund të thuhet se është gati inegzistente por në realitet, Kosova vetëm paraqet kartën e hapur që Putin përdorë për të krijuar alibinë e tij për politikat e jashtme dhe agresivitetin në doktrinën e re ‘intervencioniste’ të Politikës së Jashtme Ruse. Kosova ka ndodhur të jetë në rrugë të kësaj politike dhe është bërë argument goditës.

Fakti qëndron se Rusia është e gatshme të njoh realitetin e krijuar në Kosovë poaq sa është i gatshëm Bashkimi Europian dhe ShBA për ta njohur aneksimin e Krimesë nga Rusia, gjë që nuk ndodhë për shkak të konsekuencave tjera në linjë që mund të shkaktohen.

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.