Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

A e fitoi me të vërtetë Mali i Zi, COVID-19?

Fundi i epidemisë në Mal të Zi u shpall më 2 qershor. Nga vala e parë, vendi doli me bilancin vijues: 324 të infektuar dhe 9 të vdekur. Mali i Zi tani po përballet me sfida ekonomike dhe sezoni turistik është i diskutueshëm. Vlerësimet fillestare tregojnë qartë se të ardhurat nga turizmi do të ulen me 70 për qind!

Sipas ekspertëve përkatës, vendet me popullsi të vogël, siç është Mali i Zi, po kështu edhe me dendësi të ulët të popullsisë, kanë predispozitë për ta vënë në kontroll epideminë me sukses.

Paralelisht me shpalljen e epidemisë, popullsia u bombardua nga media me kronika të zeza dhe bilancet ditore nga vendet e tjera të Evropës (Italia, Spanja, Britania e Madhe). Mbizotëronte një ndjenjë frike dhe pasigurie kur numri i të sëmurëve dhe të vdekurve do të rritej ndjeshëm, domethënë kur Mali i Zi do të përjetonte atë “pikun” e frikshëm të grafikut që tregon përparimin e pandemisë.

Në konferencat për shtyp të Trupit Koordinativ Kombëtar për Sëmundjet Infektive (TKK) informohej çdo ditë për rastet e të sëmurëve dhe të vdekurve, si dhe për mundësitë për krijimin e të ashtuquajturave grupime ose pikat e nxehta të epidemisë. Duke pasur parasysh se në situata të tilla, për fat të keq, në vend të arsyes dhe ndërgjegjes, partnerët më të mirë janë frika dhe paniku, në Mal të Zi qarkullonin informacione të pavërteta rreth qindra të infektuarve dhe paralajmërime për “skenarin italian”.

Tani ka një përshtypje të përgjithshme midis qytetarëve që kemi kaluar nga një ekstrem në tjetrin brenda natës – nga masa drakoniane, parashikime të pafavorshme dhe pasiguri, deri te kompletimi i relaksimit dhe thirrjeve nga Qeveria për fillimin e pushimeve verore në Mal të Zi.

Pandemia KODIV-19 i ka provuar botës se virusi nuk njeh kufij. Atmosfera në Mal të Zi në fund të vitit 2019 nuk tregoi se çfarë lloj jete mund të presim në muajt e ardhshëm. Në dhjetor u miratua në parlament Ligji për lirinë fetare, i cili futi ndarje të reja në shoqërinë malazeze. E gjithë vëmendja e opinionit ishte e përqendruar në rezultatin e këtij ligji, në mënyrë që të gjitha temat e tjera të liheshin mënjanë. Borxhet e mëdha për të mbështetur ekonominë e paqëndrueshme, investimet në ndërmarrjet kombëtare që kanë rezultuar të pasuksesshme, madje dhe pandemia me KOVID-19 kanë kaluar pa u vënë re nga opinioni publik.

Të fundit në Evropë me rastin e parë të infeksionit

Me njoftimet e tij të rregullta, Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi informon publikun për përparimin e pandemisë në botë, si dhe për rrezikun për vendin tonë. Mali i Zi, për shkak të një kombinimi të disa rrethanave, është vendi i fundit në Evropë që regjistroi rastin e parë të infeksionit. Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive ka miratuar paketën e parë të masave për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Ato hynë në fuqi më 16 mars dhe pritej të zgjasin të paktën 15 ditë. Masat përfshinin: ndërprerjen e punës së institucioneve arsimore, ndalimin e të gjitha tubimeve publike në Mal të Zi, ndalimin e vizitave në spitale dhe burgje dhe hyrjen e të gjitha anijeve dhe ndalimin e jahteve dhe kroçereve. Më 17 mars, ishin dy rastet e para të infeksionit që u regjistruan në Mal të Zi. Reagimet e popullatës ishin nën ndikimin e panikut, që solli rradha të gjata në dyqane dhe depozitimin e sendeve ushqimore, të cilat, sipas sasive, do të ishin të mjaftueshme për madje edhe katër muaj konsumim. Shumë shpejt u paraqit mungesë e pajisjeve mbrojtëse (doreza, maska) dhe dezinfektues që përdoren për disa qëllime. Fatkeqësisht, kërkesa e lartë për dezinfektues ka bërë që pronarët e disa farmacive të dyfishojnë çmimin e tyre. Sipas Ministrit të Ekonomisë, një veprim i tillë nuk përbën shkelje të  ligjit, por nga ana morale nuk është i drejtë.

Megjithëse masat parandaluese u morën në kohën e duhur, Qeveria malazeze dhe Trupi Koordinativ Kombëtar për Sëmundjet Infektive fillimisht nuk e informuan publikun për kapacitetin e objekteve shëndetësore, rezervat e materialeve të disponueshme, pajisjet mbrojtëse, numrin e testeve dhe respiratorëve. Kjo ka hapur hapësirë ​​të mjaftueshme për mosbesim shtesë dhe pasiguri në cilësinë e sistemit të kujdesit shëndetësor malazez nga një numër i caktuar qytetarëve. Me fjalë të tjera, mosbesimi dhe pasiguria u nxitën më tej nga skandalet e korrupsionit që tronditën Malin e Zi vitin e kaluar dhe u vërtetuan se kanë shkaktuar miliona dëme në buxhetin e shtetit. Mediat e pavarura në Mal të Zi kanë transmetuar apel nga  punonjësit e kujdesit shëndetësor se ata nuk kanë pajisje mbrojtëse  (një shembull specifik ishte shefi i repartit të sëmundjeve të organve të brendshme në Spitalin e Ulqinit).

Kur u kthyen në vend, qytetarët malazez që ishin jashtë vendit u vendosën në karantina të adaptuara (14 ditë në objekte të kthyera në karantina gjatë pandemisë dhe 14 ditë në shtëpi). Në ditët e para, kur regjimi i izolimit nuk ishte ende i qartë, kishte dëshmi të shkeljeve individuale të masave të vendosura. Pastaj, në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi u shfaq një listë e të dhënave personale për të gjithë ata të cilëve u janë shqiptuar masa të tilla. Reagimet e opinionin  ishin të ndryshme lidhur me këtë raste, ndërsa disa organizata dërguan kërkesa për të vlerësuar kushtetueshmërinë  e këtij veprimi.

Me vendosjen e shtetrrethimit ose orës policore, ndalimet dhe kufizimet e lëvizjes, numri i njerëzve që nuk iu bindeshin masave dhe rregulloreve po shtohej çdo ditë. Gjobat ishin ndër më të lartat në rajon (nga 800 në 2,000 euro) dhe qytetarët që kryenin vepra penale i mbanin për disa orë në ambientet e qendrave të sigurisë, ku nuk ishte e mundur as të praktikohej distanca e rekomanduar fizike. Pakënaqësitë dhe mosbesimi i qytetarëve po rriteshin dhe pati edhe konfirmime se ligjet nuk zbatoheshin në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Me rritjen e numrit të rasteve të regjistruara, masat u forcuan edhe më tej. Objektet e hotelierisë, qendrat tregtare, dyqanet artizanale u mbyllën… Pavarësisht deklaratave të mëparshme nga ministritë dikasteriale se nuk do të ketë pasoja për ekonominë, shumë familje kanë rënë në varfëri për shkak të humbjeve të vendeve të punës dhe pagesave. Paketat e ndihmës qeveritare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë arritur të ndihmojnë punonjësit në një mënyrë, por punëtorët dhe kompanitë në fushën e të ashtuquajturave “Ekonomia gri” u gjendën të pambrojtur. Përkatësisht, punonjësit e tillë nuk njihen në sistem, megjithëse aktiviteti i tyre në një farë mënyre sjell kapital “të gjallë” në sistemin ekonomik malazez, në një mënyrë tjetër e dëmton atë në planin afatgjatë.

Edhe pse është shpallur paketa e tretë e ndihmës, ajo ende nuk është dhënë. Qeveria po përpiqet të largojë vëmendjen e publikut nga përplasjet me opozitën (në Budva ka pasur një riformatim të vullnetit elektoral të qytetarëve. Që nga viti 2016, PSD (DPS) dhe partnerët e koalicionit kanë qenë në opozitë në këtë qytet. Me caktimin e një prej anëtarëve të bordit të PSD-së (DPS) po mundohet të ndryshohet qeveria, me skenarë të ngatërruar dhe të pakëndshëm  në baza ditore,  përpara Ndërtesës të Komunës.

Makedonija i KOVID 19 Cudovisteto so dolg vratBurimi: balkaninsight.com

Vend i vogël, sfida të mëdha të sistemit shëndetësor

Ndërsa institucionet arsimore ishin ndër të parat që u mbyllën, më 23 mars u organizua, mësimi në distancë, nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe në bashkëpunim me televizionet kombëtare. Përmbajtja e paraqitur rregullisht i përmbaheshe programit shkollor, por vitin e ardhshëm me siguri do ta dimë se sa me sukses u përvetësua materiali shkollor. Një nga gjërat më të mira që ka ndodhur është rritja e përmbajtjeve edukative-arsimore në televizion. Ka indikacione se në të ardhmen një pjesë e mësimdhënies (shtesë) do të kryhet në këtë mënyrë.

Gjatë pandemisë, të gjitha ndërhyrjet mjekësore për pacientët që nuk u kërcënohet jeta janë ndërprerë. Pacientët me onkologji patën mundësinë që të vazhdojnë me terapitë e nevojshme që morën në ambientet e kujdesit shëndetësor, por pjesa tjetër u lanë në pritje dhe në agoni. Duke pasur parasysh që Mali i Zi është ndër vendet me popullsinë më të ulët (625.266 banorë dhe dendësia e popullsisë është 45.27 / km2), nuk duket se do të jetë një sfidë e madhe për të krijuar një sistem shëndetësor në të ardhmen që do t’i rezistojë të gjitha emergjencave dhe paralelisht të zhvillojë aktivitetet e tij të rregullta.

Duhet të kihet parasysh se të gjitha masat dhe vendimet e imponuara në të vërtetë janë politike, dhe janë marrë në konsultim me ekspertëtë e fushës. Gjithashtu në Mal të Zi, si dhe në vendet e rajonit, ky është një vit zgjedhor, kështu që lëvizje të caktuara nga qeveria aktuale janë interpretuar si një fushatë parazgjedhore. Respektivisht, partia në pushtet tashmë ka hyrë në fushatën zgjedhore përmes përfaqësimit të mediave, shpërndarjes së ndihmave dhe përmes punës së Trupit Kordinativ Kombëtar për Sëmundjet Infektive. Partia në pushtet e ka përcaktuar 30 gushtin si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve (sa për rikujtesë: zgjedhjet e mëparshme parlamentare ishin në tetor të vitit 2016.

Sipas sondazheve të opinionit publik, qytetarët malazezë besimin më të madh e kanë tek Trupi Koordinativ Kombëtar për Sëmundjet Infektive.

Anëtarët e Trupit Koordinativ Kombëtar janë gjithashtu anëtarë të presidencës dhe bordit kryesor të Partisë Socialiste Demokratike, kështu që mund të konkludohet pa mëdyshje se partia qeverisëse e sheh daljen e suksesshme nga epidemia si një lëndë djegëse për fitoren në zgjedhjet e ardhshme (pavarësisht ndarjeve në shoqërinë malazeze për çështje e identitetit, situatës jo të favorshme ekonomike).

Sipas Qeverisë malazeze, pacienti i fundit i infektuar u shërua në 24 maj dhe në atë kohë edhe  masat e ndalimit u shpallën kryesisht të pavlefshme ose u bënë më pak të rrepta. Pa asnjë rast të ri të raportuar, më 2 qershor u shpall fundi i epidemisë.

Numri i testeve të kryera është rreth 12,000, por opinioni publik nuk është në dijeni se cilat ishin testimet që janë bërë dhe sa janë kryer të ashtuquajturat teste “të shpejta” ose teste orientuese.  Vendi doli  nga vala e parë e pandemisë me bilancin vijues: 324 të infektuar dhe 9 të vdekur.

Një rast i ri i importuar i infeksionit u shfaq më 14 qershor. Ai ishte një qytetar i BeH-së. Ndërsa Mali i Zi ka hapur kufijtë e saj me vendet fqinje përveç Serbisë, tensionet në shoqëri janë intensifikuar. Me fjalë të tjera, opinioni ishte i ngarkuar me deklarata me ton alarmues, midis dy ministrave të shëndetësisë (të Serbisë dhe Malit të Zi), por edhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Pas 14 qershorit, numri i çështjeve të konfirmuara po rritet çdo ditë, ndërsa anëtarët e qeverisë dhe Trupi Koordinativ Kombëtar deklarojnë se shkaqet janë shërbesat fetare (litii) (të mbajtura në Mal të Zi për më shumë se gjysmë viti në përgjigje të Ligjit për Lirinë e Fesë) dhe derbi i futbollit Partizani-Crvena xvezda (Ylli i kuq).

Pasojat ekonomike dhe mësimet nga pandemia

Mali i Zi tani po përballet me sfida ekonomike dhe sezoni turistik është i diskutueshëm. Vitin e kaluar, 1.35 miliardë euro u investuan në dhjetë projektet më të mëdha të turizmit, të gjitha me qëllim të tejkalimit të numrit të turistëve të vitit të kaluar (2.6 milionë). Vlerësimet fillestare tregojnë pa mëdyshje se të ardhurat nga turizmi  do të ulen me 70 për qind.

Hapja e papritur e kufijve dhe nxitimi për ta shpallur vendin tonë një destinacion ku nuk ka korona ose “corona free”, tregon qartë se po bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar sezonin turistik. Megjithëse Instituti i Shëndetit Publik është ende duke testuar dhe numri i rasteve të konfirmuara tregon një rritje të dukshme në krahasim me periudhën e parë të luftës me Covid-19, popullsia është mjaft e relaksuar, ndërsa autoritetet po bëjnë thirrje për përgjegjësi personale. Respektivisht virusi nuk mund të zhduket, ai vetëm se ka rënë në qetësi  dhe pret mënyrën më të përshtatshme për të krijuar një vatër të re infektimi. Në natyrë, virusi përhapet, ndërsa ne njerëzit jemi shënjestra ideale (shoqërohemi, lëvizim dhe udhëtojmë). Ngjarjet negative me rritjen e numrit të të infektuarve në rajon mund të shërbejnë si një paralajmërim për autoritetet malazeze, që masat  për parandalim të jenë ndryshe. Në fund të fundit, Kina, e cila ka treguar nivelin më të lartë të gatishmërisë për të luftuar pandeminë, ende po kryen testime dhe të gjithë ata që hyjnë në vend po dërgohen në një karantinë të detyrueshme pesëmbëdhjetë ditëshe.

Gjatë epidemisë, numri i viktimave të dhunës në familje është provuar të rritet. Organizata joqeveritare “Shtëpi e sigurt për gratë” bëri apel për strehim shtesë për klientët e saj sepse objektet që ata kishin në dispozicion ishin të përmbushura që në javët e para të epidemisë .

Fitoret e mëdha arrihen së bashku. Kjo përfshin edhe luftën kundër pandemive. Qeveri përgjegjëse, media që nuk manipulojnë titujt sensacionalistë, mjekët e pakorruptuar janë baza për besimin tek qytetarët. Në mënyrë të veçantë, në Mal të Zi, është vërtetuar pa dhimbje se kujdesi shëndetësor nuk ka kushte adekuate të punës, ndihma mbërrinin edhe në ditët pas epidemisë. Në pritje të ribalancit të buxhetit të ri në Mal të Zi, qytetarët shpresojnë se do të zhvillohen më shumë konsultime me ekspertëtë e fushës dhe për çështje që lidhen me ekonominë. Pra parashtrohet pyetja kur Mali i Zi do të marrë rrugën e politikës së qëndrueshme ekonomike dhe do të ndërtojë një ekonomi që nuk do të mbështetet kryesisht në turizëm, por në bujqësi, biznese të vogla dhe të mesme.Publish Post Once published, the post will appear on the blog listing

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, tensionet në shoqëri po rriten. Vëmendja e publikut është devijuar nga borxhet e mëdha të buxhetit, dhe përqendrimi zhvendoset te problemet shekullore të identitetit në Malin e Zi. Sloganet parazgjedhore vlerësojnë fitoren e qeverisë ndaj KOVID-19 dhe problemet e vjetra po shfaqen ngadalë. Sipas ekspertëve, pasojat e vërteta të krizës ekonomike në Mal të Zi do të ndihen në vjeshtë. Sipas vlerësimeve të analistëve ekonomikë, por edhe deputetëve të opozitës, pas zgjedhjeve parlamenatre, qytetarët e Malit të Zi presin ulje të pagave dhe një krizë ekonomike që nuk e mbajmë mend.

Qytetarët, të sjellë në prag të varfërisë, të helmuar nga ndarjet kombëtare, fetare, të identitetit, janë zhytur gjithnjë e më shumë në konflikt. Prandaj, me fitoren mbi epideminë, shpresojmë se arsyeja dhe vullneti për të jetuar një jetë më dinjitoze do të mbizotërojë përfundimisht në Mal të Zi. Pra, të shpresojmë që gjatë gjithë kësaj kohe, e vetmja gjë që mësuam, të mos jetë vetëm si t’i lajmë duart në mënyrën e duhur.

Epidemia ka treguar se shkalla e lartë e përgjegjësisë dhe ndërgjegjes personale mund të jenë arma më e mirë në situata krize, por edhe që shteti dhe i gjithë sistemi janë aq të fortë sa edhe hallkat e tyre më të dobëta. Prindërit kryefamiljarë, prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta, njerëzit me probleme shëndetësore kronike, kategoritë sociale të rrezikuara, respektivisht individët, jeta e të cilëve, për shkak të rrethanave të ndryshme, më shumë i ngjan karantinës, bartën edhe barrën më të madhe gjatë epidemisë.

Pandemia bëri të paimagjinueshmen, pra bota u ndal për një moment dhe neve na u dha mundësia të rishqyrtojmë veprimet tona si individë dhe si shoqëri. Është turp që shekulli 21 të ketë një epidemi të këtyre përmasave, por mbase kjo do të na kujtojë se shkenca, solidariteti, bashkëpunimi ndërnjerëzor (shtetëror, rajonal) bashkëpunimi dhe qëllimet e mira duhet të jenë gjithnjë në trend.

Iniciativa Tregime nga rajoni zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit – IKS (Maqedonia), në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri), Analizo.ba (BeH), Рradio KIM (Kosovë), Sbunker (Kosovë) nisma qytetare Ne davimo Beograd“ (Serbi) dhe PCNEN (Mali i Zi).

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.