Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Opinion

Ndërlidhja mes konflikteve ndërkombëtare dhe ngritjes së çmimit të naftës në Kosovë

Illustration by BigEye.

Fillimi i konflikteve të armatosura në Europë dhe Lindjen e Mesme sinjalizon ngritjen e çmimeve në tregun kosovar. Kështu ndodhi pas 24 shkurtit 2022, kur Federata Ruse filloi luftë të plotë frontale në Ukrainë. Në veçanti, pushtimi rus në Ukrainë ndikoi në rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Në Kosovë, kjo gjë u manifestua në shumë sektorë dhe qytetarët e bizneset filluan të paguajnë më shumë për karburante. Për shembull, për udhëtimin me autobus nga Prishtina në Prizren, çmimi i biletës asokohe u rrit nga katër në pesë euro, rritje kjo e çmimit për 20%.

Shteti, përmes Ministrisë së Infrastrukturës, kishte reaguar duke vendosur një çmimore për lirimin e biletave për kategoritë e cenueshme, si: fëmijët, studentët, invalidët dhe pensionistët, por kompanitë e autobusëve u mblodhën duke e detyruar zëvendësministrin Hysen Durmishi të tërhiqet nga vendimi.

Ndonëse u premtua se çmimet do të kthehen siç kanë qenë para 24 shkurtit, një gjë e tillë nuk ndodhi. Madje, në shtator të vitit 2022, kur çmimet e naftës shënuan ulje, kjo gjë nuk u reflektua në biletat e autobusëve.

Konflikti Iran-Izrael sinjalizon ngritje të çmimeve

Rasti më i fundit i konfliktit në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe Izraelit po përdoret si justifikim nga naftëtarët kosovarë që përsëri të ketë rritje të çmimit të naftës. 

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka said më 16 qershor se çmimet e naftës po rriten për shkak të konfliktit Izrael-Iran. Megjithatë, ky është një arsyetim i pabazuar, sepse pompat e benzinës, stoqet i marrin me çmime të tjera dhe ngushtica e Hormuzit (Iran) nuk është mbyllur.

Kosova është vendi i vetëm në rajon pa rezerva të arit dhe pa rezerva të naftës. Gjithashtu, Kosova përballet me probleme të mëdha në sektorin e energjisë. Kur këtyre sfidave i bashkohet edhe rrjedha e këtyre zhvillimeve ndërkombëtare, Kosova e ka të pashmangshëm pranimin e inflacionit të importuar, që vështirëson jetën e qytetarëve.

Këtyre vështirësive i shtohet edhe papërgjegjshmëria e shumë tregtarëve, të cilët edhe abuzojnë me fryrjen e çmimeve. Prandaj, është e domosdoshme të merren disa masa urgjente në rast të ngritjes së çmimit të naftës si rezultat i konfliktit Iran-Izrael.

Hapat që duhet të ndërmerren

Fillimisht, Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës (AKRK), si një mekanizëm shtetëror për hetimin dhe ndëshkimin e kurdisjes së çmimeve, duhet të intensifikojë angazhimin në terren sa herë që ka shqetësime për kurdisje të çmimeve në treg.

Neni 10 i Kushtetutës së Kosovës thotë që “ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik”.  Në këtë drejtim, Presidenca mund të luajë një rol më aktiv për t’u siguruar ekonomia e lirë e tregut pa manipulime. Liria ekonomike nuk duhet të cenohet, por njëkohësisht as mirëqenia sociale.

Këto janë masa afatshkurtra, pasi në plan afatgjatë, Kosova ka shumë punë – duke filluar nga siguria energjetike, rezervat e arit, mbështetja prioritare e prodhuesve vendorë, e deri te diversifikimi i burimeve për të siguruar drejtësi sociale. 

You May Also Like

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analysis

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.