Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Analysis

Ballkani përballë kërcënimeve të reja: lufta në Ukrainë ndryshon pikëpamjet e sigurisë

Foto nga: Shutterstock

Lufta në Ukrainë ka ndikuar ndjeshëm në mënyrën se si shtetet perceptojnë kërcënimet dhe rreziqet me të cilat përballen. Ky ndikim është i dukshëm në veçanti te vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat mbeten të paintegruara në strukturat euroatlantike dhe të cenueshme ndaj rreziqeve të paqes, stabilitetit dhe sigurisë.

Derisa Kosova and Serbia vazhdojnë ta shohin njëra-tjetrën si kërcënim kryesor të sigurisë, vendet e tjera, si Montenegro, Shqipëria and Maqedonia e Veriut, janë të përqendruara gjithnjë e më shumë te kërcënimet jotradicionale, përfshirë sulmet kibernetike, ndërhyrjet hibride dhe sigurinë energjetike. Në anën tjetër, Bosnia and Herzegovina, për shkak të strukturës komplekse etnike dhe institucionale, mbetet e cenueshme ndaj destabilizimit të brendshëm dhe ndikimeve të jashtme.

Kosova

Lufta në Ukrainë ka riformësuar ndjeshëm perceptimet dhe prioritetet e sigurisë në Kosovë. Strategjia e Sigurisë së Kosovës (2022–2027) nënvizon rreziqet e vazhdueshme që burojnë nga ndërhyrjet dhe pretendimet territoriale të Serbisë.

as a “Kërcënimi kryesor i sigurisë për Republikën e Kosovës është pretendimi territorial i Serbisë, shkelja e sovranitetit nga strukturat ilegale të mbështetura nga shteti serb dhe përpjekja aktive dhe e vazhdueshme e shtetit serb për të penguar përparimin dhe integrimin e Kosovës në strukturat dhe organizatat euroatlantike dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë,” nënvizon dokumenti.

Lufta në Ukrainë duket se ka rritur ndjeshmërinë ndaj ndryshimeve gjeopolitike, duke e vendosur mbrojtjen e sovranitetit në qendër të strategjisë së sigurisë. Këto zhvillime dëshmojnë se pas fillimit të luftës në Ukrainë, Kosova jo vetëm që përballet me sfida klasike të sovranitetit territorial, por edhe me rreziqe të reja të natyrës hibride, ku Serbia dhe Rusia paraqiten si kërcënimet kryesore.

Që nga viti 2022, institucionet e Kosovës janë bërë objektiv i sulmeve të përsëritura kibernetike të organizuara nga akterë të lidhur me Kremlinin. Qëllim i tyre ishte ndërprerja e funksionimit të faqeve zyrtare të institucioneve dhe krijimi i pasigurisë së përgjithshme.

Sulme të tilla mbështeten edhe nga Serbia, e cila luan rol kyç në shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave, duke përdorur rrjetet sociale për të minuar stabilitetin, dobësuar imazhin ndërkombëtar dhe nxitur polarizimin etnik në Kosovë.

Serbia

Në dokumentin kryesor strategjik të sigurisë, Dokumentin e Bardhë për Mbrojtjen (2023), Serbia e paraqet Kosovën si një kërcënim të drejtpërdrejtë, duke theksuar se “…shpallja e paligjshme unilaterale e pavarësisë së Kosovës është kërcënimi më i madh për sigurinë e Republikës së Serbisë, pasi përbën një përpjekje për të ndarë një shtet anëtar të OKB-së kundër vullnetit të tij dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.”

Ky perceptim i vazhdueshëm pasqyron qëndrimin afatgjatë të politikës serbe për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Ky qëndrim përforcohet edhe në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Serbisë (2021), ku Kosova zë një vend qendror.

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, vlerësimet e kërcënimeve në Serbi janë zgjeruar për të reflektuar sfida dhe dinamika të reja. Edhe pse Kosova mbetet shqetësimi kryesor, në të njëjtën kohë janë shtuar edhe kërcënime të tjera, si krimi kibernetik, keqpërdorimi i teknologjive të reja moderne, si dhe krizat ekonomike e demografike. 

Serbia ruan lidhje të ngushta politike, ushtarake dhe kulturore me Rusinë, të cilën e konsideron një aleat tradicional. Kjo marrëdhënie reflektohet në bashkëpunimin që këto vende kanë në fushën e mbrojtjes, në qëndrimet e përbashkëta ndaj çështjeve ndërkombëtare dhe në mbështetjen që Rusia i jep Serbisë në forume ndërkombëtare lidhur me çështjen e Kosovës.

Megjithëse Serbia e ka statusin e kandidates për anëtarësim në Bashkimin Europian, ajo ka refuzuar të vendosë sanctions ndaj Rusisë, duke theksuar qëndrimin e saj për neutralitet ushtarak. Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Serbisë e vitit 2021 e nënvizon qartazi këtë neutralitet si shtyllë të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes, duke theksuar se Serbia nuk synon anëtarësimin në NATO.

Montenegro

Lufta në Ukrainë ka riformësuar më tej perceptimin e kërcënimeve në Mal të Zi, duke shtuar dimensione të reja në një peizazh sigurie kompleks. Sulmet kibernetike dhe taktikat e luftës hibride të lidhura me interesat rusë janë shndërruar në shqetësim kryesor, për shkak të ndikimit të tyre destabilizues ndaj institucioneve shtetërore dhe erozionit të besimit qytetar. 

Korrupsioni i përhapur dhe varësia nga investimet ruse e kanë komplikuar tutje pozitën gjeopolitike të vendit, ndërsa kriza energjetike dhe polarizimi politik i kanë intensifikuar sfidat ekzistuese. Edhe pse Mali i Zi vendosi sanksione ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe dënoi hapur agresionin rus në Ukrainë, vendi vazhdon të përballet me sfida serioze për të frenuar ndikimin e brendshëm pro-rus. 

Ky ndikim është veçanërisht i dukshëm në rastin e Andrija Mandić, kryetar i Parlamentit, i cili ka mbajtur qëndrime të hapura kundër linjës zyrtare të politikës së jashtme. Mes të tjerash, ai ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe ndjekjen e një kursi në kundërshtim me orientimin euroatlantik të Malit të Zi.

Shqipëria

Lufta në Ukrainë ka ndikuar drejtpërsëdrejti në mënyrën se si Shqipëria i koncepton kërcënimet. Strategjia e Sigurisë Kombëtare (2024) përfaqëson një riorientim të dukshëm të analizës së rrezikut, duke ruajtur vëmendjen ndaj sfidave të trashëguara, por duke përfshirë gjithashtu një grup më të gjerë dhe më kompleks kërcënimesh që lidhen me zhvillimet globale. 

Në këtë dokument vlerësohet se autoritarizmi në rritje, erozioni i normave demokratike, veprimet agresive ushtarake dhe dobësimi i mekanizmave ndërkombëtarë të kontrollit të armëve, përbëjnë rreziqe serioze jo vetëm për sigurinë ndërkombëtare, por edhe për stabilitetin e brendshëm të vendeve të vogla dhe të brishta institucionalisht.

Në këtë kuadër, Shqipëria i ka shtuar analizës së saj të sigurisë kërcënimet kibernetike, sfidat klimatike dhe cenueshmërinë energjetike. Lufta në Ukrainë ka shërbyer si katalizator për rishikimin e prioriteteve të sigurisë, duke e shtyrë Shqipërinë të adoptojë një qasje më gjithëpërfshirëse dhe proaktive, ku dimensioni gjeopolitik zë vend qendror.

Në kontekstin e ri të kërcënimeve hibride, një moment kyç për sigurinë kombëtare të Shqipërisë ka qenë sulmi kibernetik i vitit 2022, për të cilin Shqipëria akuzoi Iranin. Si pasojë, qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, veprim i cili u mbështet publikisht nga SHBA-ja dhe NATO. 

Në vitin 2023, Qeveria shqiptare ndërmori një operacion policor në kampin ku strehohen rreth 3,000 anëtarë të opozitës disidente iraniane që mbështesin përmbysjen e Republikës Islamike. Operacioni përfshinte sekuestrim të pajisjeve elektronike për dyshimet e sulmeve kibernetike të organizuara nga kampi. Sipas autoriteteve, opozita iraniane (MEK) kishte thyer marrëveshjen e 2014-s për strehim humanitar në Shqipëri dhe se të njëjtit po përdornin territorin shqiptar për aktivitete të ndaluara politike dhe sulme kibernetike.

Këto zhvillime dëshmojnë se pas agresionit rus në Ukrainë, Shqipëria ka ndjekur një qasje më aktive dhe të vëmendshme ndaj kërcënimeve të reja jotradicionale në një mjedis gjithnjë e më të paqëndrueshëm ndërkombëtar të sigurisë.

North Macedonia

Edhe pse dokumentet formale nuk janë përditësuar ende që pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Maqedonia e Veriut iu bashkua sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe u rreshtua hapur në mbështetje të rendit euroatlantik, duke dënuar agresionin dhe rikonfirmuar angazhimin ndaj NATO-s. 

Ndërsa ende mungon një dokument i ri pas vitit 2022 që të formalizojë këtë riorientim, deklaratat politike dhe veprimet ndërkombëtare të Qeverisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë tregojnë një rritje të ndjeshmërisë ndaj rreziqeve që burojnë nga destabilizimi gjeopolitik, veçanërisht përmes formave të luftës hibride dhe ndikimit të akterëve autoritarë. 

Në këtë kuptim, përvojat pas vitit 2022 pritet të reflektohen në dokumentet strategjike të ardhshme si një zgjerim i mëtejmë i konceptit të sigurisë kombëtare, në përputhje me kompleksitetin në rritje të sfidave në Ballkanin Perëndimor.

Bosnia and Herzegovina

Rasti i Bosnjë-Hercegovinës është veçanërisht i ndërlikuar, si për shkak të strukturës së saj institucionale, ashtu edhe për mungesën e dokumenteve strategjike të përditësuara. Dokumenti i vetëm i disponueshëm, Politika e Sigurisë, i miratuar më 2006, ofron një pasqyrë të përgjithshme të kërcënimeve në tri nivele: globale, rajonale dhe nacionale. 

Megjithatë, për shkak të mungesës së një dokumenti strategjik të përditësuar, është e pamundur të identifikohen në mënyrë të qartë ndryshimet institucionale në perceptimin e kërcënimeve, sidomos pas vitit 2022. 

Në këtë kontekst, është thelbësore të merren në konsideratë pikëpamjet që kanë secili grup etnik dhe udhëheqësit e tyre politikë. Për boshnjakët, kërcënimi më i rëndësishëm vjen nga Milorad Dodik, Serbia dhe Rusia, veçanërisht për shkak të veprimeve të Dodikut, i cili vazhdimisht ka kundërshtuar integrimin e Bosnjës në BE dhe NATO.

Përpjekjet e vazhdueshme të Dodikut për të minuar autoritetin e institucioneve shtetërore ka ngritur shqetësime serioze për rrezikun real të ndarjes së vendit. Në shkurt të vitit 2025, Dodiku u dënua me një vit burg dhe ndalim prej 6 vjetësh për ushtrimin e funksioneve politike, duke u akuzuar për shkelje të kushtetutës dhe refuzim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë. Dodiku e injoroi vendimin dhe vijoi të udhëtonte në Serbi, Rusi dhe Hungari, ndërkohë që autoritetet lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij. Ndërkaq, në gusht të vitit 2025, ky vendim gjyqësor mori formën e prerë.

Kjo përplasje mes autoriteteve të Republika Srpska-s dhe institucioneve shtetërore ka shkaktuar krizën më serioze të sigurisë në Bosnjë që nga përfundimi i luftës në vitin 1995, duke përshkallëzuar tensionet mes strukturave të sigurisë të entitetit serb dhe organeve qendrore të shtetit.

Retorika separatiste dhe mbështetja që Dodiku merr nga Moska e Beogradi konsiderohen nga udhëheqësit boshnjakë si kërcënim serioz për paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial të vendit, duke e lënë Bosnjë-Hercegovinën në një gjendje të pasigurisë politike.

Dokumentet e reja të sigurisë kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, tregojnë se rajoni po shkon drejt një vetëdijesimi mbi kompleksitetin e kërcënimeve hibride dhe ndikimeve gjeopolitike.

You May Also Like

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analysis

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.