Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Seksi që i mungon Vetëvendosjes

Illustration: Big Eye

Seksi që i mungon Vetëvendosjes

Mashkulli e do femrën e veçantë. Femra e do mashkullin”. Kështu, duke e parafrazuar Simone de Beauvoir, ishte shprehur në një intervistë Albin Kurti. Por, ai nuk e kandidoi asnjë grua në garën për kryetarë komunash. Asnjë. A po e kërkon edhe ai “femrën” e veëantë në Vetëvendosjeë Ja edhe një citat: Ndoshta femrat do të mund ta shpëtonin shoqërinë në Kosovë. Oops!

Përtej shakave (tëmia), është mirë të shtjellohet debati që ky veprim shkaktoi kryesisht nëpër rrethe kafenesh: a duhet aplikuar qasja marksist-feministe, pra a duhet të përkrahen gratë e klasës së mesme të lartë dhe si i shërben kjo lëvizjes së përgjithshme për të drejtat e graveë Një pyetje tjetër e zakonshme është ajo që lidhet me performativitetin, pra ëfarë nënkupton një veprim (në rastin tjetër, një mosveprim) i tillë nga një organizatë, ëfarë mesazhesh jepë Një tjetër dilemë që shfaqet, nuk është fare dilemë. Në Lëvizje ka gra të afta, shkathta e premtuese për garën për kryetare komune. Aida Dërguti, Albulena Haxhiu, Shqipe Pantina, Teutë Rrusta, Donika ëapriqi, Gurjetë Zeka, Etleva Malushaj, Tinka Kurti, janë vetëm disa që më vijnë në mend.

Fillimisht, Lëvizja mund ta arsyetojë veprimin e saj përmes qasjes marksist-feministe. Mirëpo frika ime qëndron në atë se një përgjigje e tillë vështirë se do të krijonte kuptim. Së pari, pavarësisht qëndrimeve të hapura marksiste të disave në Lëvizje, organizata nuk ka një përcaktim të qartë për atë qasje. Por, edhe nëse ka, Vetëvendosje ka qenë vazhdimisht selektive në lidhje me sistemin. është marrë me të korruptuar pa e qëmtuar korrupsionin si dukuri. është marrë me hajdutë, pa u angazhuar në zhbërjen e fenomenit. Diskursi i derisotëm me parullën e famshme ëhajnat nëburg!ë e të tjera si kjo, është konformimi me këtë sistem, dmth nuk ka lidhje me marksizmin e revolucionin. E thjeshtë sa kaq. Përtej këtij argumenti, feministet marksiste edhe brenda Lëvizjes duhet ta kenë autonominë dhe të mos e subordinojnë kauzën feministe ndaj asaj marksiste, sepse vetëm analiza feministe mund të shpërfaqë karakterin sistemik të marëdhënieve ndërmjet grave dhe burrave. ë

Motivi kryesor për këtë reagim është kryekëput i lidhur me karakterin progresiv që kjo organizatë ka. Vetëvendosje, është e vetmja parti me të cilën mund të shtrohet një debat i llojit të këtillë, dhe e vetmja parti të cilës do tëi kërkoja angazhim më të madh të gruas në vendimmarrje, për dallim të partive të tjera të cilat janë veëse përforëcuese të normave patriarkale në shoqërinë tonë.

Mosvendosja e asnjë gruaje në garën për kryetare komune nuk e pranon një luftë të gjithanshme për të drejtat. E bën njëfarë ekskomunikimi të të shtypurve. Qasja e tillë nuk ngurron të bëjë monolog për të shtypurit pa i parë e pa i njohur ata. Nëse kërkohet njëfarë bote e formave e Platonit, ajo sëmund të synohet të arrihet në kurriz të grave. Rrezikojmë të shndërrohemi në arrivistë.

Asnjë grua nuk u kandidua për kryetare komune. Jo 50 për qind, jo 25 për qind. Asnjë qind. Nga kjo del se, gratë nuk kanë as pse të duken, e as çka të thonë. Për VV-në, parë nga ky kuptim, nuk ka asnjëfarë rëndësie nëse kandidatët për kryetare komunash janë të gjithë të një gjinie. Pra, mund të pritet që në zgjedhjet e ardhshme, VV-ja tëi kandidojë për kryetare komunash të gjitha gra. Epo, ja që kjo nuk do të ndodhë. Në anën tjetër, Lëvizja ka kohë për partikularitetin e quajtuar nacionalizëm, por jo edhe për partikularitetin e quajtur feminizëm. Jo edhe për të drejtat e grave. Nuk mund të luftohet për të drejtat e grave pa i vetë se cka mendojnë, pa ua bërë të dukshme qenien. Kush pra do të angazhohet për përmirësimin e jetës së grave në këtë shoqëri tepër patriarkale nëse ato vet joë Askush.

Për më tepër, nuk është ndonjëfarë zbulimi të thuhet se politika në demokraci ka të bëjë me imazhet, performativitetin: opinionin e publikut, demosin, etj.. A duhej që Lëvizja ta prodhonte një imazh fallusesh në këtë kohëë Për të dhënë një shembull se sa i rëndësishëm është imazhi në politikë: paramendojeni një protestë të Vetëvendosjes pa asnjë flamur të Shqipërisë. Judith Butler thotë që ajo çfarë shohim në një protestë është ushtrimi  quhet performativitet  i të drejtës për tëu dukur, një kërkesë me anë të trupave për disa jetë më të jetueshme. Si ka bërë Lëvizja politikë më shumë se me protesta. Ose, kujtojeni debatin mbi kravatat këtë verë ë kravatat pra ishin një mesazh vizual i krerëve të Lëvizjes se ata kanë bërë progres nga qëndrimet politike radikale drejt qëndrimeve më liberale. Pa kravata ishin pjesë e popullit, tani janë bërë pjesë e elitës. Një element shumë i vogël imazhi sjell një kuptim krejt tjetër mbi idetë, përmbajtjen. Për ta përmbyllur me punën e shembujve, Lëvizja e ka përdorur politikën e grafiteve për të qenë pjesë e debatit politik. Ju lutem!

Gratë votojnë në zgjedhje, dhe herën e fundit ato votuan për ndryshim. Ato po ia japin besimin Lëvizjes, por jo edhe Lëvizja atyre. Mospërfshirja e grave në garë është mosrespekt edhe për aktivistet e kahmotshme të kësaj organizate, të cilave u duhet dhënë mundësia që ta besojnë një prag më të lartë të karrierës politike. Përfundimisht, nuk është puna me i vendosë disa gra të paafta në garë, por me e marrë mundin me i vërejtë gratë e afta. Me ua lëshu reflektorin. E të tilla në Lëvizje ka mjaft.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.