Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Nuk jom plastikë e Kinës

Nuk jom plastikë e Kinës

Në nji vend si Kosova, ku të drejtat e tua si punëtor/e reduktohen në mundësinë që ti me e siguru një vend pune, zor osht’ me lypë ma shumë.
Me lypë ma shumë, pra, me pasë të drejtën e nji pauze gjysë orëshe me hongër bukë shpejt e shpejt, me ditë sa e ki rrogën para se me ja nisë punës, me pasë kontratë pune, me t’dalë rroga bile nji herë n’dy muaj, mos me pasë shefin ngacmues seksual, me mujt’ me lypë leje me pushu naj të diele, me bo punën për t’cilën ke apliku, mos me hongër naj bërtimë para myshterive, mos me u detyru me u ndërru me kolegën se nji myshteri-plak-pervers po ta lypë numrin e telefonit…qështu diçka.

Në shitoret t’cilat i frekuentojmë veç kur jemi shumë n’zor për naj gjësend që kemi me përdorë veç nji herë, shitoret me mall të Kinës, nuk na kish bo keq me jua lëshu nji sy çikave që punojnë aty. Me bo do vakt, e mos me jua lëshu veç nji sy, po me jua dhonë edhe do vesh për nja 5 minuta e me jua ngu hallet.

Punës ja nisin në ora 8 t’sabahit. E përveç se duhet me ja majtë zhagun shefit që o’ çu n’disponim t’mirë, duhesh me i majtë në mend secilën paketë që ki me e palu jashtë shitorës në mënyrë që me tërheq sa ma shumë myshteri, edhe me blloku sa ma shumë trotuar.
E, edhe pse i ke bo do muaj punë aty, kur del me i la shkallët, shefi që o çu me mendimin që din me kallëzu fore në 8 t’sabahit, t’kallëzon a me i la shkallët prej poshtit a prej naltit, në mënyrë që ai me pasë pamjen sa ma të mirë kah e pin kafen t’cilën osht’ dashtë me ja çitë ti (t’cilën për inati s’ja ke përzi me lugë…).

Tani, hin mrena e nisë me e palu mallin që e ke mësu përmendsh, deri në 7 t’akshamit – rrumbullak 11 orë PUNË për 200 euro.
Çka ta shtynë ditën osht’ fakti që ty nuk t’bjen hise me e shti mallin mrena, atë detyrë e kryn kolegia jote që vjen n’ora 9, e rrin deri t’i shërben edhe myshterisë së fundit të asaj dite.

Bukën duhesh me llogaritë me e marrë sa ma shpesh prej shpisë. Për ndryshe, nuk të mbesin as 60 euro në fund të muajit.
Nuk e ka njajfarë lezeti pauza. Bile punëtorëve të këtyne shitoreve, edhe nëse e lojnë punën aty, ju mbetet ves me hongër bukë për 5 minuta.
Edhe pse para se me fillu punën merresh vesh për 15 minuta pauzë dreke, ajo sa vjen e shkurtohet varësisht se sa myshteri jonë tu e frekuentu shitoren në atë kohë. E strukun në nji magazinë të ftohtë, ndodhë që bukën duhet me e lonë hala pa ja nisë.
Punëtoret e reja zakonisht sugjerohen mos me i pa shefi tu pushu! S’ka logjikë me t’pa ulun 5 minuta kur e ki ton ata mall kancerogjen rreth vetës – duhesh veç me palu!

Kurgjo nuk t’del qysh e ke mendu! Në këtë shitore të emërume “Gjithcka 1 euro”, javët e para të shkojnë në stres qysh nuk po mundesh me i mësu çmimet e ton atij malli. Ja nisë edhe andërr me i pa, prej fshisave t’bërllogut e deri te gomat e bicikletave.

Dy javë je n’provë.
Jonë javët kur muskujt e faqeve t’dhamin ma së shumti tu ju keshë myshterive, pavarësisht a t’keshin a t’shajnë ata. Mësohesh edhe me erën e plastikës kancerogjene të shleperave që bijnë rraqe Kine. Merr erë edhe ti, po ti s’e nin mo! S’e nin, qashtu qysh s’e nin as skllavërinë në të cilën duhesh me u pershtatë në daç me mbijetu. S’e nin mo as poshtërsinë që ta bon çdo i dyti myshteri burrë. Dyshon n’vete “mos unë po lexoj shumë literaturë feministe në këtë gjysë ore para se me më nxonë gjumi mas punës”. Në krejt senet dyshon, përveç faktit që ti nuk e meriton atë trajtim.

Nji ditë pune, kah uron që atë shitore me e lëshu toka, t’del prej shpirtit nji fjali që t’bon subjekt: “Po unë plastikë e Kinës nuk jom”!
Edhe dhinë n’to.
Shkon n’shpi han dinjitetshëm buk’ e long.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.