Sbunker është përzgjedhur si Capacity Hub (CapHub) lokal nga CIVICUS, për t’i mbështetur organizatat e shoqërisë civile dhe individët në kuadër të Digital Democracy Initiative.🌍
Në kuadër të programit, Sbunker mbajti takim në formatin hibrid me përfituesit e granteve për të ndarë idetë e projekteve dhe planet e tyre, nga grupet që i kanë synim e deri te aktivitetet dhe mënyra e realizimit.
Diskutimi u fokusua kryesisht te mjetet digjitale, keqinformimi dhe informatat e rrejshme, si dhe mënyra se si ato po ndikojnë në debatin publik, pjesëmarrjen qytetare dhe qarkullimin e informacionit brenda komuniteteve.
Projekti Kosovo.report – “Bridging Citizens and Government Through Technology” mbështetet nga Digital Spark, në kuadër të Regional Support Mechanism (EECA), i implementuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS, Digital Democracy Initiative.





























































