Emir Abrashi është analist i politikave dhe menaxher projektesh në 'Demokraci Plus'. Ka përfunduar studimet diplomike për Çështje Publike Ndërkombëtare në Universitetin e Evropës Qëndrore në Vjenë, ndërsa studimet bazike për Komunikim Strategjik i ka përfunduar në Universitetin e Abu Dhabit. Deri në vitin 2020 ka shërbyer si Këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ku është marrë me pjesën e korrespondencës dhe komunikimit zyrtar. Emiri ka qenë gjithashtu i involvuar në procesin e lobimit dhe themelimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Abu Dhabi, ku ka shërbyer si Këshilltar i Shefit të Misionit. Në Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit për Çmimin Zayed për Energji të Ripërtëritshme, organizatë jo-profitabile nën patronatin e Princit të Kurorës së Abu Dhabit. Ndërsa, më herët ka shërbyer për tre vite si Bashkëpunëtor i Jashtëm në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Palestina paraqet një nga çështjet më të ndërlikuara dhe më dramatike në politikën ndërkombëtare, me rrënjë historike që përshkojnë shekuj dhe me sfida të...
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit e nxorën Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) përsëri fituese, por kësaj radhe pa një shumicë parlamentare për të qeverisur e vetme. ...
Më 9 shkurt 2025, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit. Në këtë fushatë, partitë politike kryesore opozitare në vend, Lidhja Demokratike...