Connect with us

Hi, what are you looking for?

Aktivitete

Fillon projekti i Sbunkerit kundër ekstremizmit në Kosovë

Sot Sbunkeri mbajti aktivitetin e parë në kuadër të projektit “Luftimi i ekstremizmit në Kosovë: Tendencat, Sfidat, dhe Kundër-veprimet”, i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Qëllimi i këtij aktiviteti të parë ishte prezantimi i projektit para institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, donatorëve e organizatave ndërkombëtare prezentë në Kosovë, dhe njoftimi me punën e shkëmbimin e përvojave dhe perspektivave të ndërsjella.

Qëllimi i projektit është identifikimi i prirjeve dhe ideologjive ekstremiste dhe roli i ndikimit të huaj malinj; angazhimi me komunitetet lokale dhe ata që gjenden në vijat e para të ballafaqimit me këto dukuri; dhe përfshirja me politikëbërësit për të rritur ndërgjegjësimin dhe avokimin për ndryshime politikash institucionale e legjislative.

Projekti do të punojë me të rinj, gra, komunitete joshumicë dhe ata që janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të instrumentalizimit nga grupet ekstreme dhe radikale, me qëllim vetëdijesimin dhe parandalimin e hershëm të ekstremizmit, dhe kufizimin e ndikimit të tij. 

Pjesëmarrës ishin pjesëtarë institucionesh si Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Komuna e Prishtinës, përfaqësues të organizatave joqeveritare si QKSS, ATRC, CDF, Forum ZFD Civil Peace Service – Kosovo, Syri i Vizionit, KEC, përfaqësues të ambasadave e organizatave ndërkombëtare, si Ambasada e ShBA-ve, Zyra e BE-së në Kosovë, G-CERF, e të tjerë.

Shprehim mirënjohjen tonë për Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë për përkrahjen e këtij projekti përmes programit Matra dhe e falënderojmë ambasadoren H.E. Carin Lobbezoo për pjesëmarrjen dhe fjalën e saj sot në takim.

Lexoni Gjithashtu

Debunking Articles

Pretendimi i ngritur nga Vudi Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobari, ka nënvlerësuar qeverinë e Kosovës, duke e lidhur këtë me pretendimet se...

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.