Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Gaz lotsjellës në vend të vaksinave

Me vetëm 48% të popullsisë së vaksinuar, gabimeve të papranueshme të grupit të ekspettëve për Covid-19 dhe protestave masive kundër vaksinimit, është e qartë se fushata e vaksinimit në Slloveni ishte jashtëzakonisht e pasuksesshme. Në vend që të bindin sa më shumë njerëz, qeveria, me komunikimin e saj të dobët dhe joprofesional dhe komunikuesit e pabesueshëm që kanë humbur prej kohësh çdo besim tek qytetarët, nga skandalet e vazhdueshme korruptive, shtypja e vazhdueshme, miratimi i masave politike e jo shëndetësore dhe sundimi autoritar, kanë ndikuar që gradualisht të humbin besimin e kandidatëve të mundshëm për vaksinim.

Në kohën e krijimit të këtij teksti, Lubjana (Ljubljana) duket si një qytet i një filmi holivudian me motive katastrofike. Qendra e qytetit është thuajse e pakalueshme, plot barrikada dhe kordonë, forca të shumta policie, policë me kuaj, forca speciale nën pajisje të plota lufte, me qen policie dhe me furgonë specialë; në ajër ka gaz lotsjellës, kurse për orë të tëra mund të dëgjohet një helikopter duke fluturuar mbi qendër.

Ka shumë tym, rrugët janë lagur nga topat e ujit që u përdorën sot për të parandaluar protestën e mijëra njerëzve të mbledhur. Dhe shumë kalimtarë të rastësishëm të kthyer nga puna, turistë, studentë, të moshuar, fëmijë në parqet e qytetit qendror kaluan njësoj si protestuesit: me sy të lotuar dhe të tronditur, me asnjë lloj faji, iknin nga represioni policor. Njerëzit që rastësisht kanë ndodhur në qendër dhe ata që jetojnë atje dëshmuan se policia hodhi gaz lotsjellës pa paparalajmërim dhe ku duhej e ku s’duhej, dhe dukej si shkatërrim i qëllimshëm i Lubjanës, madje pas kësaj shumë njerëz kishin edhe probleme shëndetësore.

Një ditë para protestave të paralajmëruara, udhëheqja shtetërore vendosi që protesta të mos mbahej, kështu që për herë të parë në historinë e Sllovenisë së pavarur, ishte aktivizuar Nenin 9 i Ligjit për Detyrat dhe Kompetencat e Policisë, i cili kufizon lëvizjen në zona të caktuara, në bazë të cilit Lubjana u transformua pothuajse në fushë beteje. Protestat megjithatë u mbajtën për shumë orë, ndërsa protestuesit kërkonin heqjen e masave epidemiologjike dhe largimin e qeverisë. Policia ka ndaluar 22 pjesëmarrës në protesta, me lëndime të lehta trupore u lënduan gjashtë policë dhe dy pjesëmarrës në demonstratë, kurse janë burgosur udhëheqësi joformal i protestave dhe drejtues i faqes Resni.ca Zoran Stevanoviç, si dhe muzicienti dhe reperi Zlatan Çordiç Zlatko, i cili kishte mbajtur fjalim gjatë protestës.

Në vetëm tridhjetë kilometra larg kryeqytetit – një fotografi krejtësisht tjetër. Ndërsa demonstrantët ngufateshin nga gazi lotsjellës, në qytetin Brdo afër Kranjit kishte filluar darka solemne e zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Evropian dhe udhëheqjes më të lartë sllovene në kuadër të takimit të përfaqësuesve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Boris Pahor, Presidenti i Sllovenisë, dekoroi kacelaren gjermane Angela Merkel për meritat e jashtëzakonshme, e cila konsiderohet dekorata më e madhe sllovene. Pahor deklaroi se kancelarja gjermane Merkel “te njerëzit reflekton besueshmëri, dhe u jep njerëzve ndjesinë se gjithçka do të mbarojë siç duhet”. Pikërisht këto i mungojnë presidentit slloven Pahor dhe qeverisë sllovene, dhe pikërisht kjo është një prej arsyeve se pse Lubjana në dy vitet e fundit u shndërrua në qytet protestash që po kulminojnë ditëve të fundit, si nga aspekti i masovitetit të demonstrantëve, ashtu edhe nga aspekti i përgjigjes agresive të policisë, e cila nuk lejon asnjë lloj tubimi.

Arsyeja e drejtpërdrejtë e protestave masive ishte futja e kushteve SVT (sëmundje-vaksinim-testim) për të gjithë mbi moshën pesëmbëdhjetë vjeç dhe hyrja në të gjitha hapësirat e mbyllura, në mënyrë që ata që nuk i plotësojnë kushtet t’u pamundësohet jeta e përditshme dhe një sërë aktivitetesh, nga mbushja e rezervuarit në një pompë bezine, e deri te vajtja në punë. Ky kusht hyri në fuqi më 15 shtator dhe me të vërtetë rezultoi me turma të mëdha njerëzish në pikat e vaksinimit, por edhe një protestë masive të mijëra njerëzve. “Protestat të Mërkurën” quhen protesta të reja kundër kushteve të SVT dhe kundër qeverisë që i prezantoi ato, kurse në thelb bëhet fjalë për kundërshtarët e vaksinimit të detyrueshëm, një detyrim që de facto u prezantua me miratimin e kushteve SVT.

Megjithatë, këto nuk janë protestat e vetme kundër qeverisë. Të premten e kaluar, qytetarët e pakënaqur u mblodhën në Sheshin e Republikës për herë të 76-të. Edhe pse fillimisht të gjithë dolën së bashku për të protestuar kundër qeverisë të premten, fraksioni që ishte më afër pikëpamjeve kundër vaksinimit dhe teorive të komplotit (mosbesimi në virus, mohimi i seriozitetit të virusit dhe/ose mosbesimi ndaj vaksinave) shpejt u nda dhe filloi protestat e saj në mënyrë të pavarur.

Në fillim, ata kishin shumë pak pjesëmarrës. Gjatë fundjavës, ju mund të keni parë deri në pesëdhjetë njerëz në Sheshin e Republikës që këndojnë këngë patriotike me flamuj dhe banderola që mohojnë ekzistencën e viruseve dhe fajësojnë kompanitë elitare dhe farmakologjike të botës për manipulim, lakmi, grabitje dhe “qethje delesh”. Në vetëm disa muaj, këto grupe kundërshtarësh të vaksinimit janë shndërruar në dhjetëra mijëra individë të zemëruar dhe të vendosur, të cilët dalin masivisht në rrugë për çdo javë dhe bëjnë një nga demonstratat më masive në historinë e Sllovenisë.

Pse duhej të vdiste Katja?

Në tubimin e fundit, policia vlerësoi se ishin rreth dhjetë mijë demonstrantë, por thuhet jozyrtarisht se numri i demonstruesve arriti në pesëmbëdhjetë mijë. Në të njëjtën ditë, një vajzë 20-vjeçare vdiq në Qendrën Klinike në Lubjanë, dhe megjithëse hetimi është ende në vazhdim, ekziston një dyshim i arsyeshëm se vdekja ishte rezultat i vaksinimit me vaksinën Janssen. Në protestë, foli edhe babai i vajzës së vdekur, i cili tha: “Kur të vini në pikën e vaksinimit për vaksinim, a ju paralajmërojnë se nuk duhet të vaksinoheni me Janssen nëse jeni më i ri se 50 ose 40 vjeç? Jo. Këto janë vetëm numra. Ata flasin për përqindje. Katja ime nuk ishte një përqindje. Ajo ishte Katja. Katja ime. ” Vdekja tragjike e kësaj gruaje 20-vjeçare bëri jehonë mes kundërshtarëve të vaksinimit, të cilët panë në këtë tragjedi dëshmi se vaksinat janë vdekjeprurëse dhe një konfirmim se elitave nuk u intereson individi. Megjithatë, qeverisë llogari i kanë këtrkuar edhe ithtarët pro-vaksinimit. Partitë opozitare, si dhe intelektualë të shquar të mbledhur rreth Forumit për Demokraci, në një letër publike të titulluar Pse Katja duhej të vdiste? kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Solzavec namesto vakciniBurimi: shutterstock.com (foto: B7 Photography)

Fakti që vaksina Janssen si një vaksinë vektoriale në raste të rralla mund të shkaktojë trombozë të venave të thella te gratë e reja nuk u paraqitet qartë qytetarëve dhe lejohet që të gjithë mbi 18 vjeç ta marrin vaksinën, edhe pse shumë vende të BE-së ose nuk e përdorin këtë vaksinë ose e kufizojnë atë te njerëzit e moshuar. Në Belgjikë, për shembull, kjo vaksinë nuk rekomandohet për ata nën 41 vjeç, në Francë nën 55 vjeç, në Gjermani dhe Itali nën 60 vjeç, nuk përdoret në Danimarkë, kurse Suedia e ka pezulluar këtë vaksinë. Në Slloveni, qeveria madje kishte inkurajuar zgjedhjen e vaksinës Janssen. Duke marrë parasysh që vetëm kjo vaksinë mundëson imunizim të njëhershëm dhe se, sipas vendimit të qeverisë, ishte e vlefshme që nga dita e vaksinimit, shumica logjikisht zgjodhën këtë vaksinë. Askush nga grupi i ekspertëve për Covid-19 nuk mori përgjegjësinë, askush nga qeveria nuk ofroi dorëheqjen e tij. Pasoja e vetme e vdekjes tragjike të një vajze njëzetvjeçare është ndalimi i vaksinimit me këtë vaksinë. Por, shumë vonë.

Krizë shëndetësore e shoqëruar me një krizë politike

Me vetëm 48% të popullsisë së vaksinuar, gabimeve të papranueshme të grupit të ekspertëve për Covid-19 dhe protestave masive kundër vaksinimit, është e qartë se fushata e vaksinimit në Slloveni ishte jashtëzakonisht e pasuksesshme. Në vend që të bindin sa më shumë njerëz, qeveria, me komunikimin e saj të dobët dhe joprofesional dhe komunikuesit e pabesueshëm që kanë humbur prej kohësh çdo besim tek qytetarët, nga skandalet e vazhdueshme korruptive, shtypja e vazhdueshme, miratimi i masave politike e jo shëndetësore dhe sundimi autoritar, kanë ndikuar që gradualisht të humbin besimin e kandidatëve të mundshëm për vaksinim. Sipas sondazheve të opinionit, aktualisht më pak se 20% e sllovenëve i besojnë qeverisë.

Në Slloveni, kriza shëndetësore është e ndërthurur ngushtë me atë politike. Ardhja e virusit në vend përkon me ardhjen e Janez Janša në pushtet. Udhëheqja e tij mbi epideminë që në fillim u bazua në kujdesin për veten dhe stafin e tij dhe shfrytëzimin e epidemisë për të konsoliduar sundimin autoritar. Në fillim të epidemisë, kur njerëzit ishin në frikë masive për jetën e tyre dhe humbën punën dhe të gjithë sigurinë, qeveria së pari ngriti pagat për vete, e ndjekur nga skandalet e korrupsionit me blerjen e maskave, masat epidemiologjike të pabaza dhe arbitrare që ndihmuan autoritetet përfaqësuese, dhe të diskriminuar kundër shumë ose të gjithë qytetarëve, sulme të vazhdueshme ndaj gazetarëve të mediave të pavarura, kryesisht televizionit publik, dhe përpjekje për t’i nënshtruar ata ndaj autoriteteve dhe shterimin financiar të Agjencisë Sllovene të Lajmeve (STA), e cila vazhdon edhe sot. Gjykata Kushtetuese shpesh ka reaguar dhe anuluar vendimet e qeverisë, një fakt që flet vetë për menaxhimin e epidemisë nga qeveria. Ndër të tjera, Sllovenia kishte orën policore më të gjatë dhe shkollat me mbylljen më të gjatë në Evropë dhe shtypje të tjera shtetërore që gjeneruan mosbesim dhe zemërim midis qytetarëve.

Virusi nuk perceptohet si një kërcënim serioz për shoqërinë

Modelet dhe rrëfimet karakteristike dhe dominuese shoqërore citohen si një nga arsyet e përgjigjes së dobët ndaj vaksinimit. Psikologu klinik Aleksander Zadel thotë se individualizmi i theksuar që ka dominuar shoqërinë sllovene gjatë tridhjetë viteve të fundit ka shkatërruar bashkëjetesën dhe indin shoqëror, duke shtuar: “Kjo është arsyeja pse ndodh që nëse nuk ka armik serioz të jashtëm, nëse nuk ka fatkeqësi natyrore ose një fat mizor i të një individi, atëherë njerëzit veprojnë secili për veten e tij. Virusi i padukshëm ende nuk është identifikuar si një kërcënim serioz për shoqërinë”.

Institucionet publike dhe me reputacion që nuk janë shëndetësore që mund të animojnë publikun dhe të bëjnë thirrje të qartë dhe të zëshme për vaksinim janë shumë të rralla. Sindikatat dhe shoqatat e tjera të punëtorëve gjithashtu nuk janë marrë me vaksinimin, megjithëse shumë punëtorë janë të ekspozuar ndaj Covid-19 për shkak të natyrës së punës së tyre. Dikur, në socializëm, vlerat më të mëdha dhe më të respektuara, si kolektivizmi dhe solidariteti social vështirë se mund të ishin ideale për këdo.

Një faktor tjetër u tregua i rëndësishëm në përqindjen jashtëzakonisht të vogël të të vaksinuarve në raport me vendet e Evropës PerëndimoreKristina Radomiroviç Maçek, studente e doktoraturës në entologji dhe antropologji kulturore në Lubjanë që studion teoritë e komplotit, thotë se ideologjia e kundërshtarëve të vaksinimit është zhvilluar veçanërisht në Slloveni.” Kjo korrespondon me mënyrën vendore të të menduarit, sepse Sllovenia karakterizohet veçanërisht nga frika se njeriu është larguar shumë nga natyra dhe se po hyjmë në një distopi teknologjike. Teoritë e reja të komplotit përshtaten me pikëpamjen ekzistuese të botës, diskurset dhe tensionet që krijohen në kulturën e një vendi,” tha Radomiroviç Maçek, duke shtuar se ekipet kombëtare epidemiologjike duhet të përfshijnë psikologë, antropologë, sociologë dhe komunikues shkencorë dhe të tjerë që do të ndihmonte komunikimin me ata që janë skeptikë ose kanë frikë nga vaksinimi.

Sidoqoftë, epidemia është menaxhuar që nga fillimi, madje edhe pa një epidemiolog. Kjo dëshmohet nga Dr. Ivan Erzhen, ish -drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili menjëherë pasi Janša erdhi në pushtet duhej të largohej nga vendi sepse dyshonte publikisht për qëllimin e masave të tilla si dezinfektimi i detyrueshëm i korridoreve në ndërtesa dhe kufizimi i lëvizjes nëpër komuna. Ai thotë se paaftësia e autoriteteve është ndër fajtorët kryesorë për imunizimin e ulët të popullatës, sepse i gjithë kuadri epidemiologjik është injoruar dhe menaxhimi i epidemisë u është lënë njerëzve që nuk kanë njohuritë dhe përvojën e nevojshme. Kjo sigurisht që krijoi një mungesë të besimit elementar në institucionet publike, kujdesin shëndetësor, shkencën dhe median midis shumicës dërrmuese të popullsisë.

Sigurisht që është tepër vonë tani për edukimin dhe komunikimin, kurse vaksinimi masiva, ashtu dhe kufizimi i epidemisë dhe jetës “normale” duket krejtësisht e paarritshme këtu dhe tani. Fjalimi për vaksinat ka marrë karakteristikat e të folurit për shijet (të cilat nuk duhen diskutuar), për karakteristikat dhe vendimet personale dhe private, për intimitetin, për të cilat është pothuajse e pahijshme të pyesësh bashkëbiseduesin. Promovohet liria e zgjedhjes, ndërsa harrohet se vaksinimi ka kuptim vetëm nëse është masiv dhe se pikëpamjet e 99% të ekspertëve në Slloveni mbi vaksinimin si e vetmja rrugëdalje nga epidemia ende mbajnë më shumë peshë sesa qëndrimi laik i shumë “hulumtuesve të internetit”, qofshin ata edhe profesorë fakultetesh. E gjithë kjo duket shumë pesimiste, veçanërisht kur mendojmë për epidemitë dhe katastrofat klimatike në të ardhmen, të cilat, siç na paralajmërojnë ekspertët, me siguri do të jenë gjithnjë e më shumë, dhe si do t’ia dalim pa një angazhim dhe luftë të përbashkët, sepse të vetëm si individë duke parë se sa “i fortë është sistemi ynë imunitar”, do të jemi krejtësisht të pafuqishëm.

Për fat të mirë, epidemia aktualisht është në stanjacion, siç thonë nga Instituti Jozhef Stefan, i cili monitoron dhe parashikon trendet epidemiologjike, por mund të kthehet përmbys shumë shpejt dhe siç pritej, duke pasur parasysh që po hyjmë në muajt e vjeshtës dhe dimrit. Mesatarisht, rreth 20% e të testuarve janë pozitivë për virusin çdo ditë, dhe në 14 ditët e fundit, ata kanë konfirmuar mesatarisht 14,584 individë pozitivë për 100,000 banorë. Aktualisht, rreth 0.9 përqind e popullsisë është e infektuar, pra çdo banor i 110-ti banor.

Çfarë do të na sjell sezoni i ardhshëm i dimrit, kur Covid-19 përhapet më lehtë, dhe çfarë do të na sjell viti i ardhshëm kur shpallen zgjedhjet parlamentare, lokale dhe presidenciale, si dhe çfarë do të ndodhë me pakënaqësinë e përflakur dhe masive popullore, mbetet për t’u parë. Tani për tani, është e sigurt se, të paktën për ca kohë në të ardhmen, ne do të duhet të mësojmë të jetojmë, jo vetëm me Covid-19, por edhe me gaz lotsjellës.

 

Teksti është pjesë e iniciative “Histori nga rajoni” që zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit nga Maqedonia, në bashkëpunim me partnerët nga Mali i Zi (PCNEN), Kroacia (Lupiga), Kosova (Sbunker), Serbia (Autonomija), Slloveni (DKIS), Bosnja dhe Hercegovina (Analiziraj.ba) dhe Greqia (Macropolis), në kuadër të projektit “Bashko pikat: politika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare ” me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.