Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Valë të reja, politika të vjetra

Vendet e Ballkanit muajt e fundit kanë pësuar një goditje të re nga KOVID-19. Qeveritë nxituan të miratojnë një sërë masash që synojnë përballjen me rritjen e infeksioneve në fund të verës. Disa vende kanë rivendosur shtetrrethimin (orën policore), të tjerët kanë miratuar certifikatën e detyrueshme të vaksinimit, secili vend duke u përballur me sfidat e veta të brendshme në përpjekjet e tyre për të përballuar pandeminë. Normat e vaksinimit nuk janë ende në një nivel të kënaqshëm në shumicën e vendeve të rajonit dhe duke pasur parasysh që pasojnë muaj të ftohtë, njerëzit do të jenë më të prirur të mblidhen në hapësira të mbyllura. Viti shkollor ka filluar gjithashtu në shumicën e vendeve, në disa me një prani fizike, e cila sjell sfida në vetvete. E gjithë kjo është një arsye për shqetësim pasi qeveritë kanë qenë kryesisht të paafta për t’iu përgjigjur në mënyrë të shpejtë, të koordinuar dhe transparente sfidave të imponuara nga pandemia.

Në “Tregime nga Rajoni #6” ne mbulojmë mënyrën se si qeveritë në të gjithë Ballkanin vazhdojnë të përballen me pandeminë në këto kohë të pabesë. Shpresojmë, se do të mund të mësojmë nga përvojat e njëri-tjetrit, pozitive dhe negative. Kjo është mënyra e vetme që të mund të fillojmë të gjejmë rrugën tonë për të shpëtuar nga vala e fuqishme e pandemisë.

Me tekstin e pare fillojmë të premtën më (1 tetor).

Edicioni i gjashtë i projektit “Histori nga rajoni” zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit (ISK),  në bashkëpunim me partnerët tanë nga Kroacia (Lupiga), Kosova (Sbunker), Serbia (Autonomija), Bosnja dhe Hercegovina (Analiziraj.ba), Mali i Zi (PCNEN), Shqipëri (Exit), Sllovenia (DKIS) dhe Greqia (Macropolis).

Iniciativën „Histori nga rajoni“ e realizon Instituti për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit „Bashko pikat: politika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare“, zbatuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.