Connect with us

Hi, what are you looking for?

Disinfo

‘Click-bait’ dhe dezinformatë për vrasjen e gruas shtatzanë

Në javën e fundit të nëntorit janë vrarë dy gra nga burrat e tyre. Rasti i parë ka ndodhur më 25 nëntor, ku gruaja, me profesion mësuese, është  vrarë  me sëpatë nga burri i saj në orët e para të mëngjesit. Ndërsa, vrasja tjetër u krye më 30 nëntor në oborrin pranë repartit të Gjinekologjisë në QKUK, ku burri e qëlloi për vdekje gruan e tij shtatëzanë.

Këto ngjarje tronditëse kanë ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, si nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës, ashtu edhe nga shoqëria civile dhe qytetarët e Kosovës.

Të gjitha mediet pa përjashtim kanë raportuar për këto raste, shpesh duke garuar me njëra tjetrën se cila po i publikon më shpejtë, ndërsa ka prej tyre që nuk i kanë kushtuar rëndësi verifikimit të lajmeve para se t’i publikojnë.

Një prej mediumeve online, Gazetakorrekte ka publikuar një artikull me titull “Ish-burri i möri jetën, dëshmitarja që pa ngjarjes: Ajo i tha të mendonte për fëmijën që do lindte” [sic].

Image

Për më tepër përmbajtja e këtij lajmi bie në kundërshtim me titullin, sepse titulli është keqinformues dhe çorientues. Pra, kemi të bëjmë me ‘click-bait’!

Image

Pra, përmbajtja e tekstit nuk e arsyeton dhe titullin e vënë nga ky medium, që për qëllim si duket ka pasur keqinformimin lidhur me këtë fatkeqësi.

Ky ‘lajm’ i shkel standardet profesionale dhe etike të një gazetarie profesionale që ka për qëllim profitin përmes dezinformimit të opinionit publik.

Rasti, i cili tronditi opinionin është duke u hetuar nga organet e drejtësisë. Dy ditë pas vrasjes së ish-gruas, dhe në kërkim nga policia dorasi bëri vetëvrasje në shtëpinë e tij në Shtime. Ai kreu aktin, megjithë përpjekjet e policisë që ta bindë për t’u dorëzuar.

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Analizë

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Kosovo Dispatch

In the second episode of Kosovo Dispatch, we talk to Agon Maliqi, an independent analyst and the co-founder of Sbunker, about the legal and...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.