Connect with us

Hi, what are you looking for?

Disinfo

‘Click-bait’ dhe spekulim lidhur me një deklaratë të Tinka Kurtit

Faqja “Lexo Sot” në “Facebook”, me mbi 43 mijë ndjekës,  pa impressum dhe pa pronësi ka vazhduar të publikojë lajme të vjetra dhe të manipuluara që për qëllim kanë marrjen e klikimeve.

Kjo faqe ka publikuar meë 21 dhjetor artikullin, me titull – “Po habit Albin Kurti me deklaratën e saj- Kërkon që Baton Haxhiu të mos dalë kurrë publikisht !!! Ja arsyeja tronditëse”.

Image

Nëse klikohet në linkun e këtij artikulli ndërlidhet me faqen online news308media.com, ku shihet se data e publikimit të këtij lajmi është 18 nëntor 2021. Por kjo faqe ka paraqitur këtë si lajm aktual. Për më tepër ka manipuluar duke e prezantuar si deklaratë të kryeministrit Albin Kurti.

Image

 

Por në përmbajtje të lajmit shihet se bëhet fjalë për deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti.

Image

Deputetja Kurti i kishte reaguar Haxhiut më 14 prill 2021 në “facebook” dhe të njëjtin postim e patën publikuar edhe disa media. Duke iu përgjigjur deklaratave të Haxhiut për trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë seksuale, Tinka Kurti i kishte kërkuar Haxhiut që të kërkojë falje.

Image

”Baton Haxhiu thotë deklarata që rrokin veprën më të rëndë penale, trafikimin me qenie njerëzore ose skllavërinë seksuale. Kalojnë shumë orë, asnjë kërkimfalje. Qysh bëhet dhuratë një qenie njerëzore dhe qysh thuhet kjo publikisht? Pra vendet shqiptare janë ekzotike dhe në emër të tyre flet Batoni, shqiptarët janë egërsira, dhe kidnapimi i njerëzve është transparent, mundet me u bë live nëpër emisione. Batoni e ka veç një shprehje: “ajo që quhet”. Dikush t’i thotë atij që quhet gazetar që gratë nuk janë prona e askujt. Ti nuk e posedon asnjë. Pas deklaratave të tilla kërkohet falje, duke mos u prezantuar kurrë në jetë më”, kishte shkruar Tinka Kurti. 

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.