Connect with us

Hi, what are you looking for?

Disinfo

Dezinformata për “inkursion” të FSK-së në Zubin Potok

Media në gjuhën serbe “Novosti” më 26 shtator 2022 ka publikuar një lajm me pretendimin se në Zubin Potok ka kaluar një kolonë e makinave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Pretendimin e ka bërë pa u bazuar në burime të sigurta informacioni. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe subjekti më i madh politik që përfaqëson serbët e Kosovës, “Lista Serbe” (LS) dhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Image

“Pas ndërtimit të paligjshëm të bazave policore në veri të Kosovës dhe vendosjes së patrullimeve të rregullta rreth liqenit të Ujmanit, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e mëparshme deri tash, autoritetet në Prishtinë shkuan një hap tutje duke rrezikuar/kërcënuar paqen në krahinën tonë jugore” thuhet në këtë reagim.

Kurse Lista Serbe në  llogarinë  e saj në  Facebook ka shkruar: “Inkursioni i paligjshëm i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në territorin e komunës së Zubin Potokut është shkelje e rëndë e marrëveshjes së vitit 2013, të siguruar nga NATO-ja, e cila garanton se asnjë formacion i armatosur i Prishtinës nuk mund t’i pushtojë komunat serbe në veri pa miratimin e kryetarëve të këtyre komunave dhe komandantit të KFOR-it”.

Për më tepër, vetë Petkoviq ka reaguar duke thënë se, “kjo është shkelje e drejtëpërdrejtë e marrëveshjes së vitit 2013 me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, sipas së cilës pjesëtarët e asnjë formacioni ushtarak që vjen nga Prishtina nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në veri të Kosovës dhe Metohisë pa miratimin e dyfishtë, të KFOR-it dhe katër kryetarët serbë nga veriu”. Këtë lajm e kanë shpërndarë edhe mediat e tjera serbe si: Pravda.rsKurir.rs dhe Politika.rs.

Por Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, e ka demantuar informatën e shpërndarë nga zyrtarët serb përkitazi me prezencën e FSK-së në Zubin Potok.

“Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron lajmet e rrejshme që kanë qarkulluar në disa media serbe për gjoja lëvizjen e trupave të FSK-së në zonën e komunës së Zubin Potokut. Të gjitha aktivitetet stërvitore dhe operacionale, i realizojmë në bashkëpunim dhe bashkërendim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare, respektivisht KFOR-in në përputhje me mandatet tona kushtetuese dhe ligjore”, shkruan në postimin e MehajtTë njëjtin e ka shpërndarë edhe Ministria e Mbrojtjes, por vetëm në gjuhën shqipe.

Sipas një marrëveshjeje të vitit 2013 mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s e cila vazhdon të jetë në fuqi, FSK-ja mund të zbarkojë  në komunat veriore të  Kosovës  vetëm me leje të  posaçme nga Komandanti i KFOR-it. Në letërkëmbimin e ish presidentit Hashim Thaqi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, aty jepen garanci se FSK-ja “do të ndërmerr mision në veri të Kosovës vetëm me pajtimin paraprak të KFOR-it”.

Megjithë pretendimin e zyrtarëve serb, një leje e tillë nuk vlen edhe për Policinë e Kosovës (PK), e cila ka mandat për shtrirjen e ligjshmërisë dhe luftimin e kontrabandës në tërë territorin e vendit. Zyrtarët serb, në disa raste i kanë kualifikuar edhe si presion mbi popullatën në veri, aksionet e PK-së për vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë.

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.