Ngërçi politik ushqen dezinformimin, priten fushata që minojnë stabilitetin e vendit dhe rrugën euroatlantike të Kosovës.
Aktorë të jashtëm antidemokratikë pritet të shfrytëzojnë këtë situatë për të ndërmarrë veprime hibride – siç u pa me rastin e kërcënimit të rremë me bombë gjatë njërës prej seancave konstituive në fillim të korrikut, ku sipas dyshimeve fillestare numri prej nga erdhi kërcënimi është i regjistruar në Serbi.
Shikoni publikimin tonë DISINFO RADAR: WATCH AND WARN #8 – një botim mujor në kuadër të projektit Western Balkans Anti-Disinformation Hub, i cili shërben si paralajmërim i hershëm për ngjarje të ndjeshme që pritet të nxisin narrativa dezinformuese.
Link: https://antidisinfo.net/disinfo-radar-watch-and-warn-issue-8-july-2025/




























































