Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Escobar: Dezinformata për shkarkimin tim u publikua pasi komunikova me qeverinë e Kosovës

Zëvendës/ndihmës Sekretari amerikan Gabriel Escobar ka thënë se dezinformata për kinse shkarkimin e tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit u publikua nga një i vetëquajtur gazetar, pasi Escobar kishte biseduar me qeveritë e rajonit, përfshirë atë të Kosovës, lidhur me tranzicionin e detyrës së tij të re pas përfundimit mandatit.

Më 4 dhe 5 maj, Vudi Xhymshiti, të cilit Escobari iu referua “i ashtuquajtur gazetar”, shkroi në platformën The Frontliner se diplomati amerikan Gabriel Escobar është shkarkuar nga detyra për shkak të lidhjeve financiare të familjes së tij me institucione të Serbisë.

Por Escobar mohoi të gjitha këto akuza duke i cilësuar ato si gënjeshtra.

Gjithçka në atë raportim është një gënjeshtër. Para së gjithash, unë nuk jam shkarkuar dhe të gjithë në Departamentin e Shtetit e kanë verifikuar këtë. Së dyti, gruaja ime nuk merr para nga asnjë qeveri e huaj.”

Escobar shtoi se dezinformata për shkarkimin e tij u bë publike menjëherë pas komunikimit të tij me qeverinë e Kosovës duke aluduar se informata ka rrjedhur nga ta.

“Në fakt, raporti doli pasi unë përmes kanaleve diplomatike iu drejtova të gjitha qeverive të rajonit për të filluar që të flasin për tranzicionin. Dhe ky raport doli menjëherë pasi ia komunikova Qeverisë së Kosovës. Pra, është ky lloj dezinformimi që është për të ardhur keq, që po propagandohet në Ballkanin Perëndimor, dhe gjithashtu – mund të shtoj – një nga arsyet pse konteksti mediatik në Kosovë është kritikuar kaq shumë nga gazetarë të pavarur dhe organizata të pavarura”, tha Escobar më 8 maj.

Por nga qeveria e Kosovës e mohuan se lajmi rreth përfundimit të mandatit të Escobar ka dalë prej tyre.

Nuk kemi ndonjë kontakt me gazetarin në fjalë, me të cilin nuk ndajmë qëndrim sa i përket pretendimeve të tij në lidhje me emisarin Escobar”, kanë thënë në qeverinë e Kosovës.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit e ka përgënjeshtruar Xhymshitin në përgjigjet e ofruara për dy mediume në gjuhën shqipe- Zërin e Amerikës dhe Gazetën Express.

Zv/ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga detyra e tij. Të gjithë diplomatët e karrierës ndërrojnë detyrë çdo katër vjet si pjesë e një praktike të rregullt,” thuhet në njoftimin e zëdhënësit të DASH-it.

Fillimisht, Sbunker ka hulumtuar pretendimet e ngritura nga Vudi Xhymshiti ndaj Gabriel Escobarit në dy artikujt e publikuar në mars, ku pretendon se mes gruas së Zëvendës Ndihmës Sekretarit, Escobar dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë ka lidhje të raportuara financiare.

Mirëpo, këto pretendime janë demantuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në një përgjigje me shkrim për Sbunker.

Tek i kanë cilësuar thashetheme ofenduese dhe të pabaza, DASH-i ka inkurajuar çdo gazetar që “të kontrollojë faktet përpara se ti përhapin ato”. Dezinformimin e kanë cilësuar rrezik për ShBA-në dhe partnerët e saj.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.