Një postim i shpërndarë në Facebook pretendon se autoritetet ukrainase kanë deklaruar ekzistencën e një “marrëveshjeje tinëzare” mes presidentit të ShBA-së, Donald Trump dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin për të mos mbështetur Ukrainën, në këmbim të ndryshimit të qëndrimit të Rusisë ndaj Iranit. Ky pretendim është i pabazuar. Nuk ekziston asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet ukrainase, nuk ka burime dhe nuk citohet asnjë medium kredibil ndërkombëtar.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare, Rusia ka propozuar në mënyrë jozyrtare një marrëveshje ku do të ndalte shkëmbimet e inteligjencës me Iranin nëse SHBA-ja do të ndalte mbështetjen për Ukrainën. Por kjo ofertë është refuzuar nga SHBA-ja dhe nuk është materializuar në asnjë marrëveshje konkrete.
Artikulli i plotë: Manipulimi i fakteve në kohë lufte: Rasti Ukrainë–Iran




























































