Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Lajme të rreme mbi liberalizimin e vizave në Kosovë

Më 23 dhe 24 qershor është mbajtur samiti i Ballkanit Perëndimor në Bruksel ku janë mbledhur liderë të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor. Ndër çështjet më të rëndësishme të këtij Samiti kanë qenë: procesi i zgjerimit dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe sfidat gjeostrategjike si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.

Nga Kosova në këtë takim ka marrë pjesë Presidentja Vjosa Osmani e cila gjatë fjalimit të saj ka thënë që qytetarët e Kosovës janë  të diskriminuar, edhe pse janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, por prapë mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë.

“Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit”, ka thënë Vjosa Osmani.

Kështu, mediat kanë vazhduar raportimin mbi çështjet që janë diskutuar në atë takim. Por, me qëllim të dezinformimit të publikut, faqja në facebook, Analiza me mbi 57 mijë ndjekës,  ka publikuar  lajmin me titull dezinformues “Kryeministri i Holandës ka thënë “Jo viza për Kosovën, nuk e meritojnë!”

Image

Ndërsa, nëse klikohet në këtë faqe në facebook, kalohet te një uebfaqe tjetër gazeta.thenews48hr, e cila e ka publikuar të njëjtin lajm, menjëherë pas samitit të BE-së, që domethënë e kanë përsëritur lajmin e njëjtë dy herë.

Në përmbajtje të këtij lajmi pretendohet që Rutte ka thënë se Kosova po bën hapa pozitivë drejt liberalizimit të vizave dhe se Kosova ka shënuar progres në këtë aspekt, por jo mjaftueshëm. Pra, titulli i lajmit është dezinformues sepse pretendon se kryeministri i Holandës ka reaguar ashpër, kinse ka thënë gjoja “jo viza për Kosovën pasi që nuk i meritojnë”. Ky, pra është lajm i rremë dhe dezinformues.

Ndërsa, në anën tjetër vazhdojnë të qarkullojnë lajme të rreme me data të supozuara se kur dhe si do të bëhet liberalizimi i vizave.

Titulli i lajmit është ‘Lajmi i fundit: Nga Ministria e Donika Gërvallës vjen lajmi se kur do të bëhet liberalizimi i vizave’’, kurse lajmi nuk jep ndonjë datë se kur do të ndodhë kjo, në lajm thuhet vetëm se së shpejti ka mundësi që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm. Andaj dhe titulli i këtij lajmi është i rremë dhe çorientues ngase nuk përputhet me përmbajtjen.

Image

https://banglacontent24.com/sites/lajmi-i-fundit-nga-ministria-e-donika-gervalles-vjen-lajmi-i-madh-se-kur-do-behet-liberalizimi-i-vizave/?fbclid=IëAR1ZQHë3e32uxD9YbfQ1t01ah6tpRËqëkësARShP6bëXZcJ15K6S5Af-ËLI

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.