Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking Articles

Manipulimi i deklaratës së mjekut nga MOS BLI PRODHIME SERBE dhe dezinformata të tjera

Kosova importon më së shumti mallra nga Serbia. Sipas Doganës së Kosovës, vetëm për vitin 2021 Kosova ka importuar nga Serbia mallra në vlerë mbi 305 milion euro. Krahas importit, ka edhe grupe të caktuara që vazhdimisht kanë bërë thirrje për bojkotimin e produkteve serbe.

Ndër më të mëdhenjtë prej tyre  është edhe grupi  “MOS BLI PRODHIME SERBE”  në  Facebook.  Ky grup është hapur më 24 shtator 2021 dhe deri më tash ka mbi 55 mijë anëtarë dhe administrohet nga biznesmeni Burim Piraj, pronari i kompanisë për përpunimin dhe prodhimin e mishit , “Meka Sh.p.k.”.

Image

Kjo faqe shërben si platformë ku biznesmenë e qytetarë nga fusha  të ndryshme  postojnë edhe lajme lidhur me konsumimin vendor e bojkotimin e atij serb.

Por në disa raste ka tendencë për keqinformim të publikut përmes manipulimit me deklarata të ndryshme për qëllimet të caktuara të grupit. Kësisoj, një prej anëtarëve e keqinterpreton një deklaratë të drejtorit të Klinikës së Onkologjisë në QKUK, i cili ka folur për format më të shpeshta të sëmundjeve malinje në Kosovë,  por askund në deklaratën e tij për “Telegrafi” nuk ka përmendur se shkaktar i këtyre sëmundjeve është konsumimi i produkteve serbe. Anëtari në fjalë ka bërë thirrje që të mos blihen produktet serbe “sepse ato shkaktojnë sëmundje të ndryshme”.

Image

Nga kjo del se deklarata e mjekut dhe thirrja e qytetarit që të mos blihen produkte serbe, sepse ato gjoja shkaktojnë sëmundje, nuk përputhen me njëra tjetrën.

Ky lloj i keqinformimit shkakton panik tek qytetarët që konsumojnë ato produkte, andaj shpërndarjet e lajmeve në atë grup duhet të verifikohen para se të publikohen, në mënyrë që të mos keqinterpretohen nga të tjerët.

Një shembull tjetër i keqinformimit dhe dezinformimit të publikut ilustrohet nga një lajm ne faqen KosovaLajm.net në Facebook që është shpërndarë masivisht. Lajmi supozohet se ka lidhje me shfuqizimin e ligjit për mbështetjen dhe mbrojtjen e komunitetin LGBTI në Itali, duke e paraqitur, në të njëjtën kohë si lajm aktual. Ndonëse data e publikimit është e pasaktë, përmbajtja e tij është e saktë: ligji është shfuqizuar nga parlamenti italian në tetor të vitit 2021.

Image

Ky lajm është publikuar nga kjo faqe, menjëherë pas seancës së mbajtur nga Kuvendi i Kosovës ku 29 deputetë votuan kundër e 4 abstenuan nga 61 të pranishëm. Kësisoj, nuk e miratuan as në shqyrtim të parë Projekt-Kodin e Ri Civil, i cili, ndër të tjera, parasheh mundësinë e martesës/bashkëjetesës së partnerëve të së njëjtës gjini.

Gjithashtu në publikimin e këtij lajmi është paraqitur një fotografi e parlamentit të Italisë, ku thuhet se deputetët kanë shprehur “gëzimin” e tyre pas shfuqizimit të këtij ligji. Pra, publikimi i këtij lajmi është tendencioz, meqë është shfrytëzuar diskursi aktual mbi çështjet LGBTI në Kosovë, për të përforcuar stereotipet për  komunitetin LGBTI. Poashtu, lajme të tilla riprodhojnë gjuhë diskriminuese dhe nxisin urrejtje ndaj personave të komunitetit LGBTI.

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking Articles

Pretendimi i ngritur nga Vudi Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobari, ka nënvlerësuar qeverinë e Kosovës, duke e lidhur këtë me pretendimet se...

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.