Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking Articles

Ministria e Shëndetësisë demanton pretendimin për mos lejim të importit të oksigjenit në Spitalin e veriut

Spitali i Mitrovicës së Veriut
*Përgatiti: Ridona Berisha

Disa media dhe politikanë serbë kanë reaguar për mungesë të oksigjenit në spitalin në veri të Mitrovicës, duke e fajësuar për këtë Qeverinë e Kosovës. Ky pretendim i pambështetur në burime të besueshme është mohuar nga autoritetet e Kosovës.

Fillimisht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 22 qershor theksoi për RTS se spitalit në Mitrovicën e Veriut po i mungon oksigjeni.

“Kjo do të thotë se serbët nuk mund të importojnë oksigjen, bukë, ujë, çdo gjë që prodhohet në Serbi, por ju serb jeni të mirëpritur nëse keni nevojë të fitoni para për kompanitë tona të huaja. Bëjmë presion mbi mallrat tona amerikane dhe gjermane që po transportojnë serbët. Edhe të huajt nuk kanë turp të mburren me një vendim të tillë. Të paktën një milion euro në ditë janë humbje”, tha Vuçiq.

Të njëjtat ankesa i ka shfaqur edhe Drejtori i Qendrës Klinike dhe Spitalore të Mitrovicës, Zlatan Elek. Sipas tij, aktualisht në spital ka medikamente, mirëpo “gjendja me oksigjen është alarmante” dhe siç ka shtuar ai, “qeveria në Prishtinë e udhëhequr nga Albin Kurti konteston gjithçka për të cilën është pajtuar në Bruksel”.

“Oksigjeni është i nevojshëm për të punuar në sallën e operacionit, për lindjen e foshnjave, me një fjalë për funksionimin normal të institucionit tonë. Kështu që në rastin e ndalimit të dërgimit të oksigjenit nga Serbia qendrore, thjesht kërcënohemi me një fatkeqësi humanitare”, deklaroi Elek.

Kjo dezinformatë është shpërndarë edhe nga disa media tjera serbe si: Republika.rsSrbija Danas, Informer dhe Telegraf.rs.

Ndërsa e gjithë kjo u demantua nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, përmes një komunikate për media në të cilën thuhet se deklaratat e përfaqësuesve serb në lidhje me furnizimin me oksigjen nuk qëndrojnë.

Ministria e Shëndetësisë dje ka marrë njoftimin se drejt Republikës së Kosovës është një kontigjent me furnizim me oksigjen dhe më të marrë këtë njoftim kemi kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme që të krijohen kushtet për kalimin e një ngarkese të tillë”, shkruan në komunikatë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ngarkesa me oksigjen është futur në Kosovë, dhe është shpërndarë në spitalet përkatëse, “ndërsa në asnjë rast nuk janë vënë në diskutim çështjet e shëndetit dhe ato humane, pavarësisht rrethanave politike,” thuhet më tutje në komunikatë.

Ky pretendim i rrejshëm i mediave dhe politikanëve serbë vjen në kohën kur po vazhdon të jetë e tensionuar situata në veriun e Kosovës, pas vendosjes së kryetarëve shqiptarë në objektet komunale. Edhe në rastet e kaluara mediat e njejta kanë spekuluar për kinse rrëzikun e një krize humanitare në veri, si pasojë e zhvillimeve politike.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Në epokën me hovin më të madh teknologjik, shtetet u kushtojnë rëndësi të veçantë prezencës së tyre digjitale në rrjetet sociale, si dhe kualitetit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.