Connect with us

Hi, what are you looking for?

Disinfo

Mohimi dhe më pas pranimi i vërtetësisë së videos ku shihet Radojçiqi

*Përgatiti: Ridona Berisha

Zyrtarë të Serbisë kanë tentuar të dezinformojnë në përpjekjen e tyre për ta mohuar sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke ngritur dyshime mbi pamjet e publikuara nga autoritetet e Kosovës. Ato fillimisht u nxorrën në media ndërkombëtare përmes të cilave u konfirmua se pjesë e grupit ka qenë edhe ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq. Të armatosur me armë të gjata, granata e minahedhës, grupi terrorist ishte filmuar në hyrjen e një bujtine, afër Manastirit të Banjskës.

Dy ditë pas sulmit, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në e publikoi një video ku në grupin prej rreth dhjetë vetësh fokusohet Milan Radojçiqi, i cili përveç se ndiqet nga organet e rendit të Kosovës prej disa vitesh, ai është pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, ka shkruar Sveçla, duke ia bashkëngjitur postimit edhe pamjet e xhiruara me dron nga Policia e Kosovës më 24 shtator.

Por Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë për televizionin publik serb RTS, duke komentuar videon tha se ajo nuk është bërë ditën kur ndodhi sulmi. “Videoja nuk është e asaj dite dhe mund ta shihni borën”, tha Daçiq.

Deklaratën e ndryshoi pak ditë më vonë dhe vetëm pasi Radojçiqi e pranoi se ka qenë pjesë e grupit sulmues në ditën kritike, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Më 29 shtator 2023, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiqi, përmes avokatit të tij, konfirmoi se e ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin e 24 shtatorit.

Duke u munduar të arsyetohet se videon e vjetër ia kishte dërguar dikush tjetër, Daçiq e pranoi gabimin. ”Dikush më tha se ishte një video më e vjetër, nuk e kontrollova”. Gabimi im. Nuk kam dashur ta shfajësoj Radoiçiqin”, tha shefi i diplomacisë serbe. Më tej, ai shtoi se ngjarja në Banjskë ishte një nga situatat më të vështira që nga viti 2004. Megjithëkëtë njësoj sikurse presidenti serb Vuçiq, ai e mohoi se Serbia është e përfshirë në planfikimin dhe organizimin e sulmit terrorist. Por pas ikjes së grupit sulmues në drejtim të Serbisë, autoritetet e Kosovës konfiskuan armatimin e rëndë dhe dokumentaconin, që sipas tyre, dëshmon se lloji i armatimit i takon armatës së Serbisë. Po ashtu edhe stërvitjet ky grup prej muajsh i kishte kryer në qendrat stërvitore brenda territorit të Serbisë.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.